• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis ‘bashkëqeverisja me qytetarët’, Rama: Arma e çdo shqiptari për të zgjidhur problemet

by A R
27/10/2017 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Rama ka prezantuar sot grupin e punës së zyrës së bashkëqeverisjes me qytetarët dhe platformën online.

“Shqipëria që duam” është një platformë e hapur komunikimi e ndërveprimi me qytetarët që do të shërbejë për të dëgjuar në kohë reale për çështje të aktualitetit politik e qeverisës; për të diskutuar me qytetaret reforma e masa të rëndësishme dhe mundësuar ndikimin e tyre mbi politikat qeverisëse në çdo sektor e mbi punën e çdo ministrie apo institucioni të varësisë.

“Platforma Shqipëria që duam është arma e çdo shqiptari që e do Shqipërinë me shtet, punë, mirëqenie, kundër çdo zyrtari e nëpunësi që e pengon njeriun e zakonshëm në zgjidhjen e halleve e në përmbushjen shpresave e të ëndrrave të veta”, deklaron kryeministri.

Rama fton qytetarët që t’i bashkohen kësaj platforme, ku s’ka bindje e përkatësi dhe deklaron se përmes saj të gjithë do të marrin përgjigjje për çdo ankesë dhe shqetësim apo pyetje që kanë.

Kryeministri thotë se platforma do të ndihmojë qeverinë në përmirësimin e performancës së saj.

Fjala e Ramës

“Një komision i posaçëm organizator i kësaj zyre ka vlerësuar në bazë të kandidaturave, të cilat ishin shumë cilësore, kualifikimin akademik, eksperiencën profesionale, por edhe përshtatshmërinë me misionin e organizatës. Në fazën e parë u seleksionuan 120 kandidatë, u bënë intervistat përfundimtare që na sollën në këtë rezultat.

Të gjithë koordinatorët e kësaj zyre po trajnohen për procesin dhe mënyrën si do trajtohet në rubrikat e platformës çdo kërkesë, ankesë apo kontribut i qytetarëve. Më vjen mirë të nënvizoj se 25 anëtarët e kësaj organizate, e cila është një strukturë brenda shtetit dhe rrjet vullnetarësh për të shtyrë përpara një proces kaq të rëndësishëm, vijnë si profesionist të suksesshëm në sektorin publik.

Njërin prej tyre s’e kemi sot mes nesh, por të hënën i gatshëm për të filluar punën, vjen nga Indonezia. Ajo që nuk ka funksionuar deri më sot është fakti se nuk është arritur që t’u jepet njerëzve përgjigje përfundimtar për mijëra ankesat e tyre. Në këtë platformë çdo qytetar mund të realizojë atë që kërkon të realizojë. Kjo platformë krijon mundësinë që ta zgjidhësh problemin direkt. Eshtë një armë që qytetarët të luftojnë për të drejtat e tyre”, tha Rama.

***

Kryeministri i vendit Edi Rama ka bërë edhe një herë thirrje dhe ftesë të gjithëve që duan t’i bashkohen qeverisjes, përmes platformës në www.shqiperiaqeduam.al

“www.shqiperiaqeduam.al eshte mundesia e cdo shqiptari per te qene pjese e koalicionit te madh te njerezve te ketij vendi per ta bere kete vend te denje per femijet tane dhe po ashtu, eshte arma e çdo shqiptari qe e do Shqiperine me shtet, pune, mireqenie, kunder çdo zyrtari e nepunesi qe e pengon njeriun e zakonshem ne zgjidhjen e halleve e ne permbushjen shpresave e te endrrave te veta. Behuni pjese e kesaj platforme ku s’ka bindje e perkatesi te ndryshme qe na ndan per te bere SHQIPERINE QE DUAM”

Next Post
Çregjistrohet nga sistemi Audi i Tahirit, hetuesit nuk gjejnë dot makinën

Çregjistrohet nga sistemi Audi i Tahirit, hetuesit nuk gjejnë dot makinën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irena Gjoka dorëhiqet nga shqyrtimi i dosjes “Toyota Auris”

Ja pse çështja e Irena Gjokës u zhvendos te Inspektori i Lartë i Drejtësisë

February 6, 2026
“Zmadhojnë organin gjenital për të fituar në Olimpiadë”, akuza e pazakontë për skiatorët olimpikë, nisin hetimet

“Zmadhojnë organin gjenital për të fituar në Olimpiadë”, akuza e pazakontë për skiatorët olimpikë, nisin hetimet

February 6, 2026
VIDEO / “E veshur me të zeza”, Kryemadhi batuta me gazetarët teksa paraqitet në SPAK

Kryemadhi, akuza të forta Berishës: Meta është në burg prej marrëveshjes PD-PS!

February 6, 2026
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë është interes strategjik i SHBA

Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë është interes strategjik i SHBA

February 6, 2026
3-vjeçari humbi jetën pas ndërhyrjes dentare, Prokuroria çon në gjyq 7 persona: 3 prej tyre për vrasje nga pakujdesia

3-vjeçari humbi jetën pas ndërhyrjes dentare, Prokuroria çon në gjyq 7 persona: 3 prej tyre për vrasje nga pakujdesia

February 6, 2026
Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës, Sula merr drejtimin e Inspektoriatit të Përgjitshëm

Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës, Sula merr drejtimin e Inspektoriatit të Përgjitshëm

February 6, 2026
“Berishës i thashë hiq dorë”/ Malltezi tregon bisedën me vjehrrin pas humbjes së PD në zgjedhjet e 11 majit

“Partizani”, Malltezi: Gjetëm mbi 35 falsifikime, prokurorët dhe Irena Gjoka kishin komunikime

February 6, 2026
Kapedanët

Reforma territoriale/ Kuko: Duhet rikalibrim i jetës në territor, të reflektohen ndryshimet demografike dhe ekonomike

February 6, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, dyshohet për dy viktima

I vendosën eksploziv në makinë, shoferi në Konispol e pikas në kohë dhe ndalon

February 6, 2026
Satelitët ruse kanë përgjuar komunikime sekrete evropiane prej vitesh

Satelitët ruse kanë përgjuar komunikime sekrete evropiane prej vitesh

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In