• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis “çmontimi” i Dukës, gjykata bën drejtësi për Futbollin: Fund pengmarrjes

by Jakin Marena
10/02/2022 18:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Jakin Marena

Armando Duka vazhdoi me të njejtin intensitet si përgjatë këtyre 20 viteve të manipulonte deri në “qelizën” më të fundit të zgjedhjeve për kreun e FSHF, dhe në këto zgjedhje të radhës.

“Testin” më të fortë kërkoi ta bënte në Tiranë, teksa konfirmoi me vota të panipuluara si kreun e Shoqatës së Futbollit Tirana Krenar Alimehmetin.

Kandidati tjetër Eduard Prodani u tërhoq nga gara bashkë me mbështetësit e tij dhe akuzoi Armand Dukën se ka shtuar si votues 20 persona anonimë dhe me këto anonimët ka bërë kuorumin për të votuar Alimehmetin.

Më pas Duka nuk u ndal teksa “pilotoi” nga Tirana drejt Gjirokastrës mbështetësit e tij, kamikazë dhe njerëz që për 20 vite me radhë janë paguar “qyl” nga ana e FSHF për të manipuluar votimin dhe atje e për të nxjerrë numrin e nevojshëm të delegatëve që do të votonin Armando Dukën për kryetar të FSHF.

Të njejtën gjë Duka bëri në Shkodër, në Lezhë dhe përfundimisht gjithë procesi zgjedhor për kreun e FSHF ishte i manipuluar deri në detaje, çka e bënte thuajse të pamundur shansin që Armand Duka bashkë me tërë njerëzit e korruptuar që mban rreth vetes, të iknin dhe të çlironin institucionin më të lartë të futbollit në Shqipëri.

Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, me atributin e të interesuarit direkt për futbollin në kryeqytet, për shkak se ka tagrin e aksionerit në klubin e futbollit “Tirana” por dhe me statusin e investitorit më të madh në vend për këtë sport, në ndërtimin e fushave dhe terreneve sportive në shkolla e në tërë kryeqytetin për fëmijët, të rinj dhe qytetarët, e kundërshtoi fort kapjen e FSHF në mënyrë të paligjshme nga ana e Armand Dukës.

Ndonëse hasi në reagimin e ashpër të të “çimentuarve” në krye të FSHF, teksa e akuzonin për ndërhyrje politike në punët e organizatës më të madhe të fubollit në vend, Veliaj por dhe gjithë komuniteti sportdashës në vend që duan ringritjen e futbollit me themel sipas moshave deri tek kombëtarja e madhe, nuk u tërhoqen, duke kërkuar madje dhe ndërhyrjen e drejtësisë për t’i dhënë fund “pengmarrjes” së FSH nga Armando Duka.

Lajmi i mirë ka ardhur ditën e sotme teksa Gjykata e Tiranës ka rrëzuar zgjedhjet e organizuara nga FSHF për Shoqatën Rajonale të Tiranës duke i cilësuar ato të manipuluara. Kjo Gjykatë ka njohur asamblenë e thërritur nga kryebashkiaku Erion Veliaj, e ka regjistruar Eduard Prodranin si drejtues të Shoqatës Rajonale të Tiranës.

Kështu që në mesin e akuzave dhe padive kundër Federatës Shqiptare të Futbollit, gjykata pra ka dhënë verdiktin e parë, duke e vlerësuar të manipuluar procesin e zgjedhjeve të 24 janarit për kryetarin e shoqatës së futbollit të Tiranës. Gjykata vendos të njohë kryetar Eduard Prodanin dhe rrëzon Krenar Alimehmeti, kryetarin që mbështet Armand Duka dhe që u zgjodh në një proces të manipuluar me delegatë anonimë.

Padia që u dorëzua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Veliaj, në cilësinë e aksionerit të klubit të Tiranës, kundër 2 zyrtarëve, Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Ilir Shulkut, dhe sekretarit të Shoqatës, Ardian Haçit, përbën dhe elementin e parë e më të rëndësishëm të çmontimit të manipulimit të hapur që ditë pas dite Armand Duka ka bërë me zgjedhjet në FSHF, vetëm e vetëm për të marrë një mandat të ri në krye të këtij institucioni.

“Betejën për Tiranën e fituam! Ju falenderoj të gjithëve nga zemra që besuat e mbështetët kauzën e pastrimit të llumit nga futbolli! Gjykata foli, le ta respektojmë! Por duhet që secili të bëjë betejën e vet në çdo qytet, të pastrohet sporti nga bandat!”, tha Veliaj pas marrjes së këtij vendimi nga Gjykata e Tiranës. E cila tregoi se përtej “vezëve” të prishura për 20 vite të Armando Dukës ka drejtësi dhe për institucionin më të lartë të futbollit në Shqipëri.

