• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nis “gjuetia e shtrigave”/ Arrestohen gjyqtarët dhe ushtarakët “puçistë”

by Java News
16/07/2016 17:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas qetësimit të situatës ka nisur tashmë në Turqi “gjuetia e shtrigave” e cila ka nisur fillimisht me ushtarakët, rreth 3 mijë prej tyre, e më pas drejt gjyqtarëve.

Deri më tani janë lëshuar rreth 200 fletëarreste për gjyqtarë të niveleve të ndryshme, përfshi edhe ata të Gjykatës së Lartë dhe Këshillit të Lartë të Gjyqtarëve e Prokurorëve. Janë arrestuar prej tyre 11 gjykatës të Lartë dhe 4 anëtarë të Këshillit.

Akuza është anëtarësim në organizatë terroriste. Kryeprokuroria e Ankarasë mori vendim për arrestimin e 140 anëtarëve të Gjykatës së Lartë, 48 anëtarëve të Kontrollit të Lartë të Shtetit si dhe për katër anëtarë të Këshillit të Lartë të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

Fillimisht janë arrestuar anëtarët e Kontrolli të Lartë të Shtetit dhe më pas 11 anëtarët e Gjykatës së Lartë si dhe katër anëtarët e Këshillit të Lartë të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

Nga detyra janë pushuar në total në rang vendi rreth 3 mijë gjyqtarë, me argumentin se kishin lidhje me puçistët dhe Gulen, “armikun” kryesor të Erdogan si dhe personin të cilit qeveria e kryesuar prej tij akuzon, se fshihet pas puçit.

Në sektorin e ushtrisë, deri më tani janë arrestuar 3 mijë “puçistë”. Madje disa prej tyre, kur janë pyetur nga hetuesit, janë shprehur se nuk ishin në dijeni të grushtit të shtetit, pasi komandantët i kishin thënë se bëhej fjalë vetëm për një stërvitje.

Dy personat të cilëve u lakohet emri nga mediat turke si përgjegjëesit për grushtin e shtetit janë gjeneral­ lejtnant Metin Iyidil, komandant për Ushtrime Luftarake dhe Mbështetje i Forcave Tokësore dhe të Komandës së Doktrinës,20160716_2_18035356_12259540_Web

si dhe ish-­komandanti i i Forcave Ajrore të Turqisë, Akin Ozturk. Media turke Hyrriet, shkruan se ish komandanti i forcave ajrore do të gjykohet për tradhëti kombëtare.Capture

Në fjalën e tij, Kryeministri turk Yildirim tha se pjesëtarët e çetave paralele në shtetin turk tashmë ndodhen në duart e drejtësisë.

“Pjesëtarët e çetave paralele tashmë ndodhen në duart e drejtësisë së Turqisë. Ata do të marrin dënimin më të rëndë të merituar. Populli jonë ka treguar një mendjemprehtësi dhe kjo mendjemprehtësi bëri që të ruhet vullneti kombëtar. Ata të cilët organizuan këtë kryengritje duhet të dinë edhe njëherë; askush nuk mund të luaj me vullnetin e këtij populli të madh. Kthimi në jetën normale sot është një shenjë e virtytit të qytetarëve tanë. Ata që kanë hapur zjarr me armët, paratë, tanket, bombat, avionët, helikopterët e shtetit kundër qytetarëve të këtij vendi janë një organizatë terroriste më e ulët se terrorizmi i PKK-së. Ky popull kurrë dhe kurrë nuk do ta harrojnë këtë bandë tradhtare. Disa miq tanë kishin vështirësi të kuptonin ndjeshmërinë që ne kemi treguar që në fillim, por kjo periudhë që ata arritën të kuptojnë na ka kushtuar një kosto të madhe“, u shpreh Yıldırım./java/a.k

Next Post

Rrëmbimi i anijes "Çelepia2"/ Zbardhen SMS mes egjiptianit dhe djalit të kapitenit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Rama aty, Berisha aty, çfarë atëherë?!

January 26, 2026
Rama: Shqipëria mbrojti hebrenjtë! Qeveria mban qëndrim të pandryshuar kundër antisemitizmit

“Nesër hapet Dhoma e Tregtisë në Jerusalem!”/ Rama: Ftoj popullin hebre të vizitojë Shqipërinë

January 26, 2026
Rama: Shqipëria mbrojti hebrenjtë! Qeveria mban qëndrim të pandryshuar kundër antisemitizmit

Rama: Shqipëria mbrojti hebrenjtë! Qeveria mban qëndrim të pandryshuar kundër antisemitizmit

January 26, 2026
Bordi i Paqes/ Rama: Shqipëria është e nderuar që bëhet pjesë! Do luajmë rolin tonë për stabilizimin e Gazës

Bordi i Paqes/ Rama: Shqipëria është e nderuar që bëhet pjesë! Do luajmë rolin tonë për stabilizimin e Gazës

January 26, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Maqedonia e Veriut midis unitarizmit dhe demokracisë konsensuale

January 26, 2026
Netanyahu: Rama një mik i madh i popullit hebre dhe i imi! Përfaqëson shpirtin e vërtetë të Shqipërisë

Netanyahu: Rama një mik i madh i popullit hebre dhe i imi! Përfaqëson shpirtin e vërtetë të Shqipërisë

January 26, 2026
E rëndë në Gramsh, kamioni bie në humnerë/ Humb jetën drejtuesi i mjetit dhe mësuesja. Plagoset rëndë infermierja (EMRAT)

E rëndë në Gramsh, kamioni bie në humnerë/ Humb jetën drejtuesi i mjetit dhe mësuesja. Plagoset rëndë infermierja (EMRAT)

January 26, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Mëkat, të tallesh me ata njerëz

January 26, 2026
Erion Veliaj kërkon lirimin, Gjykata Kushtetuese vendos kalimin për shqyrtim të çështjes

Erion Veliaj kërkon lirimin, Gjykata Kushtetuese vendos kalimin për shqyrtim të çështjes

January 26, 2026
Makina përplaset me motorin në Tiranë, një i vdekur dhe një e plagosur

Harroi qiririn ndezur e banesa u përfshi nga flakët, humb jetën i moshuari në Vlorë

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In