• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis puna për realizimin e monumentit të “Skënderbeut”që do të vendoset në Budapest

by Java News
20/02/2019 11:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Veliaj: “Mbajmë premtimin për të çuar bustin e Skëndërbeut në Budapest; shenjë e miqësisë mes dy popujve”

Në muajt e ardhshëm statuja e heroit tonë kombëtar, Gjergji Kastrioti Skënderbeu do të vendoset në parkun qendror të Budapestit, përballë statujës së bashkëkohësit të tij, heroit të Hungarisë, Janosh Huniadit. Me nismë nga Bashkia e Tiranës, në Qendrën e Realizimit të Veprave të Artit, skulptori Agim Rada ka nisur punën për realizimin e monumentit të Skëndërbeut, i cili më pas do të vendoset në kryeqytetin e Hungarisë, në shenjë nderimi dhe kujtimi për miqësinë dhe bashkëpunimin që heroi ynë ka pasur me Huniadin, por edhe për miqësinë që vijon mes dy popujve dhe dy kryeqyteteve.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falenderoi artistin Rada për punën që po bën dhe theksoi se realizimi i kësaj vepre është një premtim i mbajtur ndaj Bashkisë së Budapestit, e cila pret që ta vendosë atë në parkun kryesor të qytetit. “Jam shumë i lumtur që duararti Agim Rada ka marrë përsipër të riprodhojë bustin e Skënderbeut për ta vendosur në Budapest.

Është një mënyrë se si mbajmë një premtim ndaj miqve tanë, për të promovuar këtë miqësi të lashtë midis Skënderbeut dhe Janosh Huniadi. Bashkia e Budapestit ka përcaktuar vendin dhe presin nga pala jonë që t’u çojmë një bust.

Nuk mund të mendoja një skuadër më të mirë se sa Agim Rada dhe duarartët e tij, që të realizonin këtë vepër dhe besoj se në pranverë do jemi gati për ta çuar në Budapest, për të mbajtur fjalën, por sigurisht edhe për të çuar në fund një amanet nga të parët tanë, për të përkujtuar këtë lidhje dhe aleancë shumëvjeçare”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Ai u bëri thirrje gjithashtu skulptorëve dhe arkitektëve të tjerë që bashkëpunojnë me Bashkinë e Tiranës për të zbukuruar qytetin me veprat e tyre. “Ne jemi të përkushtuar që ndonëse kjo qendër nuk është në varësi të bashkisë, ta subvencionojmë që të kemi mundësi të porosisim punë të ngjashme.

Ndonjëherë tërhiqemi nga të huajt, kemi një lloj ksenofilie, na habisin vetëm gjërat që bëjnë të huajt, ndërkohë zbulojmë se art, talent, pasion, kemi edhe këtu mes nesh, mjafton ta promovojmë dhe t’i trajtojmë me të njëjtin respekt artistët tanë, siç respektojmë artistët e huaj. Me vjen mirë që në Bashkinë e Tiranës e kemi bërë këtë balancë, pra kemi arkitektë të huaj me famë, por kemi edhe arkitekte shqiptarë të cilët po lulëzojnë”, tha Veliaj.

Skuptori Agim Rada premtoi se do ta mbarojë në kohë veprën, ndërsa u shpreh se busti që do të realizohet do të mbështetet mbi statujën e realizuar më parë nga i madhi Odhise Paskali.

E.Xh./

Next Post
Marrëveshja me Serbinë, Thaçi: Pa dialog do të ketë destabilizim të rajonit

Marrëveshja me Serbinë, Thaçi: Pa dialog do të ketë destabilizim të rajonit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In