• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nikolla viziton shkollën më të thellë në Dibër: Buxhet shtesë për mësuesit

by Java News
12/11/2017 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinise Lindita Nikolla vizitoi shkollën 9-vjeçare “Ibrahim Gjorgji” në Radomirë, zona më e thellë e Dibres. Gjatë takimit që zhvilloi me stafin prej 18 mësuesish të kësaj shkolle me mjedise të reja falë rikonstruksionit që iu nënshtrua vitit të kaluar, ministrja e arsimit theksoi se objektivi i këtij mandati të dytë të qeverisë është mësuesi. E ndërgjegjshme për vështirësitë që kanë veçanërisht mësuesit e klasave kolektive, ministrja Lindita Nikolla garantoi më shumë mbështetje për ta.

“Ne do të bëjmë gjithçka mundemi per t’ju mbështetur në detyrën tuaj, ju së pari mësuesit që jeni në sistem, por patjetër që ne do të ndërhyjmë dhe në atë që është formimi fillestar i mësuesve, duke bashkëpunuar me fakultetet e edukimit. Kjo ështe shumë e rëndësishme, ashtu sikurse është e rëndësishme dhe fakti që ne jemi fokusuar tek klasat kolektive. Lejomëni që si ministre e arsimit, unë t’ju shpreh mirënjohjen e plote pasi e di që mësuesit që punojnë në klasat kolektive e kanë edhe më të vështirë, për faktin se duhet të përgatiten më shumë me një vizion edhe më të qartë, me më shumë energji më e madhe për të ngushtuar hendekun në disa lëndë mes nxënësve të niveleve të ndryshme”– deklaroi Lindita Nikolla.

Për të plotësuar këto nevoja ministrja e arsimit bëri të ditur se qeveria ka adresuar një buxhet të konsiderueshëm për të realizuar një ndërhyrje cilësore në mbështetje të mësuesve

 “Qeveria ka realizuar një buxhet të konsiderueshëm per vitin 2018-te që ne të kemi një ndërhyrje sa më cilësore në mbështetje të mesuesve pa dyshim, sepse ato janë prioriteti ynë si dhe në të gjitha klasat kolektive në vend. Një tjetër prioritet i qeverisë shqiptare, të cilin kryeministri e ka përmendur është që deri në fund të mandatit paga e mësuesve të arrijë nivelin deri në 40% të pages aktuale”-tha Lindita Nikolla.

Në vijim të këtij takimi, Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Dibër, Margarita Markja tregoi se në këtë shkollë janë dhe 3 fëmijë me aftësi të kufizuar, të cilëve u ofrohet mësimi në shtëpi. Tre mësues, përkatësisht Muhamed Selmani, Munir Domi dhe Eljona Deda, njëherësh drejtoreshë e shkollës japim mësim pranë këtyre fëmijëve duke e shëndruar shkollën e Radomirës në promotore të ofrimit të këtij shërbimi në rang fshati.

a.ç

Next Post
Deputetja e PD ankohet në PPE: Rama presion medias për të mbuluar skandalet

Deputetja e PD ankohet në PPE: Rama presion medias për të mbuluar skandalet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë, arrestohen 3 persona

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë, arrestohen 3 persona

August 25, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 26 Gusht 2026

August 25, 2026
Strasburgu i jep të drejtë Eugen Papandiles: Shqipëria shkeli Konventën!

Strasburgu i jep të drejtë Eugen Papandiles: Shqipëria shkeli Konventën!

August 25, 2026
Radhë kilometrike në Rrugën e Kombit, trafiku rëndohet pranë Rrëshenit

Radhë kilometrike në Rrugën e Kombit, trafiku rëndohet pranë Rrëshenit

August 25, 2026
Krim i rëndë në Lushnje:, banori: Autori problematik në familje. Ka qenë me kartelë dhe i shtruar psikiatri

Krim i rëndë në Lushnje:, banori: Autori problematik në familje. Ka qenë me kartelë dhe i shtruar psikiatri

August 25, 2026
“Travelweek”: Tirana moderne: Kryeqyteti shqiptar që po fiton një identitet të ri

“Travelweek”: Tirana moderne: Kryeqyteti shqiptar që po fiton një identitet të ri

August 25, 2026
Mot i keq në Itali/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

Mot i keq në Itali/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

August 25, 2026

Fluks në dalje në portin e Durrësit, mbi 44 mijë udhëtarë dhe 12 mijë automjete përpunohen në 5 ditë

August 25, 2026
Të pakënaqur me gjyqtarët dhe prokurorët/ Qytetarët bëjnë 8451 ankesa për Drejtësinë, kërkojnë ndërhyrjen e ILD

Kadastra publikon udhëzimin: Dokumentet e nevojshme dhe procedurat për regjistrimin e AMTP

August 25, 2026
Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com