• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nikoll Lesi komenton vendimin e Metës: Shmangu luftën civile, Rama të lëre një tunel për të ikur në Dajt pasi rrezikon jetën

by Java News
09/06/2019 14:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nikollë Lesi ka bërë një shkrim ku komplimenton Ilir Metën për vendimin e marrë pasi sipas tij vendi po shkonte në luftë civile.

Gazetari i njohur tregon se tani opozita nuk mbahet më dhe se kryeministri Edi Rama duhet të largohet sa më parë përmes tuneleve të nëndheshme pasi sipas tij rrezikon jetën.

Ndër të tjera ai shkruan:

“Presidenti Meta dje shfuqizoi dekretin për zgjedhjet e datës 30 qershor, ditë kur parashikohej se do përplaseshin turmat e PS me popullin opozitar. Pra shmangu luftën civile. Ndërkohë kryeministri Rama vijon edhe sot takimet elektorale për zgjedhjet e datës 30 qershor. Dekreti i Presidentit ka fuqi kushtetuese ndaj nuk ka se si të zhvillohen zgjedhjet, kur nuk ka dekret!

Dekreti i Presidentit, sipas konstitucionalistëve, rrëzohet vetëm me vendim të Gjykatës Kushtetuese, por siç dihet kryeministri e ka shkrirë dhe shkatërruar këtë gjykatë. Pra nuk ka gjykatë që mund të gjykojë dekretin e shfuqizimit të Presidentit Meta. Ndaj mbetet në fuqi dhe KQZ duhet, sapo ti shkojë me shkrim dekreti i ri, të bllokojë me një vendim fushatën elektorale dhe të presë në caktimin e një date të re për zgjedhjet vendore.

Dekreti presidencial realisht shpëtoi vendin nga kaosi dhe një përplasje e madhe civile, pasi Rama donte të shkojë me zor në votime, kurse opozita është betuar se nuk do ta lejojë për zgjedhje farsë.

Sot nga qyteti i Burrelit kryeministri Rama deklaroi një veprim që do ti kushtojë shtrenjtë atij, por pikësëpari popullit. Ai tha se dekretin nuk e njeh, pra nuk do ta zbatojë dhe se me 30 qershor do të shkojë në votime për t’i marrë të gjitha bashkitë e Shqipërisë.

Kjo që tha kryeministri është një çmenduri e madhe. Ai kujton se ndodhet në një mbretëri ku mund të veprojë e bëjë si të dojë. Ai po bën realisht Grusht Shteti.

Edi Rama tha po sot në Burrel “E drejta e Ilir Metës për të qëndruar në atë zyrë ka mbaruar”, duke paralajmëruar se do të kërkojë shkarkimin e Ilir Metës si President i Shqipërisë. Por kjo është një vetvrasje për kryeministrin. Pasi prapë nuk e shkarkon dot pasi nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Kështu e ka të shkruar Kushtetuta: Kushtetuesja vendos.

E sigurtë se Edi Rama po futet në shtegun e vetvrasjes dhe ku më pas asnjë nga pjestarët e oligarkisë apo edhe krimit nuk do ti heqë dorën nga kembëza, por do ti thonë “Jepi!”.

E habitshme se si asnjë në PS apo në grupin parlamentar nuk e këshillon këtë njeri me emrin Edi Rama. Si ka mundësi që Edi Rama ka vendosur ta mbyllë karrierën e tij duke u futur bunkerëve të kohës së Enverit, nga tuneli poshtë kryeministrisë e për dalë pa frymë në malin e Dajtit, te ai tunel ku donte të hynte para vetvrasjes ish-kryeministri Mehmet Shehu. Sepse opozita protestën tjetër nuk mbahet më, pasi nuk ka zgjedhje edhe me dekret, kurse Rama do të shkojë në Grusht Shteti.

Tashmë opozita nuk mbahet më, pas kësaj që sot deklaroi kryeministri nga Burreli.

Dekreti i shfuqizimit ishte një varkë shpëtimi për Edi Ramën. Realisht kështu është. Bile Andi Bushati, dje pas dekretit, bëri një shkrim kritik ndaj Metës, pasi thoshte se nuk duhej dekreti, por të lihej Rama ti merrte të gjitha pushtetet dhe më pas të mbytej mes pushtetit nga revolucioni popullor që do ta fshinte nga historia. Por “gomonen” që i hodhi Meta, kryeministri nuk e do, pasi e do fundin me mbytje.

Ja që ka njerëz që kështu e duan fundin e tyre!

Fatkeqsisht po del fjala e Andi Bushatit! Kështu e do fundin Edi Rama dhe ata që sot e mbështesin për tenderime, koncensione, lekë, leje ndërtimi, etj do të thonë më pas se “shyqyr që iku, se na mori frymën”.

Sido ta marrësh, dekreti i djeshëm ishte shpëtimtar për popullin, por edhe për vetë PS-në. Kryeministri ka ikur nga kjo botë mendjesh të ftohta dhe jeton me mendje si në botën arabe.

Por një këshillë e kam për kryeministrin: Zoti Rama, lëre një tunel për të ikur në malin e Dajtit!”

Next Post
Moldavia në krizë të fortë politike, Presidenti shpërndan Parlamentin

Moldavia në krizë të fortë politike, Presidenti shpërndan Parlamentin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In