• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Marrëveshja me Serbinë, Thaçi: Pa dialog do të ketë destabilizim të rajonit

by Java News
20/02/2019 12:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti kanë shpërfaqur të mërkurën qëndrimet e tyre të kundërta në diskutimet për korrigjim të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, në një konferencë të organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA).

Ky Institut ka organizuar të mërkurën konferencën, “Zëri i Popullit rreth Finales së Madhe” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke iu referuar kështu procesit të dialogut mes këtyre dy shteteve që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian në Bruksel.

Presidenti Thaçi ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi është i pashmangshëm dhe se ka ardhur koha për të lënë prapa armiqësinë, që ka prodhuar tragjedi në Kosovë.

“Nuk ka dyshim që nëse këtë vit nuk bëjmë marrëveshje, hyjmë në zonë të rrezikshme dhe destabilizojmë rajonin. Ne nuk mund të kemi garanci më të madhe se zotimi dhe fjalët e SHBA-së”, është shprehur presidenti Thaçi, duke shtuar se është i bindur se platforma për dialogun do të diskutohet dhe do të kalojë në Parlamentin e Kosovës.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë në anën tjetër se askush nuk ka të drejtë të falë tokën e Kosovës.

“A e dini pse qytetarët nuk duan status-quo, sepse e kanë mendjen tek papunësia, varfëria. Brezi i sotëm është mjaft i pasigurt. Kundërshtimi i status- quos është me shumë kundërshtim socio-ekonomik. As dëshmorët nga varret nuk kanë të drejtë të falin tokë të Kosovës e lëre më njerëzit e gjallë”, ka thënë Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje dhe partia më e madhe opozitare në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk janë përfshirë në ekipin negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë. Dialogu mes këtyre dy shteteve ka filluar më 2011 në Bruksel.

E.Xh./

Next Post
Djegia e mandateve, ish-këshilltari i Lulzim Bashës: Opozita nuk besohet nga populli, është në fije të perit rënia në greminë

Djegia e mandateve, ish-këshilltari i Lulzim Bashës: Opozita nuk besohet nga populli, është në fije të perit rënia në greminë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha shkruan nga zyra për protestën: Padrino drejt fundit që meriton! (VIDEO)

Berisha shkruan nga zyra për protestën: Padrino drejt fundit që meriton! (VIDEO)

October 24, 2026
Protestuesit mësyjnë në “Myslym Shyri”, i vënë flakën kazanëve të plehrave

Protestuesit mësyjnë në “Myslym Shyri”, i vënë flakën kazanëve të plehrave

October 24, 2026
Ujë, gurë, gaz lotsjellës dhe plumba gome/ Policia arrin të largojë protestuesit nga Bulevardi, vijon ndërhyrja në Parkun Rinia

Ujë, gurë, gaz lotsjellës dhe plumba gome/ Policia arrin të largojë protestuesit nga Bulevardi, vijon ndërhyrja në Parkun Rinia

October 24, 2026
Protestuesi kapet para autobotit, ndërhyn policia

Protestuesi kapet para autobotit, ndërhyn policia

October 24, 2026
Tensione në protestë! Grupe të vogla, gurë mbi policinë

Tensione në protestë! Grupe të vogla, gurë mbi policinë

October 24, 2026
Koçiu për protestën: Dialogu është rruga e atyre që kanë argumente, dhuna e atyre që s’kanë çfarë ofrojnë më

Koçiu për protestën: Dialogu është rruga e atyre që kanë argumente, dhuna e atyre që s’kanë çfarë ofrojnë më

October 24, 2026
Gramsh/ Përfshihet nga flakët një automjet në Mashan, ndërhyjnë zjarrfikëset

Gramsh/ Përfshihet nga flakët një automjet në Mashan, ndërhyjnë zjarrfikëset

October 24, 2026
Urdhri i Ramës/ Drejtorët e dorëhequr po vijojnë punën, Besmir Beja inspekton Degën Doganore të Durrësit!

Urdhri i Ramës/ Drejtorët e dorëhequr po vijojnë punën, Besmir Beja inspekton Degën Doganore të Durrësit!

October 24, 2026
Pasi shkatërruan me gurë dhe dogjën me zjarr te Ministria e Arsimit, protestuesit e maskuar dhe studentët marshojnë drejt Kryeministrisë! (FOTO)

Pasi shkatërruan me gurë dhe dogjën me zjarr te Ministria e Arsimit, protestuesit e maskuar dhe studentët marshojnë drejt Kryeministrisë! (FOTO)

October 24, 2026
“Ja edhe mëma e dhunës”- Rama: PD pasi shkatërroi me maskat e “studentëve”, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban bashkë me ANTIFA-n! (VIDEO)

“Ja edhe mëma e dhunës”- Rama: PD pasi shkatërroi me maskat e “studentëve”, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban bashkë me ANTIFA-n! (VIDEO)

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In