• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nikolla: E zhgënjyer me qëndrimin aspak mbi palët të Nishanit dhe me shurdhërinë e tij partiake

by
14/08/2015 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nikolla: E zhgënjyer me qëndrimin aspak mbi palët të Presidentit të Republikës dhe me shurdhërinë e tij partiake

“E zhgënjyer me qëndrimin aspak mbi palët të Presidentit të Republikës dhe me shurdhërinë e tij partiake ndaj argumentimit të hollësishëm të Komisionit të Reformës së Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor, ku rikujtoj se bëjnë pjesë ekspertët më të spikatur shqiptarë të fushës pa dallime prirjesh e bindjesh politike.”

Kështu është shrpehur ministria e Arsimit Lindita Nikolla pas kthimit të Ligjit për Arsimin e Lartë nga presidenti Nishani.

Ministria në një deklaratë të shpërndarë për mediat shprehet e zhgënjyer nga ky vendim i presidentit. Ajo thotë se me këtë vendim, presidenti i Republikës shpërfilli punën profesionale të një procesi gjithpërfshirës, i cili nuk kishte ndodhur më parë në Shqipëri.

“E zhgënjyer me faktin që Zoti President shpërfilli produktin profesional të një procesi gjithëpërfshirës dëgjesash e konsultimesh që si rrallë herë u shtri në më shumë se një vit, duke i dhënë mundësi e hapësirë të gjerë demokratike çdo zëri të veçantë, çdo institucioni të arsimit të lartë, çdo grupi e komuniteti pedagogësh e studentësh të interesuar për të thënë fjalën e tyre. “, shprehet Nikolla.

Nga ana tjetër, Nikolla thekson se presidenti u bë palë me pakicën e vogël të pedagogëve që e kundërshtuan këtë ligj.

“Por e zhgënjyer gjithashtu me faktin se Presidenti bëhet palë me pakicën politike dhe me pakicën shumë të vogël të pedagogëve që e kundërshtuan Ligjin e Arsimit të Lartë verbërisht, ndërkohë që për Presidentin mbështetja dhe përgëzimi publik që ky ligj mori nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit të Komisionit Evropian, si edhe nga një numër i vyer ekspertësh të shquar evropianë, nuk paska asnjë vlerë.

Megjithatë, ky qëndrim antireformist i radhës nga ana e Presidentit të Republikës, nuk e lëkund aspak, përkundrazi e përforcon bindjen dhe vullnetin e shumicës sonë për ta rivotuar Ligjin e Arsimit të Lartë sapo të çelet sesioni i ri parlamentar. Arsimi i Lartë nuk do të jetë më as bajrak i partive politike, as tokë e djegur nga disa bajraktarë që duan ta mbajnë peng atë. Koha kur konkurenca dhe merita abuzoheshin papushim në emër të një autonomie të kufizuar vetëm në kuadrin e papërgjegjshmërisë ndaj prindërve e studentëve, ka marrë fund. “

Next Post

Bushati: Modeli i Bashës, si ai i Berishës. E la bashkinë e Tiranës të zhytur në borxhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
Tender në GJKKO! Zbardhen detajet e projektit për transformimin e ambienteve

Tender në GJKKO! Zbardhen detajet e projektit për transformimin e ambienteve

February 13, 2026
Aksident i rëndë në Athinë! Tre të mitur përplasen me një pemë, një 15-vjeçar humb jetën, në makinë edhe një shqiptar

Aksident i rëndë në Athinë! Tre të mitur përplasen me një pemë, një 15-vjeçar humb jetën, në makinë edhe një shqiptar

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In