• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis sezoni i testimeve/ Datat kur mësuesit do të japin provimet për licencat e punës

by Java News
20/11/2016 15:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nis sezoni i testimeve për të gjithë mësuesit që kanë përfunduar masterin në një nga degët e mësuesisë, si dhe kanë kryer praktikën profesionale. Agjencia Kombëtare e Provimeve publikon kalendarin me datat dhe orën për 20 profile mësuesish, të cilët kanë aplikuar për t’u futur në provimin që u siguron licencën për ushtrimin e profesionit. Ato nisin të mërkurën e javës që vjen, me datë 23 nëntor me profilin e historigjeografisë dhe përfundojnë më 12 dhjetor me testimin e mësuesve të arsimit fillor, të cilëve u janë lënë më shumë data në dispozicion për shkak të numrit të lartë të aplikuesve.

Aktualisht ka përfunduar procesi i regjistrimit të kandidatëve, lista me të cilët do të publikohet nga Agjencia Kombëtare e Provimeve gjatë ditëve në vijim. Secili duhet të azhurnohet me datën dhe orën kur duhet të paraqitet për t’u testuar. Përbri shkrimit, gazeta boton mënyrën e organizimit të provimeve, ndërsa më herët është publikuar rregullorja dhe dokumentet që duhet të ketë me vete kandidati për të ushtruar profesionin.

“Ditën e provimit, kandidati duhet të jetë i pajisur me letërnjoftim, kopje të kartës ID ose pasaportës, faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të AKP-së në varësi të herës së pjesëmarrjes dhe në rast ndryshimi të mbiemrit, kandidati duhet të paraqesë certifikatën përkatëse që vërteton këtë ndryshim”.

Ndryshe nga herët e kaluara, në listën e dorëzimeve kërkohet edhe një dokument shtesë si kopje të diplomave të programeve të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve, si dhe njohjen e tyre nga ministria në rast se kandidati ka përfunduar studimet jashtë shtetit. Qëndrojnë të pandryshuara rregullat e zhvillimit të testimeve të provimit të shtetit. Kandidatët duhet të paraqiten së paku gjysmë ore përpara fillimit të provimit.

Atij i ndalohet të marrë me vete apo të përdorë celularë, ose mjete të tjera komunikimi. Po ashtu i ndalohet duhani apo konsumimi i ushqimit, si dhe komunikimi gjatë orarit të provimit. Rregullat e mësipërme janë kusht, mosrespektimi i të cilave çon direkt në skualifikimin e të regjistruarve./panorama/a.k

mesuesit oraret

Next Post
Admiruesi ngjitet në skenë, Enca e zhvesh e i fërkohet tek… (VIDEO)

"Rrjeta e zezë" e Encës...(FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria 2024, BB: Rritja ekonomike 3.3%, borxhi publik pritet të bjerë në 58.2%

Nga 3,7 në 3,4 për qind, Banka Botërore ul pritshmëritë për ekonominë shqiptare

October 6, 2026
Von der Leyen, me Ramën: Shqipëria i mbajti premtimet! Ka ardhur koha për hapjen e negociatave

Plani i ri i Zgjerimit të BE, reagon Kryeministria: Shqipëria konsolidon pozicionin mes vendeve udhëheqëse! Konfirmon reformat, ja 3 elementët

October 6, 2026
Akuza për ryshfet, zbardhen detaje nga arrestimi i administratorit të Inceneratorit të Elbasanit! SPAK kishte regjistruar numrat serialë të kartëmonedhave

Akuza për ryshfet, zbardhen detaje nga arrestimi i administratorit të Inceneratorit të Elbasanit! SPAK kishte regjistruar numrat serialë të kartëmonedhave

October 6, 2026
“M’u lutën që të bëhesha zëvendëskryeministër”- Braçe: Nuk e shikoj Bashkinë e Tiranës si ofiq, por si vend pune! S’dua të bëhem Kryeministër

“M’u lutën që të bëhesha zëvendëskryeministër”- Braçe: Nuk e shikoj Bashkinë e Tiranës si ofiq, por si vend pune! S’dua të bëhem Kryeministër

October 6, 2026
Marrëveshje historike në Hollywood: “Paramount” përmbyll blerjen e “Warner Bros” për 110 miliardë dollarë!

Marrëveshje historike në Hollywood: “Paramount” përmbyll blerjen e “Warner Bros” për 110 miliardë dollarë!

October 6, 2026
Futbolli botëror përsëri në kaos, FIFPro dhe Ligat Europiane hedhin në gjyq FIFA-n për Botërorin e Klubeve

Telashe të tjera për Gianni Infantino, Norvegjia denoncon presidentin e FIFA-s!

October 6, 2026
“Përfituan 50 tendera nga qeveria”, Bardhi për grupin e Jetmir Pepës: Modeli me të cilin Rama mban pushtetin

“Harta si tenderat e Ramës”- PS përfshiu në rend dite Reformën Territoriale, PD akuzon: Interes elektoral i kryeministrit, jo për nevojat e qytetarëve

October 6, 2026
“As e shmang dhe as e refuzoj, por…”- Braçe reagon për Territorialen: Ju detyrohem një sqarim çfarë ndodhi dje! Reforma nevojë mirëqeverisjeje, jo vizatim harte

“As e shmang dhe as e refuzoj, por…”- Braçe reagon për Territorialen: Ju detyrohem një sqarim çfarë ndodhi dje! Reforma nevojë mirëqeverisjeje, jo vizatim harte

October 6, 2026
“Shqipëria, delja e zezë për paraburgimin”- Zv/ministrja e Drejtësisë: Në 2027 duhet të përafrojmë ligjet me direktivat europiane

“Shqipëria, delja e zezë për paraburgimin”- Zv/ministrja e Drejtësisë: Në 2027 duhet të përafrojmë ligjet me direktivat europiane

October 6, 2026
E bujshme nga media portugeze: Cristiano Ronaldo gati të lërë skuadrën kombëtare!

E bujshme nga media portugeze: Cristiano Ronaldo gati të lërë skuadrën kombëtare!

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com