• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO / Aeroporti i Vlorës dhe investimi në Zvërnec, Balla replikon në Parlamentin Europian

by A R
09/07/2026 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë një fjalimi në Parlamentin Europian, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka mbrojtur investimet në Zvërnec dhe në Aeroportin e Vlorës, duke hedhur poshtë pretendimet për dëmtim mjedisor.

Balla theksoi se debati rreth aeroportit nuk lidhet me ekologjinë, por me konkurrencën, duke kujtuar se në atë zonë ka pasur një infrastrukturë të ngjashme që në kohën e italianëve.

“Nga Parlamenti i Shqipërisë edhe unë jam regjistruar të them 2 fjalë lidhur me këtë temë. Është bërë qëllimisht që 2 parqet, i Vjosës dhe i Nartës të ‘bashkohen’ dhe të përmenden në një. Ne jemi i vetmi vend që ka një park të tillë në Europë si Vjosa. Ju duhet të mësoni nga ne, mos na jepni mësime. Lidhur me Aeroportin e Vlorës, duhet ta dini që aty ka pasur një aeroport shumë kohë më parë. Ka qenë një aeroport i ndërtuar nga italianët. Ne na nevojitet një port në jugun e Shqipërisë dhe lufta për aeroportin e Vlorës nuk ka të bëjë me çështjet mjedisore, por lidhet me konkurrencën.”

Ai bëri me dije se 21.7% e territorit të Shqipërisë është zonë e mbrojtur dhe siguroi se projektet e reja synojnë zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm që krijon vende pune, pa cenuar mjedisin.

Sipas tij, për investimin e përfolur ende nuk ka një leje të dhënë dhe çdo hap do t’i nënshtrohet një vlerësimi rigoroz të ndikimit në mjedis dhe transparencës me komunitetin. Balla ftoi eurodeputetët për një mision faktmbledhës në terren dhe e cilësoi kritikën e ngritur si pjesë të një fushate dezinformimi.

“Neve na nevojitet një aeroport në jug. Shpresojmë që vitin që vjen të kemi mundësi të fluturojmë nga Vlora në Strasburg. Do ju ftoja të vinit të realizonit një mision faktmbledhës të gjithë bashkë, jo për të marrë like, por për të parë si është situata në terren. Në vitin 2014 ne prezantuam moratoriumin e gjuetisë për të ruajtur jetët e flamengove. 21.7% e gjithë territorit të vendit tonë është zonë e mbrojtur. Kemi 12 parqe kombëtare kategoria 2, kemi 11 peizazhe të mbrojtura. Sipërfaqja e tokës të cilën ju përmendët, është tokë private. Ajo çfarë u tha nuk ishte e saktë. Nuk ka leje të dhënë ende.

Ndikimi mjedisor do të vlerësojë ndikimet e mundshme në habitat dhe burimet ujore. Do ketë transparencë me komunitetin lokal. Qëllimi ynë është të promovojmë turizmin e qëndrueshëm, që hap vende pune. Sepse kemi nevojë për më shumë vende pune. Jemi të bindur që të thithim investime dhe do të garantojmë dhe mbrojmë të gjitha aspektet mjedisore. Lufta më e madhe për demokracinë është luftë kundër dezinformimit dhe është një luftë që duhet ta realizojmë të gjithë bashkë.”

Next Post
Beleri nga PE: Në Shqipëri protestohet kundër korrupsionit, por qeveria thotë se problemet vijnë nga fqinjët!

Beleri nga PE: Në Shqipëri protestohet kundër korrupsionit, por qeveria thotë se problemet vijnë nga fqinjët!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com