• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Ti më more mallin…” Torturat ndaj 2 vëllezërve nga “i forti” nga Lazarati

by A R
05/09/2017 13:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Tiranës ka arrestuar gjatë ditës së sotme një nga anëtarët e bandës kriminale të Lazaratit, i cili ka mbajtur peng dhe ka torturuar për çështje droge 2 vëllezërit Ergest dhe Velo Shela nga Përmeti dhe Ergys Goxhaj, ngjarje e ndodhur më 4 mars 2012 në Lazarat. Në pranga ka përfunduar Aleksandër Kalemi, 26 vjeç, i cili ishte në kërkim prej 5 vitesh, pasi Gjykata e Gjirokastrës e ka dënuar me 3 vite burg në vitin 2015.

Kush është Aleksandër Kalemi dhe si ndodhi pengmarrja në 4 mars 2012:

Sipas hetimeve Ergest Shele dhe Velo Shele alias Kosta Agora kanë zbritur në vendin e quajtur ‘’Ura e Lumit’’, ku janë takuar me të Aleksandër Kalemi, i cili ishte me një makinë tip ‘’Ford’’ me xhama të zinj. Ergest dhe Kosta kanë hipur në makinën e tij dhe të tre kanë shkuar tek lokal ‘’Fantazia’’ afër vendit të quajtur ‘’Qafa e Pazarit’’ në Gjirokastër, ku kanë qendruar rreth 15 minuta dhe me makinën e Aleksandrit kanë shkuar në drejtim të shkollës ‘’Naim Frashëri’’ në lagjen Dunavat.

Sapo kanë filluar të zbresin poshtë rrugës, janë ndaluar nga një automjet tip furgon me ngjyrë të bardhë me targa amerikane, që drejtohej nga Arbër Meçi. Në këtë kohë nga furgoni kanë dalë dhe Bledar Muho dhe Kasëm Buzheri, të cilët janë drejtuar vëllezërve Ergest dhe Kosta me fjalët: ‘’Mos lëvizni’’. Kasëm Buzheri e ka goditur me pistoletë në kokë të dëmtuarin Ergest Shele duke i thënë: ‘’Më njeh mua…ju që donit të më vidhnit mallin mua’’. Më pas kanë goditur me grushta Ergestin dhe Kostën në trup duke i detyruar të hipin në një furgon me ngjyrë të bardhë dhe janë nisur drejt fshatit Lazarat.

Në afërsi të fshatit Kordhocë të dëmtuarit janë detyruar të hipin në automjetin e markës ‘’Audi Q7’’ me ngjyrë të zezë, që drejtohej nga i Alfons Buzheri dhe kanë vazhduar rrugën për në fshatin Lazarat. Në furgon kanë hipur edhe Kasëm Buzheri, Bledar Muho, Arbër Meçi dhe Aleksandër Kalemi. Të pandehurit i kanë çuar të dëmtuarit në një shtëpi të braktisur në fshatin Lazarat duke ushtruar ndaj tyre dhunë ç’njerëzore.

Alfons Buzheri i ka lidhur të dëmtuarin Ergest Shele këmbët dhe duart me tel cingato dhe ka filluar ta godasë me shkelma e grushta duke i thënë: ‘’Nxirrni mallin, kush e ka marrë’’.

“Për shkak të dhunës fizike dhe psikike që të pandehurit kanë ushtruar ndaj të dëmtuarit Ergest Shele, ky është detyruar të pranojë që hashashin e kishte vjedhur bashkë me Resul Goxhaj dhe Alban Rustemin. Pas disa orë torturash fizike, ai ka parë në dhomë të dëmtuarin Resul Goxhaj dhe të pandehurit Alfons Buzheri, Bako Buzheri, Vullnet Buci, Bledar Muho, Kasëm Buzheri bashkë me një person tjetër të paidentifikuar kanë filluar të godasin njëherësh Resulin. Për shkak të dhunës, i dëmtuari Resul Goxhaj është detyruar të pranojë se e ka vjedhur ai hashashin dhe pasi ka pohuar këtë fakt të pandehurit e kanë lënë të lirë“- thuhet në pretencën e prokurorisë.

