• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis edicioni i 14-të i garës “Rally Albania”, Veliaj: Shkarkoni aplikacionin Mobike dhe pedaloni

by Java News
10/06/2018 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një spektakël plot surpriza në sheshin “Nënë Tereza” çeli të shtunën në Tiranë edicionin e 14 të garës më të vjetër në Ballkan, “Rally Albania”, ku 180 sportistë nga 15 vende të ndryshme të botës do të garojnë nga data 9-16 qershor në 4 kategori: Moto, Quad, Makina dhe Ssv.

Pjesëmarrësit u bënë pjesë e festës së madhe mbrëmjen e së shtunës, në qendër të Tiranës, e cila paralajmëron startin e një gare plot adrenalinë në territorin e Shqipërisë.

Për të përshëndetur pjesëmarrësit e ardhur nga shumë vende të botës, i pranishëm ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili deklaroi se ajo që e bën Tiranën ndryshe nga shumë qytete të tjera është gjallëria që ka jeta e qytetit në çdo orë.

Ai tha se Tirana po transformohet çdo ditë e më shumë, duke marrë më të mirën prej qyteteve moderne, duke përmirësuar infrastrukturën dhe shërbimet për qytetarët. Veliaj renditi disa prej nismave të suksesshme të ndërmarra këto 3 vite nga Bashkia e Tiranës, si mbjellja e 120 mijë pemëve, ardhja e 4 mijë biçikletave “Mobike”, si dhe revolucioni në transportin publik përmes autobusëve elektrikë.

“Taksitë elektrike, biçikletat, shumë shpejt edhe autobusët elektrikë, janë mënyra se si mund të kapërcejmë disa etapa. Beteja për biçikletat në Holandë nuk është fituar para qindra vjetësh, por është fituar në vitet ’70, kur qytetet kuptuan se nëse secili përdor makinë, qytetet do të kolapsojnë. Po shohim se çfarë ka funksionuar në qytetet e tjera dhe po i zbatojmë në Tiranë”, tha Veliaj, teksa ftoi qytetarët që të përdorin si mjet transporti biçikletat “Mobike”.

Por, surprizat këtë verë nuk kanë fund. Kryebashkiaku tha se qytetarët e Tiranës do të mund të ndjekin sfidat e Kampionatit Botëror të Futbollit me familjen e tyre nga arena gjigante që po ngrihet në sheshin “Skënderbej”, i cili pas transformimit që ka pësuar nga Bashkia e Tiranës, është tërësisht në dispozicion të këmbësoreve dhe aktiviteteve të ndryshme social-kulturore.

“Qyteti është bërë më i jetueshëm pothuajse në çdo shesh. Po përgatisim sheshin “Skënderbej” në një arenë të madhe sportive për Kampionatin Botëror. Ka diçka te Pazari i Ri, ka diçka te Muzeu, pra qyteti është bërë i këndshëm për të jetuar, për të ecur dhe për të përdorur biçikletën”, tha Veliaj.

Sportistët që do garojnë në “Rally Albania” do të përshkojnë një itinerar me gjatësi prej rreth 2000 km, për 7 ditë, nga veriu në jug, duke startuar në Tiranë dhe duke prekur pothuajse të gjitha pasuritë natyrore dhe turistike vendase. Këtë vit është ngritur edhe një hapësirë e dedikuar në sheshin “Nënë Tereza”, ku të gjithë dashamirësit do të mund të njihen nga afër me garuesit dhe mjetet. Ceremonia e çmimeve për Rally Albania do të zhvillohet në Tiranë, të dielën e 16 qershorit.

a.ç

Next Post

Defektet dhe pikat e dobëta për çdo shenjë të horoskopit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Edhe Cërriku kundërshton Reformën Territoriale, nis firmosja e peticionit kundër shkrirjes së Bashkisë!

Edhe Cërriku kundërshton Reformën Territoriale, nis firmosja e peticionit kundër shkrirjes së Bashkisë!

August 11, 2026
Majlinda Dhuka-shqiptarëve të diasporës: Ju jeni zëri ynë! Kemi nevojë për ju, ftoni një mik…

“Le t’i lëmë fantazmat të dalin në pension!”- Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi, lërini kështjellat e rërës

August 11, 2026
Situatë kritike pas riaktivizimit të zjarrit në Abazaj të Krujës, rrezik dhe për banesat! Kërkohet ndërhyrja me helikopter

Situatë kritike pas riaktivizimit të zjarrit në Abazaj të Krujës, rrezik dhe për banesat! Kërkohet ndërhyrja me helikopter

August 11, 2026
Zjarr në katin e gjashtë të një hoteli në kryeqytet, vetëm dëme materiale, zbulohet shkaku i flakëve!

Zjarr në katin e gjashtë të një hoteli në kryeqytet, vetëm dëme materiale, zbulohet shkaku i flakëve!

August 11, 2026
“Jo më mish nga Brazili!”- Ministria e Bujqësisë merr vendimin dhe urdhëron AKU-n: Nga 3 shtatori të ndërpritet importi

“Jo më mish nga Brazili!”- Ministria e Bujqësisë merr vendimin dhe urdhëron AKU-n: Nga 3 shtatori të ndërpritet importi

August 11, 2026
VIDEO/ Dronët ukrainas shkatërrojnë sistemin “S-400” që mbronte pallatin 1 miliard paund të Putinit në Rusi! Shikoni pamjet

VIDEO/ Dronët ukrainas shkatërrojnë sistemin “S-400” që mbronte pallatin 1 miliard paund të Putinit në Rusi! Shikoni pamjet

August 11, 2026
Hungaria bëhet me president të ri, Parlamenti e zgjodhi me votat e partisë së kryeministrit Magyar!

Hungaria bëhet me president të ri, Parlamenti e zgjodhi me votat e partisë së kryeministrit Magyar!

August 11, 2026
Me Zhegrovën në fushë, Juventusi triumfon në miqësoren kundër Palermos!

Me Zhegrovën në fushë, Juventusi triumfon në miqësoren kundër Palermos!

August 11, 2026
Zjarret e gushtit duhen luftuar në shkurt

“Dikush ishte para meje aty”- Dëshmia e të dyshuarit për zjarrin e Krujës: Pashë flakët dhe mora zorrën e ujit! Unë edhe cigaren e fik me pështymë

August 11, 2026
Lamine Yamal ‘trazon’ përsëri rrjetin nën dyshimet për tradhti! FOTOT me modelen në jaht bëhen virale

Lamine Yamal ‘trazon’ përsëri rrjetin nën dyshimet për tradhti! FOTOT me modelen në jaht bëhen virale

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com