• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis shqyrtimi i projektligjit për dokumentat e identifikimit, nuk do të ketë afat skadence për shtetas të moshës mbi…

by Ardit Rada
22/06/2020 11:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Sigurisë Kombëtare ka miratuar në parim projektiligjin për disa ndryshime në aplikimin për letërnjonftim elektronik për shqiptarët.

Ky projektligj parashikon që afati për dokumentin letërnjoftim për shtetas të moshës mbi 75 vjeç të jetë pa afat vlefshmërie, pra për aq kohë sa janë në jetë.

Kjo bëhet për të shmangur koston e aplikimit si dhe marrjen e shenjës së gishtërinjve për shkak të pamundësisë fizike për të shkuar pranë zyrave të aplikimit.

“Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar, propozohet me qëllim zgjidhjen e problematikave me të cilat ndeshen shtetasit shqiptarë. 

Referohet kategoria e personave mbi 75 vjeç, të cilët meritojnë vëmendje të veçantë nga zbatimi i politikave, programeve shtetërore në ofrimin e shërbimeve publike dhe janë përfitues të programeve shtetërore.

Përfitimi i shërbimeve të tjera publike për këtë kategori të shtetasve bëhet i pamundur në kushtet kur janë në pamundësi të lëvizjes, ndaj të cilëve nga shoqëria koncesionare aplikohet shërbimi lëvizës me një kosto të konsiderueshme, përfshirë këtu shërbimin për pajisje me pasaportë, për të justifikuar koston e lëvizjes në banesë. Kompania koncesionare ofron shërbimin mobile, me kosto shtesë, në vlerën 18 000 lekë.

Në këtë kuadër, nëse do të propozohej kompensimi nga buxheti i shtetit për këtë vlerë, do të krijoheshin kosto të panevojshme dhe që nuk janë parashikuar në programet buxhetore të dyja ministrive të linjës që përfshihen në këtë çështje, Ministrisë së Brendshme, propozuese e këtij projektakti dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në bazë të komunikimeve nga kompania koncesionare është kërkuar kompensimi i vlerës së këtij shërbimi nga programi buxhetor i Ministrisë së Brendshme. Në këto kushte, për të shmangur kostot e panevojshme që deri më tani kanë rënduar mbi këtë kategori shtetasish, propozojmë që afati për dokumentin letërnjoftim për shtetas të moshës mbi 75 vjeç të jetë pa afat vlefshmërie, pra për aq kohë sa janë në jetë.

Gjithashtu, marrja e shenjave të gishtërinjve për personat mbi 75 vjeç, të cilët riaplikojnë për t’u pajisur me dokument të ri identifikimi, sjell problematika për shkak të pamundësisë fizike.

Ndaj propozohet që dokumenti ekzistues për këtë kategori i marrë nga mosha 75 vjeç e sipër do të jetë i vlefshëm për aq kohë sa jetojnë. 

Në të njëjtën linjë, që nga muaji qershor 2019, Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar rregulla të reja për një siguri më të lartë të dokumenteve të identitetit. Periudha minimale dhe maksimale e vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik, sipas standardeve të Bashkimit Evropian është 5 dhe 10 vjet.

Në rregullat e reja, të cilat vijnë në linjë me propozimin në këtë projektakt, parashikohet se shtetet anëtare mund të lëshojnë karta identiteti me një vlefshmëri më gjatë për persona të moshës 70 vjeç e sipër.

Nga statistikat e prodhuara nga burimi shtetëror zyrtar, Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile (RKGJC) i vitit 2010, rezultojnë të regjistruar 148 484 shtetas të moshës mbi 75 vjeç.”

/e.rr

Next Post
E rëndë/ Shtatë fëmijë hidhen në lumë për të shpëtuar shokun, mbyten të gjithë

E rëndë/ Shtatë fëmijë hidhen në lumë për të shpëtuar shokun, mbyten të gjithë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In