• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nis përplasja, Kina paralajmëron Trumpin: Ke për të dëmtuar veten dhe të tjerët

by Java News
19/12/2017 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pasi presidenti Donald Trump e quajti Kinën një rivale që kërkon të sfidojë fuqinë amerikane, Pekini i bëri një paralajmërim SHBA-së, se një konfrontim i mundshëm do të sillte humbje për të dyja palët.

Një zëdhënëse e qeverisë kineze tha se Kina shpreson që Shtetet e Bashkuara ta lënë pas mentalitetin e lojërave ku fituesi i merr të gjitha, si dhe të kërkojnë pikat e përbashkëta, duke respektuar ndërkohë edhe diferencat.

“Bashkëpunimi është zgjedhja e vetme e mirë për Kinën dhe Shtetet e Bashkuara dhe vetëm nëse të dyja palët fitojnë mund të kemi një të ardhme më të mirë.

Nuk është befasuese që të dyja fuqitë të kenë diferenca, por të dyja duhet të ndërmarrin hapa konstruktive për të respektuar interesat dhe shqetësimet themelore të njëri-tjetrit.

I bëjmë thirrje SHBA-së të mos vazhdojë shtrembërimin e qëllimshëm të objektivave strategjike të Kinës, si dhe të braktisë idetë e vjetëruara me mentalitete të Luftës së Ftohtë.

Nëse nuk vepron kështu, ka për të dëmtuar veten dhe të tjerët”, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Hua Chunying.

Në strategjinë e re të sigurisë kombëtare, të bazuar tek platforma e presidentit Trump “Amerika e Para”, Shtetet e Bashkuara i klasifikuan Kinën dhe Rusinë, si rivalë që kërkojnë të gërryejnë sigurinë dhe begatinë e Shteteve të Bashkuara.

Veçimi i Kinës dhe Rusisë si fuqi që synojnë rishikimin e rendit botëror vjen megjithë përpjekjet e presidentit Trump për të ndërtuar marrëdhënie të forta me presidentin e Kinës Xi Jinping, ndërkohë që të dyja palët po kërkojnë të frenojnë programet bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut.

a.ç

Next Post
Plagoset shoferi i taksisë në Palasë, policia në kërkim të dy pasagjerëve

Plagoset shoferi i taksisë në Palasë, policia në kërkim të dy pasagjerëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

“Përmes rrënjëve lartësohemi”! Tirana mirëpret Samitin e Diasporës, agjenda dhe pjesëmarrësit “VIP”

April 6, 2026
Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Zgjedhjet në Hungari, ja pse Bashkimi Evropian po mban frymën për fatin politik të Viktor Orbán

Zgjedhjet në Hungari, ja pse Bashkimi Evropian po mban frymën për fatin politik të Viktor Orbán

April 6, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Cektësia e padurueshme me të cilën trajtohen protestat e studentëve shqiptarë në Shkup

April 6, 2026
Jeffrey Sachs: Vetëm India, Kina dhe Rusia mund ta ndalin luftën ndaj Iranit

Jeffrey Sachs: Vetëm India, Kina dhe Rusia mund ta ndalin luftën ndaj Iranit

April 6, 2026
“E mbushi PD-në me agjentë të Sigurimit”, avokati: Berisha është tradhtar!

“E mbushi PD-në me agjentë të Sigurimit”, avokati: Berisha është tradhtar!

April 6, 2026
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit

Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit

April 6, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Për kë duhet të votojnë shqiptarët?

April 6, 2026
Erion Braçe: Po vjen tetori, komisionet duhet të nisin punën! Jemi shumë vonë me…

Braçe denoncon rritjen e çmimeve të fruta-perimeve në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta, por…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In