• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis puna për ndërtimin e shkollës “Andrea Stefani” në zonën e Astirit, Veliaj: Viti 2021, viti rekord i hapjes së shkollave

by Ardit Rada
14/08/2020 14:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zona e Astirit në Tiranë do të ketë shumë shpejt një shkollë të re 9-vjeçare, me parashkollor, të dizajnuar nga arkitekti i njohur italian, Stefano Boeri. Shkolla, e cila po ndërtohet afër rrethrrotullimit “Shqiponja”, do të mbajë emrin e gazetarit dhe publicistit, Andrea Stefani, i ndarë papritur nga jeta në vitin 2016. Ajo do t’u shërbejë mbi 1 mijë nxënësve të komunitetit të Astirit dhe Doganës, dhe është një kërkesë e hershme e banorëve.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se 2021 do të jetë viti rekord i hapjes së shkollave të reja. “Për qytetin, është një ditë e mrekullueshme kur mbyllet një bingo apo një dyqan bixhozi dhe hapet një shkollë e re. Më vjen mirëqë kjo shkollë do të mbajë emrin “Andrea Stefani”, e një gazetari të drejtë e të ndershëm, për t’u kujtuar të gjithëve se ka ekzistuar një kohë kur gazetaria nuk vilte gjoba dhe kur gazetari përfaqësonte të vërtetën, duke kritikuar çdo lloj pushteti. Shkolla do të ketë 1 mijë banka për fëmijët e Njësisë 11, Njësisë 7, pra të pjesës fundore të “Don Boskos”, Doganës dhe rrethrrotullimit ‘Shqiponja’”, u shpreh Veliaj.

Kjo shkollë, bashkë me institucionet e tjera arsimore që po ndërtohen në Kodër-Kamzë dhe në “Don Bosko”, pritet t’i japë zgjidhje nevojave të këtyre zonave. “Në të njëjtën perimetër, 1 km vijë ajrore, po mbarojmë dy shkolla: shkollat “Nënë Tereza” dhe “John F. Kennedy” në Kodër-Kamzë, ndërkohë po vijojmë me dy shkolla të tjera te “Don Bosko”, shkollat “Vaçe Zela” dhe ‘Kristo Frashëri’”, tha ai.

Shkolla e re pritet të ulë edhe numrin e nxënësve në shkollat e tjera të Kryeqytetit. “Kjo zonë do të shërbehet më në fund me një shkollë super dinjitoze, të dizajnuar nga Stefano Boeri, arkitekti fantastik Italian që ka krijuar edhe disa projekte të tjera në Tiranë. Do ketë më pak dyndje tek “Ahmet Gashi”, tek “Dhora Leka”, dhe me një mijë nxënësit që do kemi këtu, një mijë familje shpëtojnë nga ecejaket, vajtje-ardhje me autobus. Mezi pres që shkolla e re “Andrea Stefani” të jetë bizhuja e radhës për Tiranën. Në të njëjtën kohë që mbaron nënkalimi, mbaron edhe shkolla; pra, një kantier nuk do të pengojë tjetrin, por do të ecim paralelisht”, deklaroi Veliaj.

Krahas paketës prej 17 shkollave të reja, kryeqyteti do të ketë edhe 11 të tjera që do të ndërtohen me financim të qeverisë në kuadër të projektit të rindërtimit nga tërmeti. “Shtimi i shkollave na ndihmon jo vetëm për të hequr turnin e dytë, por sidomos në kohën e pandemisë, për të pasur klasa me më pak nxënës. Paketa me 17 shkollat, plus 11 shkollat që na financon qeveria me rindërtimin, si gjimnazi “Sami Frashëri”, do të jenë ndërtesa më të mëdha. Në fund të ditës është puna ajo që vlen më shumë se çdo fjali e çdo podium, dhe besoj që me të njëjtin ritëm do vazhdojmë deri në fund për të dalë faqebardhë”, shtoi ai.

Paralelisht, Bashkia e Tiranës po punon dhe për dezinfektimin e mjediseve të institucioneve parashkollore dhe shkollore, që gjithçka të jetë gati në shtator. “Do të presim vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Ministrisë së Arsimit për fillimin e vitit shkollor, megjithatë kurdo që ky vendim të jetë marrë, do të bëjmë dezinfektimin për kopshtet dhe çerdhet. Do të vazhdojmë me dezinfektimin dhe higjienën, por derisa ta kemi atë datë do të jemi në gatishmëri dhe do të përgatitemi për të shtuar shkollat”, nënvizoi kryebashkiaku.

Shkolla e re do të ofrojë jo vetëm mjedise tepër estetike, por njëkohësisht edhe mjaft moderne, duke plotësuar të gjithë standardet evropiane, që nga numri i nxënësve nëpër klasa, laboratorë e gjer te terrenet sportive dhe hapësirat e jashtme, që do të mund të përdoren dhe nga komuniteti.

Next Post
Situata kaotike në Kakavijë, Policia e Shtetit: FNSH dhe Delta Forcë në terren, në ndihmë të qytetarëve

Situata kaotike në Kakavijë, Policia e Shtetit: FNSH dhe Delta Forcë në terren, në ndihmë të qytetarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Petraj: Për veprat me dënim nën 5 vite, të mos jepet “arrest me burg”

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Petraj: Për veprat me dënim nën 5 vite, të mos jepet “arrest me burg”

October 4, 2026
Nëntë ish-magjistratë të shkarkuar nga vettingu kërkojnë rikthimin në drejtësi

Nëntë ish-magjistratë të shkarkuar nga vettingu kërkojnë rikthimin në drejtësi

October 4, 2026
Irani vendos kushtet për fundin e luftës, në fokus Ngushtica e Hormuzit

Irani vendos kushtet për fundin e luftës, në fokus Ngushtica e Hormuzit

October 4, 2026
Ofensivë dhe kundërsulm! Taizi përfshihet nga luftimet e ashpra

Ofensivë dhe kundërsulm! Taizi përfshihet nga luftimet e ashpra

October 4, 2026
Pse flamingot e mbetura prishin koncertet?

Pse flamingot e mbetura prishin koncertet?

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com