• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bushati: Modeli i Bashës, si ai i Berishës. E la bashkinë e Tiranës të zhytur në borxhe

by
14/08/2015 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bushati: Modeli i Bashës, si ai i Berishës. E la bashkinë e Tiranës të zhytur në borxhe

Deputeti socialist Ervin Bushati ka reaguar sot përmes një deklarate për shtyp nga selia e PS, mbi akuzat që lëshoi dje shefi i opozitës, Lulzim Basha.

Basha do të shprehej dje se kjo ëshët qeveria e varfërisë dhe paaftësisë për të qeverisur duke ju referuar mosmbedhjes së tatim-taksave, por edhe duke ju referuar azilatëve dhe varfërisë në rritje sipas tij.

Mbi këtë Bushati është shprehur se modeli që Basha ofron është ai i Berishës.

Bushati u ndal te Bashkia Tiranë, e cila sipas tij është 30 mln euro borxh, në kohën që Basha e drejtonte këtë institucion.

Ai theksoi se më e rëndësishmja është modeli që Basha ofron, i cili është tërësisht i mbrapshtë.

“Ditën e djeshme u provua sërish se modeli që ofron Lulzim Basha është i njëjtë me modelin që ofroi për tetë vjet rresht Sali Berisha: Zhytu në borxh, se pastaj fiton kundërshtari e lë të merret ai me borxhet.

Njësoj si Saliu, që e la Shqipërinë të zhytur në borxhe, borxhe të cilat shqiptarët dhe qeveria e re po i vuan ende sot, edhe Luli e la bashkinë e Tiranës në borxhe deri në fyt.

Plot 30 milionë dollarë borxh, raporton administrata e re e bashkisë, thjesht e vetëm nga një audit fillestar i kryer në këto pak ditë.

Por përveç shumës së borxhit me të cilën duhet të përballet bashkia e re e Tiranës dhe qytetarët e saj, i rëndësishëm është modeli i mbrapshte i Lulzim Bashës.

Gjithë këto ditë del e flet dhe akuzon qeverinë për mbledhjen e të ardhurave: edhe pse krahasuar me vitin më të mirë të Partisë Demokratike që ai mundohet te drejtoje, kjo qeveri ka mbledhur shumë më shumë.

Por, pavarësisht se bën se nuk kupton arsyet pse mbledhja e të ardhurave ka pësuar një rënie të përkohshme: për shkak të faktorëve të jashtëm apo të ridimensionimit të ekonomisë  vënë në lëvizje dhe nga rritja e prodhimit vendas; Lulzim Basha teksa kërkon llogari tek të tjerët, nuk ka guximin të thotë as edhe një fjale të vetme për borxhin kolosal që la pas në Bashkinë e Tiranës.”, u shpreh Bushati.

Next Post

BSH: Kreditimi në lekë u rrit me 7.5%

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjerohet SPAK? Braho: Do të nisë rekrutimi i 40 hetuesve të rinj në BKH!

Zgjerohet SPAK? Braho: Do të nisë rekrutimi i 40 hetuesve të rinj në BKH!

April 27, 2026
Lamallari prezanton drejtorin e ri të AMP: Forconi standardet e integritetit në Policinë e Shtetit

Lamallari prezanton drejtorin e ri të AMP: Forconi standardet e integritetit në Policinë e Shtetit

April 27, 2026
Mbreti i Panairit

Më 8 Maj

April 27, 2026

Raporti i SPAK, Braho në KLP: Rritëm me 18% hetimet ndaj korrupsionit, masa “arrest me burg” u ul me 53.4%

April 27, 2026
Nis gjyqi ndaj 5 aktivistëve që sulmuan fabrikën izraelite të armëve në Gjermani

Nis gjyqi ndaj 5 aktivistëve që sulmuan fabrikën izraelite të armëve në Gjermani

April 27, 2026
Në SPAK për 50 mijë lekë korrupsion, Braho: Të rritet fasha e vlerës që hetojmë!

Në SPAK për 50 mijë lekë korrupsion, Braho: Të rritet fasha e vlerës që hetojmë!

April 27, 2026
“Është njeri shumë i sëmurë!“, Trump pas atentatit: Nuk pata frikë, jetojmë në një botë të çmendur

“Është njeri shumë i sëmurë!“, Trump pas atentatit: Nuk pata frikë, jetojmë në një botë të çmendur

April 27, 2026
VIDEO-Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK, anëtarët e KLP-së e votojnë me 7 vota

“87% e çështjeve u mbyllën me fajësi”, Braho raporton për punën e SPAK

April 27, 2026
Berisha pas takimit me zyrtarin e CDU: Integrimi në BE duhet të jetë proces i bazuar në merita

Berisha pas takimit me zyrtarin e CDU: Integrimi në BE duhet të jetë proces i bazuar në merita

April 27, 2026
Retorika VMRO-iste e veshur me Putinizëm, nuk mund të jetë alibi për rebelim të shqiptarëve

Studentët si matës të kontratës kushtetuese

April 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In