• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis shpërndarja e teksteve mësimore falas për Diasporën, Kumbaro: Për herë të parë dërgohet Niveli III i Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare

by A R
09/07/2026 12:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka nisur shpërndarja e teksteve mësimore për Diasporën për vitin shkollor 2026–2027. Këtë vit, me financim të qeverisë shqiptare, do të shpërndahen mbi 5.800 paketa mësimore.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ndoqi nga afër nisjen e këtij procesi në Qendrën e Botimeve për Diasporën, ku ndau edhe risinë kryesore të këtij viti, duke theksuar se për herë të parë do të shpërndahet Niveli III i tekstit “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, duke plotësuar ciklin e teksteve për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë.

“Për vitin shkollor 2026-2027 për diasporën nxjerrim edhe nivelin e tretë të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare. Kemi nivelin e parë, të dytë dhe të tretë dhe duhet të theksoj që të gjitha këto shpërndahen falas për fëmijët dhe mësuesit tanë në diasporë. Puna për shpërndarjen e librave është 1-vjeçare përgatitore. Që nga hartimi, përgatitja, por edhe kontaktet që ne mbajmë me të gjitha përfaqësitë tona dhe sidomos me mësuesit në diasporë, me shoqatat, me klasat e gjuhës shqipe dhe janë ata që japin kërkesat dhe nevojat. Fakti që ne shkojmë te niveli III do të thotë që ka një kërkesë në rritje. Është një angazhim i qeverisë shqiptare për të marrë përsipër financimin, shpërndarjen, me një bashkëpunim shumë të mirë të Ministrisë së Arsimit nëpërmjet Qendrës së Botimeve për Diasporën dhe Ministrisë së Jashtme“, tha Kumbaro.

Ministrja e Arsimit bëri të ditur gjithashtu se qeveria shqiptare do të zgjerojë mbështetjen financiare për mësuesit e gjuhës shqipe në diasporë, duke rritur numrin e tyre edhe përtej Greqisë.

“Ka një vullnet nga të dyja ministritë, si Ministria e Jashtme dhe Ministria e Arsimit, pra nga qeveria shqiptare, për ta rritur numrin e mësuesve me mbështetje financiare në Greqi, por edhe për të shkuar me një pjesë të mësuesve në Itali. Po punojmë për këtë dhe do të kemi një numër më të madh mësuesish që paguhen për t’u mësuar fëmijëve tanë në diasporë gjuhën shqipe dhe kulturën shqiptare“, bëri me dije Kumbaro.

Sipas ministres Kumbaro, një tjetër objektiv është forcimi institucional i mbështetjes për gjuhën shqipe në diasporë përmes transformimit të Qendrës së Botimeve për Diasporën në agjenci të dedikuar për certifikimin e shqipes si gjuhë e dytë.

“Prandaj edhe nisma jonë për të bërë transformimin e Qendrës së Botimeve për Diasporën në një agjenci të dedikuar për gjuhën shqipe si gjuhë e dytë, që të futet në kornizën europiane të gjuhëve, që do të ketë gjithë financimin e nevojshëm. Ndaj duhet të kalojmë nga ky stad në atë të gjuhës shqipe si gjuhë pune, si një gjuhë e mësuar dhe e certifikuar“, nënvizoi Kumbaro.

Drejtoresha e Qendrës së Botimeve për Diasporën, Mimoza Hysa, theksoi se procesi i shpërndarjes është konsoliduar ndër vite dhe çdo vit shoqërohet me risi.

“Dërgohen këtë vit në 15 përfaqësi dhe në 17 vende. Ne mbulojmë të gjitha vendet ku ka mësim të gjuhës shqipe në diasporë. Ky është një proces që në 7 vite ka marrë formën e duhur dhe çdo vit ka pasur një risi“, tha Drejtoresha e Qendrës së Botimeve për Diasporën, Mimoza Hysa.

Next Post
Rezoluta në Komitetin Parlamentar Shqipëri-BE, PS: Nuk pranuam amendamente që deformonin konsensusin

Rezoluta në Komitetin Parlamentar Shqipëri-BE, PS: Nuk pranuam amendamente që deformonin konsensusin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com