Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar ndërmarrjen “Trepça”. Veseli, siç transmeton televizioni publik, është pritur nga drejtori i kësaj ndërmarrje, Ahmet Tmava, me të cilin kanë biseduar për situatën në të cilin gjendet “Trepça”.
Gjatë kësaj vizite, Veseli ka deklaruar se “Trepça” aktualisht nuk është në gjendje të mirë financiare dhe se Qeveria e Kosovës do të angazhohet në mënyrë që t’i shfrytëzojë kapacitetet maksimale të saj, duke shfrytëzuar dhe përpunuar xehet brenda Kosovës.