• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis sot, procedura si të aplikoni për “pagën e luftës”/ Kush përfiton

by Java News
01/04/2020 07:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga data 1 prill ka nisur aplikimi i subjekteve të vogla, me qarkullim deri në 14 milionë lekë, për të përfituar pagën minimale, apo të ashtuquajturën “pagë e luftës”. Siç kanë bërë më herët të ditur tatimet, nga kjo pagë përfitojnë personat e punësuar në subjektet që plotësojnë kriteret si më poshtë:

-për vitin 2019 kanë realizuar të ardhura deri në 14 milionë lekë,

-duhet të kenë ndërprerë aktivitetin në zbatim të Urdhrave të Ministrit së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), të dala për këtë qëllim, (listën e aktiviteteve të lejuara e të mbyllura e gjeni në link). Një listë më e detajuar po hartohet nga tatimet dhe pritet të publikohet së shpejti.

-duhet të kenë përgjegjësi tatimore për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin dhe tatimin mbi fitimin.

Përfitues të ndihmës financiare të barabartë me pagën minimale në rang vendi, në fuqi, prej 26.000 lekë në muaj, janë:

-personat fizikë të vetëpunësuar;

-punonjësit e papaguar të familjes të personit fizik tregtar;

-të punësuarit në personat fizikë tregtarë.

-të punësuarit në personat juridikë,

me të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë, sipas listëpagesave të deklaruara nga subjektet tatimpagues, të cilët duhet të kryejnë edhe aplikimin për të përfituar ndihmë financiare, sipas Formularit përkatës.

Individët e punësuar, që rezultojnë në më shumë se një listëpagesë, përfitojnë si ndihmë financiare vetëm një pagë minimale.

Në total është deklaruar zyrtarisht se përfitojnë 60 mijë të punësuar/vetëpunësuar, nga 176 mijë që janë gjithsej, ose rreth 34% e të punësuarve gjithsej në subjektet e vogla.

Nuk përfitojnë as personat që zhvillojnë aktivitet në informalitet.

Si aplikohet

Monitor ka ndjekur procedurat që duhen ndjekur për aplikimin

Hapi i parë

Plotësoni formularin i cili gjendet në fund të link https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1284/njoftim-per-kriteret-dhe-menyren-e-aplikimit-per-perfitimin-e-pagesrmulari

Formulari përfshin:

Të dhënat identifikuese të subjektit tatimpagues të pajisur me NUIS

Të dhënat identifikuese të përfituesve, përfshirë të vetpunësuarit, punonjësit e papaguar të familjes dhe të punësuarit:

-emrin, atësinë, mbiemrin

-numrin personal të identifikimit të përfituesit

-bankën ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse bankare

-IBAN të llogarisë bankare të individit përfitues

Tatimet kujtojnë që aplikuesit duhet të sigurohen që të plotësojnë të dhënat e sakta të individëve pëfitues, ku numri personal i identifikimit ID dhe IBAN i llogarisë bankare janë të dhëna shumë e rëndësishme.

Ruajeni formularin si dokument.

Hapi i dytë

Hyni në sistemin tuaj e-filing, kliko këtu https://efiling.tatime.gov.al/cats_public/Account/LogOn

Pasi të vendosni NIPT dhe password dhe të hyni në sistem, shkoni tek eFilingim, pastaj zgjidh “çështjet e mia”

Tabela2

Te çështjet e mia, krijo çështje dhe pastaj zgjedh skedar (formularin e plotësuar) dhe dorëzon formularin.

Ta timet kanë bërë të ditur se pas verifikimit brenda 10 ditëve të muajit pasardhës, të të dhënave të derguara nga aplikuesit, nga Drejtoritë Rajonale Tatimore ku subjektet janë të regjistruar, lista përmbledhëse me të dhënat e individëve përfitues të ndihmës financiare, paraqitet nga DPT, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit, e cila, sipas VKM nr.254, satë 27.03.2020, kryen pagesat për individët përfitues.

