• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis ripyllëzimi i luginës së Fanit, Peleshi: Masa ndaj atyre që presin pemë

by A R
02/02/2016 16:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Mjedis Lefter Koka së bashku me Zv/Kryeministrin e vendit Niko Peleshi inspektuan sot fillimin e pyllëzimit në luginën e Fanit (Reps) ku ne një njërën prej zonave më të degraduara nga erozioni, ka nisur mbjellja e 1500 fidanëve të llojit akacie.

Ripyllëzimi dhe rehabilitimi vjen në kuadër të masave që Qeveria Shqiptare po ndërrmerr krahas moratoriumit 10- vjeçar  për ndalimin e shfrytëzimit të pyjeve.  Pas  inspektimit të terrenit  në të dyja anët e Rrugës së Kombit,  Zv/Kryeministri Peleshi dhe Ministri Koka në prani të Kryetarit të Bashkisë Rrëshen dhe deputetëve të zonës  mbollën simbolikisht fidanët e parë.

Në fjalën e tij për mediat, Kryetari i Bashkisë Rrëshen, Ndrec Deda  tha se do të bashkëpunojë me pushtetin qendror për të rehabilituar sipërfaqet e degraduara pyjore.

”Po të shikoni të gjithë Rrugën e Kombit do të vini re se erozioni ka bërë punën e vet. Si kryetar bashkie do të bashkëpunoj me pushtetin qendror për të mbjellë fidanë dhe për të  rigjeneruar pyjet dhe sipërfaqe të tjera të degraduara”- tha Deda.

Ministri i Mjedisit Lefter Koka theksoi se rehablilitimi i sipërfaqeve të degraduara dhe ripyllëzimi do të vijojnë gjatë gjithë vitit në mbarë vendin si masa dhe investime paralele me Moratoriumin 10 – vjeçar të ndalimit të shfrytëzimit të pyjeve. Ministri Koka theksoi se bëhet fjalë për një sensibilzim të politikës dhe të shoqërisë shqiptare që kjo masë drastike të jetë funksionale.

“Moratoriumi sigurisht që është një masë drastike, por prej viteve ‘45,  Shqipëria ka pasur një disproporcion të shfrytëzimit të pyjeve. Dhe sot gjendemi në një situatë ku vendimi është një kosto por ajo që e veçon këtë qeveri dhe këtë parlament sot, është guximi dhe vizioni për të bërë këtë ndryshim dhe për të marrë vlerësim ndoshta jo sot, por të paktën pas 10 vitesh. Unë jam i bindur se që të mundemi të administrojmë këtë masë kaq drastike kërkohet pjesmarrje e të gjithë aktorëve dhe e  të gjithë shoqërisë shqiptare. Shpreh besimin se do të jetë një masë e cila do të përkrahet nga pjesa e më e madhe e shoqërisë shqiptare dhe do të japë efekt shumë të frytshëm duke i konsideruar pyjet si një nga asetet më të rëndësishme ekonomike të Shqipërisë ” – tha Ministri Koka

Në fjalën e tij Zv/Kryeministri Niko Peleshi u shpreh se  qeveria shqiptare ka vendosur të përmbysë qasjen ndaj mjedisit duke investuar tek shkaqet. “Ka pasur një keqmenaxhim të pyjeve gjë që e ka detyruar Ministrinë e Mjedisit dhe Qeverinë Shqiptare të ndërmarrë masën drastike të moratoriumit. Moratoriumi do të shoqërohet me sanksione shumë të forta për ata që do të guxojnë që ta shkelin atë. Ndërkohë kemi shtuar forcat duke decentralizuar kompetencën edhe tek pushteti vendor. Kështu që nga njëra anë në menaxhimin e pushtetit vendor dhe nga ana tjetër nën inspektimin e kontrollin e Inspektoriatit të Pyjeve do të mund të vendosim një regjim të ri për pyjet . Natyrisht që do të lejohen bashkitë  të shfrytëzojnë pyjet vetëm për nevojat e ngrohjes” – tha Zv/Kryeministri Peleshi.

Zona ku ka nisur ripyllëzimi ndodhet në një pjesë të pellgut ujëmbledhës të lumit Fan, dhe karakterizohet nga pyje të degraduara në masën 70% nga prerjet ilegale dhe shfrytëzimet pa kriter.  Dëmtimi i pyjeve ka sjellë erozion sipërfaqësor dhe të rëndë ndërsa aluvionet që depozitohen në shtratin e lumit janë një shkak për përmbytje.

Next Post

OBSH në alarm, ja harta e vendeve të prekura nga virusi "zika"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ylli Manjani: Ore demokratë, po Berishën pse nuk e shani me libër shtëpie tani që mbrojti armikun?

Urdhrat e transferimit në burgje nuk janë fletë-kampi pushimesh!

October 30, 2026
Çfarë dimë për vjedhjen prej 6.3 miliardë dollarësh të bursës më të madhe kriptomonedhave në botë

Çfarë dimë për vjedhjen prej 6.3 miliardë dollarësh të bursës më të madhe kriptomonedhave në botë

October 30, 2026
Dy gardianë nga Kosova, dhunë ndaj të burgosurit: Danimarka rishikon urgjent trajnimet!

Dy gardianë nga Kosova, dhunë ndaj të burgosurit: Danimarka rishikon urgjent trajnimet!

October 30, 2026
Djali i Netanyahut nuk kursehet në akuza: Arabët izraelitë janë kërcënimi më i madh për Izraelin pas Iranit!

Djali i Netanyahut nuk kursehet në akuza: Arabët izraelitë janë kërcënimi më i madh për Izraelin pas Iranit!

October 30, 2026
Të miturit e përfshirë në protestat e dhunshme, ministri Gogu propozon 4 masat e reja për fëmijët që shoqërohen nga Policia!

Të miturit e përfshirë në protestat e dhunshme, ministri Gogu propozon 4 masat e reja për fëmijët që shoqërohen nga Policia!

October 30, 2026
I mbijetoi ekzekutimit me injeksion vdekjeprurës, rrëfimi i 50-vjeçares në SHBA: Kam ende dhimbje fizike dhe shpirtërore…

I mbijetoi ekzekutimit me injeksion vdekjeprurës, rrëfimi i 50-vjeçares në SHBA: Kam ende dhimbje fizike dhe shpirtërore…

October 30, 2026
Rregullatori britanik i konkurrencës hap hetim mbi kushtet e Metës për botuesit dhe reklamuesit

Meta arrin marrëveshje me një tjetër adoleshente, 18-vjeçarja tërheq akuzat për varësinë nga Instagram dhe Facebook

October 30, 2026
Pse opozita bëri harakiri live në televizion?

Pse opozita bëri harakiri live në televizion?

October 30, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

“PD-ja është parti bojkotesh”- Zgjedhjet vendore më 9 maj, Çupi: Berisha që tani e pranon humbjen, i ka frikë kutitë e votimit!

October 30, 2026
“Të shqetësuar, nesër mund të dhunojnë mësuesin e pedagogun”- Tryeza Kombëtare, Rama për përfshirjen e të miturve në protesta: Relativizuan dhunën dhe e justifikuan!

Rama në Tryezën Kombëtare: Nga viti i ardhshëm, fëmijët në shkollë deri në orën 17:00!

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In