• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis puna në tunelin e rrugës Kardhiq-Delvinë/ Rama: E hapim tetorin e ardhshëm

by Ardit Rada
10/08/2020 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka nisur puna për tunelin që do të lidhë aksin e ri Delvinë-Kardhiq, ku po punohet për përfundimin brenda vitit të ardhshëm të krejt kësaj vepre.

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishin sot në kantierin e ndërtimit të kësaj vepre që duke realizuar një lidhje të bukur e të shpejtë mes Sarandës e Gjirokastrës, do t’i japë një hov të ri turizmit, ekonomisë, punësimit.

Duke folur mbi afatin e punimeve, Kryeministri Rama u shpreh se “është fantastik fakti që shtatorin ose tetorin e ardhshëm hapet tuneli.

“Sipas kësaj, që të jemi të saktë që ta lëmë në arkiv, shtatorin tetorin e ardhshëm ne hapim tunelin. Kjo është fantastike”, tha Rama.

Ndërsa ministrja Balluku informoi se “jemi në lotin 4 që bashkohet me hyrjen e tunelit të Skarficës, që është loti 7 në segmentin e rrugës Kardhiq-Delvinë, 33 km distancë”.

“Në këtë lot kanë ecur me 80% punimet fizike. Të gjitha lotet e tjera kanë ecuri të ndryshme. Lotet 1, 2 dhe 3 tashmë janë të përfunduara. Lotet 5 dhe 6, ashtu si dhe 4, kanë 80% ecuri fizike të punimeve, ndërkohë që ky është loti i 7, pra tuneli i Kardhiqit që ne sot pas firmosjes së kontratës do të nisim menjëherë nga puna. Kjo është pjesa hyrëse për të vazhduar më pas me hapjen e tunelit në ditët në vazhdim”, tha Balluku.

Ajo theksoi gjithashtu se loti 8, që është në pjesën që lidhet me Sarandën, është një lot i përfunduar ku ka disa ndërhyrje të skarpateve, të sinjalistës dhe detajet e tjera për përfundim”.

“Është padyshim një formacion i vështirë, siç ka qenë edhe pjesa e të gjitha punimeve që janë kryer në lotin 4, pasi kemi një zonë kodrinore dhe malore që kërkon impenjim shumë të madh megjithatë duke nisur që sot, koha dhe afati i kontratës janë 24 muaj, po si zakonisht ne do të mundohemi që ta realizojmë para afatit”, tha Balluku.

Ministrja mori garanci nga përfaqësuesi i kompanisë kontraktore “Gjoka” se punimet do të kryhen në 50% të afatit, pra vepra do të dorëzohet për 12 muaj dhe jo për 24 muaj.

“Mos të harrojmë që kemi edhe dimrin përpara ku koha mund të jetë pak më e vështirë për të punuar. Ky është një aks shumë i rëndësishëm për ne, duke qenë se lidh gjithë pjesën e qarkut Gjirokastër me qarkun e Vlorës, sidomos Sarandën, duke ofruar një akses si për turizmin malor apo kulturor që ofron kjo zonë, po ashtu edhe për turizmin bregdetar që ofron pjesa tjetër e bregut”, tha Balluku.

Ministrja theksoi se “rruga ka një rëndësi të veçantë për të dyja këto qarqe që bazojnë një pjesë të mirë të rritjes ekonomike mbi shifrat e turizmit, ndaj edhe kërkesa për të ecur përpara edhe këtu është mjaft e rëndësishme për të rikuperuar edhe kohën që kemi humbur për shkak të procedurës së këtij tuneli”.

Nga pikëpamja gjeologjike, ministrja tha se projekti nuk ka shqetësim edhe pse eksperienca ka treguar që tunelet shpeshherë edhe kur kemi një studim të mirë gjeologjik sjellin të papritura.

“Siç kishim rastin e Murrizit që pavarësisht studimit që kemi pasur dhe kemi bërë gjatë gjithë kohës aty formacionet e shumta ujore krijojnë një problematikë të jashtëzakonshme me pllakata argjilore që në dukej duken shumë të forta e të qëndrueshme por në kontakt me ujin krijojnë problematikë, që i kemi dhënë zgjidhje teknike tashmë”, tha ministrja.

Ndërkohë për këtë lot të rrugës për herë të parë ka ardhur një teknologji e re nga Turqia që mundëson një informacion të besueshëm gjeofizik deri në 500-600 metër. “Tashmë kemi kryer deri në 70% të hetimit gjeofizik dhe në një javë do të kemi rezultatet dhe pastaj do të finalizojmë lidhjen”, tha përfaqësuesi i kompanisë.

Gjithashtu, Kryeministri Edi Rama publikoi një video nga kantieri Delvinë-Kardhiq ku punohet pa pushim.

“Nëpër kantierin e Delvinë-Kardhiqit, ku punohet pa pushim në një terren tejet të vështirë, por ku do t’u ofrohet nesër udhëtarëve një rrugëtim përmes një panorame mahnitëse”, shprehet Rama.

Next Post
Manastirliu me ekipin e mjekëve italianë dhe shqiptarë: 400 pacientë u shpëtuan në terapinë intensive në Infektiv

Manastirliu me ekipin e mjekëve italianë dhe shqiptarë: 400 pacientë u shpëtuan në terapinë intensive në Infektiv

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

January 23, 2026
“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

January 23, 2026
Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

January 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

January 23, 2026
Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In