• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nikolla qetëson protestuesit maturantë: Nuk janë listat përfundimtare, ja si të veproni

by Java News
07/09/2016 14:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas protestës së maturantëve përpara kryeministrisë, ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla sqaron maturantët që u ngritën sot në protesta dhe fajësuan sistemin e ri të përzgjedhjes në universitet, se i ka penalizuar ndonëse kishin rezultate të larta.

“Kriteret e pranimit në universitet janë bërë të qarta që në shkurt e më pas i gjithë procesi i rankimit. Të dashur maturantë, kemi ndjekur me vëmendje shqetësimet tuaja legjitime, ajo që kemi bërë është të largojmë politikën nga universiteti, se ligji i ri ngrihet mbi transparencë, meritë e preferencë dhe autonomi. Nuk ka asnjë cedim nga këto tre parime, sistemi ku jemi përfshirë është më i drejtë dhe më i lehtë por barazohet mbi barazi dhe meritë”.

Ministrja tha për studentët se ajo që shohin tani është rankimi i tyre në universitete falë transparencës që i është shtuar këtij procesi, por jo lista përfundimtare e fituesve. Duke sqaruar se një student i mirë mund të fitojë edhe në 10 preferencat e zgjedhura, Nikolla tha sqaroi se ai do të zgjedhë, njërën duke lënë 9 të tjerat.

“Pse ofron më shumë transparencë? Skema e re është e qartë që në shkurt, edhe publikimi i kritereve. Ajo që po shikoni ju nuk është jo lista përfundimtare e fituesve, ju nuk mund ta shihnit më parë këtë që shihni tani… Sot është shpallur rankimi, shihni ku jeni ju. Pra ju nuk jeni më peng i situatës së viteve të shkuara, ku procesi i prioritetit varej nga një copë letër. Ndryshimi është në favorin tuaj, ju kuptoni si është bërë zgjedhja, kuptoni situatën për të bërë përfundimisht zgjedhjen, por edhe për ata që nuk janë të rankuar në grupin ku mendohet se është vendi i studimit. Keni një situatë të qartë që mund të ndyshoni 10 zgjedhjet e reja. Maturantët më të mirë kanë fituar edhe 10 zgjedhje, por do mbajnë njërën. Pra, situata është transparente, më e plotë, keni një mundësi tjetër. Universitetet kanë shpallur vendet që janë të afta të arsimojnë brenda kritereve të cilësisë”.

Në fund Nikolla premtoi: “Kjo situatë në fund do jetë pozitive për ju. Ju garantoj se askush nuk mund të ndjehet i zhgënjyer, secili prej jush do gjejë veten me zgjedhjen dhe meritën e tij. Ndiqni vetëm me vëmendje udhëzimet e Ministrisë”.

“U publikuan në kohë listat jo përfundimtare. Kjo skemë ka dy raunde. Pas publikimit të listave, do të bëhet edhe regjistrimi në njërën nga degët që kanë fituar. Pas përfundimit të këtij procesi do të ketë kuota të lira, jo kuota shtesë, ku do të ribëhet renditja sipas preferencave të maturantëve.
Momenti i tanishëm është për verifikuar rezultatet, dhe për të ndjekur procedurat e regjistrimit. Nëse maturanti fitues nuk regjistrohet brenda afateve në njërën nga degët fituese, do t’i digjet e drejta e studimit”, the Rektori Koni.

PYETJET E MATURANTEVE

Kisha një shqetësim. Jam nxënës tek projekti gjerman i “Sami Frashërit”. Një nga degët e mia ishte te Shkencat e Natyrës. Dhe një nga kriteret ishte matematika e avancuar. Për nxënësit si unë kjo është diskriminuese. Dhe unë nuk fitova këtë degë. Si do procedohet për plotësimin më tej të formularëve? Unë për vetë do jem në Gjermani, por flas për fenomenin.
Më vjen mirë që ngre shqetësimin për shokët e tu. Kam dijeni se ju, nxënësit e projektit gjerman, keni rezultate shumë të mira, dhe keni më shumë studimi në Gjermani. Ndaj janë 10 preferenca, që maturanti të zgjedhë degët në të cilat është investuar më shumë, dhe plotëson kriteret.

Jam nxënëse që vij nga “Petro Nini”. Kriteret te Shkencat Sociale dhe Fakulteti i Drejtësisë kanë dalë në janar të këtij viti, ndërkohë që ne i kishin zgjedhur lëndët me zgjedhje, dhe s’mund t’i kthenim pas. Edhe pse me mesatare shumë të mirë, unë nuk kam fituar, pasi më janë djegur. Kjo është e padrejtë.
Koni: Është e vërtetë ajo që sapo thatë. Kriteret në këto dy fakultete janë publikuar në fund të janarit. Orientimi juaj ka qenë në shkencat ekzakte, siç e thatë dhe ju, dhe dihej edhe prirja juaj. Ne nuk kemi pasur asnjë lloj shqetësimi deri në momentin kur ka filluar procedura e aplikimit. Kur kemi një database të caktuar nuk mund të ndërhyhet për ndryshim kriteresh. Ne do të nxjerrim të gjitha problematikat që kanë rezultuar./news24

Next Post
Heshtja nga Granit Xhaka, quhet provokim ne Kosove

Heshtja nga Granit Xhaka, quhet provokim ne Kosove

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dërgonin pacientët nëpër klinika private, SPAK kalon për gjykim dosjen ‘Onkologjiku’

Dërgonin pacientët nëpër klinika private, SPAK kalon për gjykim dosjen ‘Onkologjiku’

October 1, 2026
Videot intime, Policia zgjeron hetimet, thirren për të dhënë deklarime VIP-at në pamje

Videot intime, Policia zgjeron hetimet, thirren për të dhënë deklarime VIP-at në pamje

October 1, 2026
Drafti për pagat e magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme kundër propozimit të PS

“Rrezikojnë hetimet”, Prokurorët reagojnë të shqetësuar për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale

October 1, 2026
“Liria ka Emër”, sot protestë mbarë popullore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

“Liria ka Emër”, sot protestë mbarë popullore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

October 1, 2026
Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: Evropa ka ndryshuar, po ashtu dhe qëndrimi i saj ndaj Shqipërisë

October 1, 2026
JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë

JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë

October 1, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e diel 6 shtator 2026: Akrepi përballë një dashurie që mund të zgjasë

Horoskopi i Brankos për sot, e enjte 1 tetor 2026: Gaforrja zgjidh një problem të vjetër, Bricjapi hap një fazë të fortë

October 1, 2026
A e dinte Vlora ku mbaron dashuria dhe ku fillon krimi?

Hetimet ndaj Vlora Hysenit, reagon PS: Të lihet SPAK të bëjë punën, askush nuk është mbi ligjin

October 1, 2026
Media spanjolle: Udhëtim magjepsës nëpër Shqipëri, nga qytetet historike te brigjet e Jonit

Media spanjolle: Udhëtim magjepsës nëpër Shqipëri, nga qytetet historike te brigjet e Jonit

October 1, 2026
Vittorio Sgarbi në terapi intensive, kritiku i njohur italian i artit në gjendje të rëndë

Vittorio Sgarbi në terapi intensive, kritiku i njohur italian i artit në gjendje të rëndë

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com