Teksa po komentojmë vendimin e gjyqësorit në Tiranë që rrëzoi Dukën, shihet qartë se kanë nisur të çlirohen dhe qytete si Shkodra, Gjirokastra, Lezha e qytete të tjera në vend, ku vota e komunitetit të futbollit u ishte marrë përdhunisht vetëm për të zgjatur mbretërimin e Armand Dukës në krye të FSHF. Priten ankesa të tjera të forta duke bërë që 2 marsi i caktuar nga Duka për të votuar vetëveten në krye të FSHF, të vihet në diskutim për të mos u zhvilluar.

Dhe kreu i UEFA-s Ceferin kërkoi zgjedhje të drejta, duke lënë madje dhe përfaqësuesit e vet për monitorimin e situatës, çka tregon se mbështetja për Dukën në organizmin më të lartë të futbollit europian nuk është më pa kufizim, dhe se “krimbi” i dyshimit për manipulim të zgjedhjeve për FSHF tashmë ka mbërritur dhe në këtë institucion të lartë të futbollit të kontinentit të vjetër.

Me çmontimin e Dukës nga drejtimi i FSHF pritet të çlirohen dhe talentet e reja në futboll për të vërshuar drejt kombëtareve të moshave pa paguar para tek këta “taksues” të pakryq, dhe për të vënë talentin e tyre në funksion të nderit të kombit por dhe të karrierës së vetë protagonistëve.

Me këtë rast nuk do të shohim as super-lojtarin tonë Armando Broja larg 11-tshit të kombëtares, që me gjithë talentin agresiv që po tregon nga dita në ditë në kampionatin më të fortë në Europë, në Premier Ligën angleze, duke u shndërruar në “gjuetar” golash aq të nevojshëm për kombëtaren tonë, dhe megjithëse është “adash” me kreun aktual të FSH, nuk po gjen hapësira në formacionin e Edy Rejës. Thjeshtë e vetëm se nuk pranon të shitet për një vend në formacionin bazë.

Vendimi i sotëm i gjykatës së Tiranës na bën të shpresojmë se më në fund futbolli shqiptar do të çlirohet nga ky makth që e ka mbërthyer për 20 vite për shkak të Armando Dukës, të shpëtojë nga dështimet e njëpasnjëshme dhe të shkojë drejt ringritjes. Fillimi i fundit të Dukës nisi me sa duket.

Next Post
Soreca: Fermerët shqiptarë do eksportojnë produktet e tyre në BE pa doganë deri në 2025

Zgjatja e vettingut/ Soreca: Moment historik! Një votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Beteja ligjore e Veliajt, Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin për masën e sigurisë

Beteja ligjore e Veliajt, Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin për masën e sigurisë

May 28, 2026
Nga sot, temperatura përvëluese në Shqipëri: Si të parandaloni emergjencat e lidhura me nxehtësinë

Shqipëria nën ndikimin e valës së të nxehtit, ja zonat me temperaturat më të larta

May 28, 2026
Masakra zgjedhore e 26 majit 1996, Rama ndan pamjet: Një datë që flet për dy botë!

Masakra zgjedhore e 26 majit 1996, Rama ndan pamjet: Një datë që flet për dy botë!

May 28, 2026
Përshkallëzohet konflikti! SHBA ndërmerr operacion të ri ushtarak ndaj Iranit mes krizës në Hormuz

Përshkallëzohet konflikti! SHBA ndërmerr operacion të ri ushtarak ndaj Iranit mes krizës në Hormuz

May 28, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

Kryesia e PD-së miraton statutin: Ja kur dalin listat për Këshillin Kombëtar

May 28, 2026
Debati i vitit 2024 me Trumpin, Jill Biden: Mendova se Joe po pësonte goditje në tru!

Debati i vitit 2024 me Trumpin, Jill Biden: Mendova se Joe po pësonte goditje në tru!

May 28, 2026
BE rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën dhe procesin e anëtarësimit, Von der Leyen bisedë telefonike me Zelenskyn

BE rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën dhe procesin e anëtarësimit, Von der Leyen bisedë telefonike me Zelenskyn

May 27, 2026
Vizita e Dendias në Tiranë, Preç Zogaj: Ftohje mes dy vendeve vitet e fundit

Vizita e Dendias në Tiranë, Preç Zogaj: Ftohje mes dy vendeve vitet e fundit

May 27, 2026
Vangjeli: Kemi shumë probleme me Greqinë, ja faktori që mund të kushtëzojë politikat me fqinjët!

Vangjeli: Kemi shumë probleme me Greqinë, ja faktori që mund të kushtëzojë politikat me fqinjët!

May 27, 2026
Meta dhe Veliaj mund të lirohen nga burgu? Juristi sqaron vendimin e fundit të Kolegjeve të Bashkuara

Meta dhe Veliaj mund të lirohen nga burgu? Juristi sqaron vendimin e fundit të Kolegjeve të Bashkuara

May 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In