• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis numërimi mbrapsht për Metën, Kushtetuesja thërret presidentin për seancën e shkarkimit të 18 janarit, ja detajet

by A R
07/01/2022 08:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Kushtetuese ka nisur përgatitjet për seancën gjyqësore të 18 janarit, që ka të bëjë me shkarkimin e Presidentit të Republikës. Në qershor të vitit që lamë pas Kuvendi vendosi me shumicë votash që të shkarkojë presidentin Meta nga detyra, me argumentin se ka cenuar rëndë Kushtetutën me ndërhyrjet në procesin zgjedhor të 25 prillit. Më pas dosja shkoi në Gjykatën Kushtetuese, ku kjo e fundit pasi ndoqi të gjitha procedurat përcaktoi 18 janarin si datën e parë të gjyqit.

Por mësohet se Kushtetuesja ka vënë në dijeni presidentin që të paraqitet në seancë. Ndërkohë në një reagim zyrtar për gazetën për të konfirmuar informacionin, Kushtetuesja u shpreh se do të zbatohet neni 62 i ligjit për Gjykatën Kushtetuese, i cili po ashtu shprehet qartë se presidenti ftohet që të jetë i pranishëm në seancë.

“Gjykata Kushtetuese mban parasysh përmbajtjen e nenit 62 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “ Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, sipas të cilit: Neni 62/Zhvillimi i seancës (ndryshuar me ligjin nr.99/2016, neni 53) 1. Gjykata Kushtetuese për kalimin e çështjes në seancë plenare vendos me shumicën e anëtarëve të saj. Në këtë rast zhvillohet seancë plenare publike. 2. Në seancën plenare ftohet të marrë pjesë Presidenti i Republikës, i cili mund të përfaqësohet nga një mbrojtës i zgjedhur prej tij, si edhe Kuvendi.

Gjykata Kushtetuese, sipas rastit, vendos të thërrasë edhe persona të tjerë në gjykim”, thuhet në ligj dhe qëndrimin e gjykatës. Në këtë seancë Kuvendi dhe Presidenca do të duhet të japin argumentet e tyre pro dhe kundër shkarkimit.

Procedurat

Pra sipas ligjit, presidenti dhe palët e interesuar thirren në seancë, por interesant është fakti se nëse Meta apo këshilltarët e tij ligjorë nuk paraqiten, gjyqi nuk do të ndalohet. Sipas pikës 3 të nenit 62 procesi do të vijojë normalisht. “Mungesa në seancën plenare e Presidentit të Republikës ose e përfaqësuesit të tij pa arsye nuk përbën shkak për moszhvillimin e gjykimit”, thekson ligji. Por çfarë do të ndodhë më pas?

Kur Gjykata Kushtetuese arrin në përfundimin se Presidenti i Republikës ka shkelur rëndë Kushtetutën ose ka kryer një krim të rëndë, deklaron shkarkimin e tij nga detyra. Në këtë rast vendimi i Gjykatës Kushtetuese hyn në fuqi ditën e shpalljes dhe publikohet menjëherë në Fletoren Zyrtare. Kur Gjykata Kushtetuese nuk arrin në përfundimin se Presidenti i Republikës ka shkelur rëndë Kushtetutën ose ka kryer një krim të rëndë, ajo vendos shfuqizimin e vendimit të Kuvendit.

Sipas ligjit, dorëheqja e Presidentit të Republikës nga detyra ose përfundimi i mandatit të tij, pas fillimit të shqyrtimit të çështjes nga Gjykata Kushtetuese, nuk përbën shkak për pushimin e gjykimit të çështjes. Pra sido që të vijë situata, 18 janari do të zhvillohet dhe duket se do ketë një betejë të fortë. Pritet që në Kushtetuese të shkojë dhe një gjyqtar tjetër dhe mbetet të shihet si ndryshojnë balancat, por presidenti po lufton fort që të ketë aty një të besuarin e tij në mënyrë që të shmangë shkarkimin.

/Sot/ a.r

Next Post
Baza ushtarake e SHBA, Lisen Bashkurti: Vjen në një moment kyç, Rusia ka rritur rolin agresiv

Baza ushtarake e SHBA, Lisen Bashkurti: Vjen në një moment kyç, Rusia ka rritur rolin agresiv

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Partia e ekstremit të djathtë AfD zbulon planet për politikat antiemigracion në Gjermani: Do t’i mbyllim kufijtë dhe do dalim nga Schengeni !

Liderja e AfD kërcënon: Gjermania duhet të kufizojë pagesat ndaj BE-së, i duam paratë tona mbrapsht!

September 9, 2026
Shpërthim pranë hidrocentralit Ritom në Zvicër, raportohet për disa të lënduar, të panjohura shkaqet

Shpërthim pranë hidrocentralit Ritom në Zvicër, raportohet për disa të lënduar, të panjohura shkaqet

September 9, 2026
Zjarr i fuqishëm në Kavajë, flakët i afrohen banesave, kërkohet ndërhyrja nga ajri!

Zjarr i fuqishëm në Kavajë, flakët i afrohen banesave, kërkohet ndërhyrja nga ajri!

September 9, 2026
“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

BE do rishikojë negociatat me Serbinë, shkak nderimi që iu bë “Kasapit të Bosnjës” Mlladiç! Brukseli paralajmëron Beogradin

September 9, 2026
Një tjetër pengesë në integrimin e Ukrainës drejt BE, Hungaria vendos një tjetër veto

Një tjetër pengesë në integrimin e Ukrainës drejt BE, Hungaria vendos një tjetër veto

September 9, 2026
“Kaloi përtej futbollit, u morën me flokët e mi”, Hysaj për gabimin që solli golin e Italisë: Instinkt sekondi

Hysaj drejt Rusisë, mediat italiane zbulojnë të ardhmen e anësorit kuqezi

September 9, 2026
Kurti: Konstituimi i Kuvendit s’i shmang zgjedhjet e reja, nevojiten vota shtesë për Presidentin!

Kurti: Konstituimi i Kuvendit s’i shmang zgjedhjet e reja, nevojiten vota shtesë për Presidentin!

September 9, 2026
Reforma Territoriale/ Ambasadori i OSBE nga Pogradeci: Shqipëria ta caktojë vetë numrin e bashkive! Asnjë vendim pa konsultim lokal e kombëtar

Reforma Territoriale/ Ambasadori i OSBE nga Pogradeci: Shqipëria ta caktojë vetë numrin e bashkive! Asnjë vendim pa konsultim lokal e kombëtar

September 9, 2026
Drejtori i AMP-së takohet me Zampollin, të Dërguarin e Trump! Në fokus lufta ndaj fentanilit dhe kundër trafikut të drogës

Drejtori i AMP-së takohet me Zampollin, të Dërguarin e Trump! Në fokus lufta ndaj fentanilit dhe kundër trafikut të drogës

September 9, 2026
Karakaçi: Nis modernizimi i impiantit të ujërave të ndotura në Durrës, 85 milionë euro grant nga BE-ja

Karakaçi: Nis modernizimi i impiantit të ujërave të ndotura në Durrës, 85 milionë euro grant nga BE-ja

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com