• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nikolla: Ne bashkëfajtorë nëse financojmë ASH-në e kalbëzuar

by A R
05/09/2017 13:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lindita Nikolla, e cila pritet të rikthehet Ministre e Arsimit, ka reaguar mbi debatin për zgjedhjet në Akademinë e Shkencave. Ajo e ka cilësuar të drejtë reagiomin e kryeministrit rama, teksa sqaroi se janë bërë përpjekje nga shefi i qeverisë për reformimin e ASH-së.

“Kryeministri është angazhuar prej kohësh në një dialog me anëtarët e Akademisë së Shkencave. Në takimin e realizuar në kryeministri, në maj 2016, me akademikët dhe përfaqesuesit e Ministrisë së Arsimit e Sportit, ai ka nënvizuar domosdoshmërinë e reformimit të institucionit dhe kakërkuar përulesisht kontribute me shkrim nga vetë akademikët. Po ashtu, ai ka kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit angazhim të plotë në këtë dialog, ku fatkeqësisht pritëm gjatë për një kontribut konkret dhe të vlefshëm nga ana e Akademisë së Shkencave, por që nuk erdhi kurrë.”, shkruan Nikolla në facebook.

Ajo thotë më tej se zgjedhjet e mbajtur, tregojnë kalbëzimin e atij institucioni dhe sipas saj, financimi do ta bënte qeverinë bashkëfajtore.

Statusi:

Kush e komenton mbrapsht politikisht, mediatikisht apo inatçorisht deklaratën e djeshme të Kryeministrit mbi Akademinë e Shkencave, si një reagim momental, është në rastin më të mirë i painformuar.

Kryeministri është angazhuar prej kohësh në një dialog me anëtarët e Akademisë së Shkencave. Në takimin e realizuar në kryeministri, në maj 2016, me akademikët dhe përfaqesuesit e Ministrisë së Arsimit e Sportit, ai ka nënvizuar domosdoshmërinë e reformimit të institucionit dhe kakërkuar përulesisht kontribute me shkrim nga vetë akademikët.

Po ashtu, ai ka kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit angazhim të plotë në këtë dialog, ku fatkeqësisht pritëm gjatë për një kontribut konkret dhe të vlefshëm nga ana e Akademisë së Shkencave, por që nuk erdhi kurrë.

Sidoqoftë, ne kemi vijuar punen tonë ne tri drejtime:
a. Shkrimin e Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit të Kërkimit Shkencor, Tekonologjisë dhe të Inovacionit, për vitet 2017-2022;
b. Përgatitjen e Dokumentit Politik për Reformimin Institucional të Kërkimit Shkencor;
c. Përgatitjen e Draft-Ligjit të ri per Shkencën, Teknologjinë dhe Inovacionin.

Produktet e punës, në të tri këto drejtime, flasin vetë dhe, me fillimin e punës së qeverisë së re, do të dalë në pah edhe pseja e deklaratës së djeshme të kryeministrit, të cilën e mbështes plotësisht, si të gjithë ata që e kanë ndjekur nga brenda ecurinë e këtij procesi. Të njëjtën bindje me kryeministrin ndajnë edhe persona të tjerë, publikisht të rreshtuar më shumë se sa një herë kundër qeverisë.

Zgjedhjet e djeshme në Akademi ishin pika e fundit që derdhi kupën e mbushur në vite, sepse dëshmuan mungesën më shembullore të çdo sensi reflektimi mbi kalbëzimin tanimë pa kthim të atij institucioni. Prandaj, edhe financimi publik i Akademisë së Shkencave në këto kushte do të ishte thjesht bashkëfajësia në heshtje përballë një fakti kokëfortë: Akademia e Shkencave ka humbur çdo arsye dhe funksion të ekzistencës së saj.

/a.m.

Next Post
Asi nën mëngë i prokurorisë për Lazaratin, i penduari dëshmon për vrasjen e policit

"Ti më more mallin..." Torturat ndaj 2 vëllezërve nga "i forti" nga Lazarati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet vendimi i GJKKO për ish-oficerin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj dënohet me 2 vite e 8 muaj burg

Zbardhet vendimi i GJKKO për ish-oficerin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj dënohet me 2 vite e 8 muaj burg

July 30, 2026
Konsullata serbe në Shkodër, Tabaku i kërkon llogari qeverisë: Publikoni vendimin dhe interesin shtetëror!

Konsullata serbe në Shkodër, Tabaku i kërkon llogari qeverisë: Publikoni vendimin dhe interesin shtetëror!

July 30, 2026
Pas ‘tërmetit’ në qeveri dhe protestave, PS ndez motorët e fushatës në janar

PS reagon pas debatit për hartën e re territoriale, mohon zhdukjen e 15 bashkive! Ja sqarimi zyrtar

July 30, 2026
Rusia godet masivisht Ukrainën, alarm edhe në Poloni: 8 të vrarë, ngrihen avionët luftarakë

Rusia godet masivisht Ukrainën, alarm edhe në Poloni: 8 të vrarë, ngrihen avionët luftarakë

July 30, 2026
Braho zbulon ecurinë e dosjeve të 21 Janarit dhe Gërdecit: Po presim ekspertizën nga SHBA për audio-regjistrimin

Braho zbulon ecurinë e dosjeve të 21 Janarit dhe Gërdecit: Po presim ekspertizën nga SHBA për audio-regjistrimin

July 30, 2026
Debati për konsullatën serbe në Shkodër, Hoxha: Asnjë hap pa dakordësi të plotë mes palëve

Debati për konsullatën serbe në Shkodër, Hoxha: Asnjë hap pa dakordësi të plotë mes palëve

July 30, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

A do ta kthejë Rama krizën në një mundësi të re politike?

July 30, 2026
Miratohet leja e parë e “Paketës së Maleve”, Rama: Familja Hasani rikthehet në Theth për të investuar në tokën e të parëve

Miratohet leja e parë e “Paketës së Maleve”, Rama: Familja Hasani rikthehet në Theth për të investuar në tokën e të parëve

July 30, 2026
Adoleshenti norvegjez shpallet fajtor për vrasje me pagesë, i lidhur me Iranin

Adoleshenti norvegjez shpallet fajtor për vrasje me pagesë, i lidhur me Iranin

July 30, 2026
Masa e sigurisë për Veliajn, avokati britanik: Kemi nisur përgatitjet për Strasburg

Masa e sigurisë për Veliajn, avokati britanik: Kemi nisur përgatitjet për Strasburg

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com