• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis ndërtimi i rrugës “Faik Konica”, Veliaj inspekton punimet

by A R
20/04/2017 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka nisur ndërtimin e rrugës “Faik Konica” në Njësinë nr. 2, duke futur një koncept të ri ne infrastrukture, ku në vend të shtrimit me asfalt, do të përdoret kalldrëmi.

Gjatë inspektimit të punimeve, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se investimi do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve në këtë zone, duke përmirësuar edhe komunikimin mes disa rrugëve.

“Ka nevojë që të ketë një komunikim më të mirë të lagjes sepse kjo është një zonë jashtëzakonisht e banuar, që lidhet me liqenin dhe disa zona si stadiumi “Qemal Stafa”, i cili pasi të përfundojë, do të jetë tej mase e frekuentuar. Kështu që, është shumë e rëndësishme që ky damar të funksionojë si një linjë transiti midis Rrugës së Elbasanit dhe sheshit “Nënë Tereza”, kryesisht e dedikuar për banorët e zonës”, tha Veliaj.

 Krahas ndërtimit të kanalizimeve, asfaltimit dhe vendosjes së ndriçimit, projekti parashikon përdorimin e pllakave në formë kalldrëmi, çka do të rrisë edhe më tej sigurinë duke paralajmëruar drejtuesit e automjeteve për kufizimin e shpejtësisë.  “Edhe shtresa nuk do të jetë asfalt, por do të jetë me pllaka, në formë kalldrëmesh, për të ecur ngadalë dhe për të respektuar faktin që kjo është një zonë rezidenciale. Besoj se do të kemi një koncept të ri të dizenjimit urban të lagjeve dhe kuartallave, ku do të kalojmë nga rrugët me asfalt, në rrugë me kalldrëm, edhe për të sinjalizuar një ulje të shpejtësisë, në respekt te banoreve dhe përdoruesve të biçikletave”, tha Veliaj.

 Kreu i Bashkisë garantoi se një kujdes i veçantë i është kushtuar edhe gjelbërimit, ku është parashikuar mbjellja e 180 fidanëve të rinj me bli dhe pisha. “Do të mbjellim 180 pemë të reja bli dhe pisha përgjatë gjithë korsisë së rrugës, për t’u siguruar që një pemë e sëmurë zëvendësohet me 60 pemë të shëndosha”, shtoi ai.

 Duke siguruar vijimin e investimeve edhe në zona të tjera të kryeqytetit, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se gjithçka është vetëm çështje kohe. “Për sa kohë që Bashkia e Tiranës vazhdon me këtë ritëm, pra çdo ditë një punë konkrete, është vetëm çështje kohe sa të vijmë edhe te rruga e kujtdo personi që mezi po pret që Bashkia të paraqitet aty me investime. Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, në një vit kemi 365 investime, në dy vite që po mbushet nga mandati ynë kemi rreth 700 investime. Pra, është vetëm çështje kohe sa të jemi prezent në çdo lagje”, theksoi Veliaj.

 Ndërtimi i plotë i rrugës “Faik Konica” parashikon ndërhyrje në gjithë nënshtresat dhe shtresat sipërfaqësore, ndërtimin e kanaleve të ujërave të zeza, të ujërave të bardha, ndërtimin e linjave rezervë për fibrat optike, si dhe ndriçimin e rrugës. Gjerësia e rrugës do të jetë 11.5 metër, ku një korsi do të shërbejë për qarkullimin e automjeteve dhe një për parkimin, ndërsa do të ketë edhe një korsi të dedikuar për biçikletat. /b.d

Next Post
Zv.Presidenti i SHBA-ve, vizitë në xhaminë më të madhe të Indonezisë

Zv.Presidenti i SHBA-ve, vizitë në xhaminë më të madhe të Indonezisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Nuk u mbijetoi plagëve nga goditja me thikë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari

September 24, 2026
Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

September 23, 2026
Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

September 23, 2026
“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

September 23, 2026
Martin Leka kujton burgun me Nanon dhe Ramiz Alinë: Biseda me Dritëroin para se të arrestohesha

“SPAK ka marrë rolin e portaleve”- Analisti Leka: Publikon mesazhe me histori rozë e denigruese! Pse nuk merret me çështje madhore si 21 Janari?

September 23, 2026
Plas arma në Peqin, një i plagosur dërgohet në gjendje të rëndë në spital

EMRAT/ Plagosja me thikë në Tiranë, arrestohet i dyshuari! I plagosuri në gjendje të rëndë në spital, Policia jep detajet

September 23, 2026
“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

September 23, 2026
“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

September 23, 2026
PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

September 23, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com