• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nikolla dhe Gjekmarkaj, vizitë në Kanada: Qëndrime të përbashkëta për ngjarjet në botë

by A R
18/10/2023 13:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëntori, muaji i trashëgimisë kulturore shqiptare, si konfirmim i kontributit të diasporës në Ontario, Kryeparlamentarja Lindita Nikolla u takua me Kryetarin e Parlamentit të Ontarios në Kanada,Ted Arnott.

Me ftesë të Kryetarit të Parlamentit të Kanadasë, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, po zhvillon një vizitë zyrtare në Kanada.

Sot Kryetarja Nikolla, e shoqëruar nga Zëvendëskryetari Agron Gjekmarkaj, anëtari i Grupit të Miqësisë me Kanadanë Eduard Ndreca dhe Ambasadori i Shqipërisë në Kanada Ermal Muça, u pritën në Toronto nga Kryetari i Asamblesë Legjislative të Ontarios, z. Ted Arnott.

Kryetarja Nikolla vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kanadasë, intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar dhe vuri në dukje se ky bashkëpunim mund të rritet e zgjerohet edhe me Ontarion.

“Janë të gjitha mundësitë që mes Shqipërisë dhe Ontarios të ndërtojmë një bashkëpunim të shkëlqyer politik, parlamentar, ekonomik, arsimor dhe kulturor, duke përfituar edhe nga prezenca e komunitetit shqiptar aktiv e dinamik në Provincë, si një urë bashkëpunimi e miqësie mes Shqipërisë dhe Kanadasë. Përcaktimi me ligj i nëntorit si Muaji i Trashëgimisë Shqiptare në Ontario është një shenjë e kontributit ekonomik, kulturor e social të diasporës shqiptare dhe premisë e mundësive e të gjera të këtij bashkëpunimi. Bashkëpunimi mes Kuvendit dhe Dhomës së Komuneve të Kanadasë dhe Asamblesë Legjislative të Ontarios do ta nxisë e mbështesë bashkëpunimin ekonomik, arsimor e kulturor.”, theksoi znj. Nikolla.

Kryetari i Asamblesë Legjislative të Ontarios, z. Ted Arnott, pasi shprehu vullnetin për bashkëpunimin me Kuvendin, vuri në dukje disa përvoja të suksesshme të Asamblesë mbi lidhjen me zgjedhësit, rritjen e pjesëmarrjes së grave në jetën parlamentare dhe edukimin demokratik të rinisë, nëpërmjet pjesëmarrjes në proceset parlamentare. Kryeparlamentari Arnott vlerësoi lart kontributin e komunitetit shqiptar në Ontario nga qytetarët dhe institucionet e Provincës, veprimtaritë e larmishme kulturore gjatë muajit nëntor si Muaji i Trashëgimisë Shqiptare dhe për intensifikimin e bashkëpunimit me Kuvendin. Asambleja do të nxisë investitorët nga Ontario të investojnë në Shqipëri në sektorët e bujqësisë, përpunimit të ushqimeve, industrive nxjerrëse, arsimit etj.

Kryeparlamentarët Nikolla dhe Arnott diskutuan edhe mbi vlerat e përbashkëta dhe qëndrimet e njëjta të Shqipërisë dhe Kanadasë ndaj zhvillimeve të fundit në Kosovë, dialogun mes Kosovës e Serbisë, luftën në Izrael, mbështetjen e Ukrainës etj.

Next Post
Përplasja mes 2 makinave shkakton trafik kilometrik në Rrugën e Arbrit, bllokohet qarkullimi

Përplasja mes 2 makinave shkakton trafik kilometrik në Rrugën e Arbrit, bllokohet qarkullimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In