Tatimet kanë njoftuar se të gjithē pêrfituesit duhet të kenë llogari bankare në emrin e tyre, ku do i kalojë pagesa.

Vetëm një e treta e të punësuarve në biznesin e vogël përfitojnë

Sipas të dhënave nga tatimet, në të gjitha bizneset e vogla në vend (rreth 99 mijë në total) deri në fund të vitit 2019 ishin të punësuar gjithsej rreth 176 mijë persona, si të vetëpunëusar, apo të punësuar me pagë.

Kryeministri dhe ministrja e financave kanë deklaruar se përfitues nga paga e luftës do të jenë rreth 60 mijë persona, ose një e treta e të punësuarve/vetëpunësuarve në biznesin e vogël, të cilët janë të punësuar në 30 mijë subjekte, shkruan ‘monitor’.

Fondi i përcaktuar nga vendimi për dhënien e ndihmës finaciare (që përfshin biznesin e vogël dhe ndihmën ekonomike për të papunët) është 5.85 miliardë lekë për tre muaj, pra 1.95 miliardë lekë në muaj, përfshirë dhe pagesën e papunësisë. Ky fond nis efektin që nga 1 prilli, duke lënë të pambuluar pjesën e marsit, kur filloi dhe mbyllja e bizneseve.

Ndonëse mund të ketë shumë biznese që kanë mbyllur aktivitetin, nëse nuk janë në listën e aktiviteteve të mbyllura, sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, atëherë të punësuarit në to nuk përfitojnë nga paga minimale.

g.kosovari

Next Post
Shtrëngata, ulje temperaturash dhe reshje bore/ Parashikimi i motit

Shtrëngata, ulje temperaturash dhe reshje bore/ Parashikimi i motit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Provokimi i Edi Ramës me Jack Smith, si një fjalim shumë shqiptar

February 19, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Politika kërkon b*le, jo britma

February 19, 2026
“Faleminderit kryeministër!”, veteranët e UÇK përgëzojnë Ramën për qëndrimin në Bordin e Paqes

“Faleminderit kryeministër!”, veteranët e UÇK përgëzojnë Ramën për qëndrimin në Bordin e Paqes

February 19, 2026
“Agjërimi pa ndershmëri mbetet thjesht një ritual”, Presidenti Begaj uron Muajin e Ramazanit në iftarin e parë

“Agjërimi pa ndershmëri mbetet thjesht një ritual”, Presidenti Begaj uron Muajin e Ramazanit në iftarin e parë

February 19, 2026
Hapte dyert e dritaret me krik makinash, arrestohet në Itali “skifteri” shqiptar, autor i 80 grabitjeve

Hapte dyert e dritaret me krik makinash, arrestohet në Itali “skifteri” shqiptar, autor i 80 grabitjeve

February 19, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Milan Shuflaj, e vërteta historike dhe martirizimi i lirisë akademike në Evropë

February 19, 2026
“Pse i ke fshehur provat, apo ke frikë”/ Debate mes prokurorit e avokates së Altin Ndocit në gjyq

“Pse i ke fshehur provat, apo ke frikë”/ Debate mes prokurorit e avokates së Altin Ndocit në gjyq

February 19, 2026
Dosja “Epstein”/ E-mailet zbulojnë se Izraeli menaxhoi sigurinë në ndërtesën e pedofilit

Dosja “Epstein”/ E-mailet zbulojnë se Izraeli menaxhoi sigurinë në ndërtesën e pedofilit

February 19, 2026
Bordi i Paqes/ Beogradi dhe Shkupi “jashtë dritave të skenës”, nuk ka ftesë për Vuçiç dhe Mickoski

Bordi i Paqes/ Beogradi dhe Shkupi “jashtë dritave të skenës”, nuk ka ftesë për Vuçiç dhe Mickoski

February 19, 2026
Ish-presidenti Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, Kushtetuesja i cakton datën e gjyqit

Meta mbyll Mbrojtjen, pritet të nisë gjykimi për ish-presidentin

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In