• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis revolucioni i Pirlos te Juventusi, ja 8 skarcimet nga grupi aktual

by Java News
11/08/2020 12:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rinovimi i Juventusit tashmë ka filluar. Pas ndërrimit të trajnerit, me largimin e Maurizio Sarri dhe ardhjen e Andrea Pirlo, tani është koha për ta shkundur skuadrën bardhezi. Sipas “Tuttosport” po kërkohet rrugëdalje për Khedira, Higuaín, De Sciglio, Douglas Costa dhe Matuidi, si dhe Alex Sandro e Rugani. Po ashtu, Aaron Ramsey konsiderohet si një tjetër “spastrim” i mundshëm nga Juventusi. Eleminimi i hershëm në Ligën e Kampionëve dhe rinovimi i skuadrës janë dy argumentet kryesore, që trajneri i ri ta “shkundë mirë pemën”, në mënyrë që shumë mollë të kalbura të bien përtokë.

Pra, klubi synon të heqë qafe lojtarët e kushtueshëm, por pa produkt real në fushën e blertë, nga sezoni i ardhshëm. I pari që mund të paketojë valixhet dhe të shkojë drejt Amerikës është Gonzalo Higuaín, i cili është lidhur javët e fundit me MLS, konkretisht me DC United. Po ashtu, emri i tij lakohet te River Plate. Nga ana e tij, Blaise Matuidi thuhet se ka arritur tashmë një marrëveshje me “Zonjën e Vjetër”, që të ndërpresë kontratën dhe brenda ditëve të ardhshme të kalojë tek Inter Miami i David Beckham, në MLS.

Gjashtë lojtarët e tjerë nuk kanë gjetur ende një ekip të ri për t’i mirëpritur ata, por konsiderohen teprica te Juventusi. Pra, janë në shitje. Në ditët në vijim, shumë prej skuadrave do të interesohen për ta. Nga ana tjetër, Pirlo do të kërkojë të ruajë Cristiano Ronaldo, rreth të cilit të rindërtojë grupin bardhezi. Raul Jiménez (Wolves), Arkadiusz Milik (Napoli), Edin Dzeko (Roma) ose Alexandre Lacazette (Arsenal) mund të përforcojnë sulmin bardhezi, duke llogaritur edhe dy të rinjtë: Sebastiano Esposito dhe Pinamonti. Ndërkohë, Buffon dhe Chiellini do të vazhdojnë edhe për një sezon tjetër.

Edhe stafi teknik i Juventusit do të revolucionarizohet nga Andrea Pirlo, i cili do të ketë bashkëpunëtorë të rinj. Ndihmësi i tij i parë do të jetë Roberto Baronio, asistent i Pirlos si trajner i Juventusit U-23. Dy ish-lojtarë, që filluan të luanin së bashku që nga ditët e rinisë. Brescia ishte pika e takimit mes të dyve, ndërsa u ribashkuan vite më vonë te Reggina. Baronio zbarkoi te Juventusi U-23, i udhëhequr nga Pirlo, pas një sezoni me të rinjtë e Napolit. Që aty u shkarkua në janar, kur skuadra ishte e fundit në kampionat. Para mbërritjes te Napoli, ndihmësi i ri i Pirlos drejtoi disa ekipe të rinjsh italianë, si dhe Italinë U-18 dhe U-19.

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Aksident në Shijak, makina përmbyset në rrugë

VIDEO/ Aksident në Shijak, makina përmbyset në rrugë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com