Këshilltarja për medie e kryetarit të Serbisë Stanislava Pak ka thënë se Tomislav Nikoliç është për mbajtje të referendumit për Kosovën. Pak ka deklaruar se do të bëjë gjithçka për të hyrë në BE, porse, që nga fillimi ka thënë se nuk do të përmbushë kushtin e pranimit të pavarësisë së Kosovës. “Kryetari ka theksuar se rreth kësaj do të ishte mirë që qytetarët në fund të pyeten në mënyrë eksplicite”, ka thënë Pak për TV Pink, transmeton Koha.net.
Ajo ka përkujtuar se Nikoliq ka theksuar se nëse shumica qytetare i thotë po pavarësisë së Kosovës, ai do të largohet nga posti i presidentit.
Nga ne nuk është kërkuar që në mënyrë eksplicite ta pranojmë Kosovën, por kjo shpie në të sepse çdo letër e ardhshme të cilën e marrim është plotësim i dëshirave të tyre prandaj po e kuptojmë si kërkesë eksplicite, ka deklaruar presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliçi, pas bisedave me kryeministrin Aleksandar Vuçiçin, dhe ka paralajmëruar që kreu i shtetit do të takohet edhe njëherë.