Më pas Ergest Shele ka hipur në furgonin e linjës Gjirokastër-Përmet dhe rrugës është shoqëruar nga policia, ku ka kallëzuar.

TË AKUZUARIT:
KASËM BUZHERI, I AKUZUAR PËR RRËMBIM PERSONI, NË KËRKIM

BLEDAR MUHO, I AKUZUAR PËR RRËMBIM PERSONI, NË KËRKIM

ALFONS BUZHERI, AKUZUAR PËR RRËMBIM PERSONI, NË KËRKIM

ALEKSANDËR KALEMI, AKUZUAR PËR RRËMBIM PERSONI, i arrestuar sot.

ARBËR MEÇI, AKUZUAR PËR RRËMBIM PERSONI, NË KËRKIM

BAKO BUZHERI, AKUZUAR PËR RRËMBIM PERSONI, NË KËRKIM

VULLNET BUCI, AKUZUAR PËR RRËMBIM PERSONI, NË KËRKIM

Next Post
Bushati flet për 3 rreziqe që i kanosen rajonit

Bushati flet për 3 rreziqe që i kanosen rajonit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama hap kapitullin e ri në PS! Prezanton dokumentin “Prania Besnike”

Rama hap kapitullin e ri në PS! Prezanton dokumentin “Prania Besnike”

July 30, 2026
LIVE/ Rama mbledh drejtuesit politikë të PS dhe kryetarët e komisioneve

LIVE/ Rama mbledh drejtuesit politikë të PS dhe kryetarët e komisioneve

July 30, 2026
Tragjedia në Shkodër/ Zbardhen detaje nga hetimi për vdekjen e nënës dhe dy fëmijëve, ekspertiza nxjerr shkakun e zjarrit

Tragjedia në Shkodër/ Zbardhen detaje nga hetimi për vdekjen e nënës dhe dy fëmijëve, ekspertiza nxjerr shkakun e zjarrit

July 30, 2026
Shkrirja e bashkive, PD del kundër propozimit të PS, Bozdo: Ja pse Dimali dhe Poliçani nuk duhet të zhduken nga harta

Shkrirja e bashkive, PD del kundër propozimit të PS, Bozdo: Ja pse Dimali dhe Poliçani nuk duhet të zhduken nga harta

July 30, 2026
Zjarr i madh në Shkozet të Durrësit/ Flakët përfshijnë një magazinë, një pjesë e qytetit mbetet pa energji

Zjarr i madh në Shkozet të Durrësit/ Flakët përfshijnë një magazinë, një pjesë e qytetit mbetet pa energji

July 30, 2026
Irani kërcënon Qipron dhe Bullgarinë, paralajmëron pasoja nëse bazat e tyre përdoren nga SHBA për sulme

Irani kërcënon Qipron dhe Bullgarinë, paralajmëron pasoja nëse bazat e tyre përdoren nga SHBA për sulme

July 30, 2026
Berisha dhe parimorët e karrigeve

Berisha sqaron padinë për marrëveshjen me SHBA-në: E mbështesim plotësisht, në Kushtetuese kemi çuar procedurën e votimit dhe jo përmbajtjen!

July 30, 2026
Nga protestat para Kryeministrisë, Kushner dhe ambicia për një Shqipëri europiane! Revista londineze interviston Ramën

Nga protestat para Kryeministrisë, Kushner dhe ambicia për një Shqipëri europiane! Revista londineze interviston Ramën

July 30, 2026
SHBA hap epokën e re të prodhimit ushtarak! Kontratë për sistemin Patriot dhe investime miliardëshe në industrinë e mbrojtjes

SHBA hap epokën e re të prodhimit ushtarak! Kontratë për sistemin Patriot dhe investime miliardëshe në industrinë e mbrojtjes

July 30, 2026
Lëvizje në dosjen e SASPAC, GJKKO nxjerr Ermal Kurtulajn nga qelia, në pritje kërkesa e Ilir Beqajt!

Lëvizje në dosjen e SASPAC, GJKKO nxjerr Ermal Kurtulajn nga qelia, në pritje kërkesa e Ilir Beqajt!

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com