• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis ndërtimi i shkollës së mesme dhe 9-vjeçare në Njësinë 8, Veliaj: Fryt i bashkëpunimit qeveri-bashki

by Ardit Rada
15/10/2020 14:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërtimi i një shkolle të re është gjithmonë lajm i mirë. Por, për Njësinë 8 në Tiranë, lajmi më i mirë është se shkolla, përveçse do të funksionojë si gjimnaz dhe 9-vjeçare, ka të integruar edhe një kopësht për banorët në zonën pranë Rr. “5 Maji”. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në vijim të turit të tij në çdo njësi, inspektoi hapjen e themeleve për dy shkollat e reja, ku do të studiojnë rreth 1400 nxënës.

“Sa herë nisim ndërtimin e një shkolle të re jam plot entuziazëm. Çdo fëmijë që do të shkojë në shkollë do të marrë dije dhe e ka fare pranë shtëpisë së tij. Prandaj na duhet bashkëpunimi qeveri-bashki sepse vetëm me këtë qeveri kemi arritur të bëjmë kaq shumë punë të mira. Shumë prej këtyre shkollave, përfshirë edhe atë tek Instituti Bujqësor, tek “Don Bosko”, tek “Shqiponja”, i kemi bërë 50 me 50; pra një pjesë qeveria, një pjesë bashkia”, sqaroi Veliaj.

Kryebashkiaku shprehu rëndësinë që kanë vazhdimësia e bashkëpunimit mes qeverisë dhe bashkisë. “Kemi patjetër interes ta vijojmë këtë bashkëpunim edhe në mandatin e tretë të qeverisë, sepse ky bashkëpunim prodhon zgjidhje për njerëzit që kanë nevoja. Kjo këtu do të jetë shkolla më e madhe në Republikë, me 10 mijë metra katrorë, e cila do të ketë hyrje të veçanta për parashkollorët, për 9-vjeçaren dhe për shkollën e mesme. Kjo do të thotë se fëmijët, nga mosha 4 deri në 18 vjeç, nuk kanë asnjë arsye të kërkojnë shkolla të tjera”, u shpreh ai.

Veliaj shtoi se kalimi i Unazës së Katërt në këtë pjesë të qytetit do t’i rrisë edhe më shumë vlerat pronës. Ai theksoi se kjo bashki u ka shërbyer të gjithëve njësoj, edhe në ato zona të cilat dikur njiheshin si bastione të së djathtës. “Në Njësinë 8 vijmë kryelartë për të gjitha shkollat e çerdhet që kemi bërë, ndërhyrjet në rrugë dhe me Pazarin e Ri. Është vetëm çështje kohe sa t’i mbarojmë të gjitha rrugët, por parimi është: ai që bën 9 punë, bën edhe 10; ai që fle gjumë, s’bën dot asnjë punë. Në Njësinë 8, që ka qenë ish-bastion i kundërshtarëve tanë, sot është bastion i yni, sepse diferencën e bën puna”, tha kryebashkiaku.

Një tjetër ndalesë në Njësinë 8 e ishte edhe familja e Adjola Kushovës, përfituese nga programi i kredive të buta të Bashkisë së Tiranës. Veliaj tha se shqiptarët e kanë kuptuar se partia numër një e tyre është familja. “Kam takuar plot të djathtë ose të tjerë, që kanë votuar parti të tjera, të cilët më thonë: Për sa kohë më ke ndihmuar me shtëpi, ke bërë rrugë, çerdhe, kopshte, shkolla, partia numër një është familja, partitë e tjera janë në funksion të familjes”, vijoi ai.

Në turin e takimeve në Njësinë 8, Veliaj zhvilloi një bashkëbisedim edhe me bizneset e zonës, si dhe me stafin e kësaj njësie administrative, të cilëve u kërkoi mbylljen e dosjeve të tërmetit dhe finalizimin e procesit të dhënies së pagesave.

Next Post
“Kontrolle të rrepta në kufi”, Manastirliu: Nuk kemi asnjë rast të konfirmuar me koronavirus, por kemi bërë gati karantinën

"Lëri planet e pikat", Manastirliu thirrje Bashës: Kjo nuk është një luftë e qeverisë, por e të gjithë qytetarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

September 18, 2026
Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

September 18, 2026
Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

September 18, 2026
“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Se për ta, liria e Kosovës ishte e para

September 18, 2026
25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

September 18, 2026
Orët e Tiranës

Orët e Tiranës

September 18, 2026
Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

September 18, 2026

“Po paguajmë shtrenjtë”, Erion Braçe kërkon të hiqen taksat që rëndojnë naftën

September 18, 2026
“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

September 18, 2026
Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com