• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Nikoliç cinik: E pyeta Thaçin sesa i lartë është muri rreth shtëpisë së tij

by Java News
27/01/2017 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti serb Tomislav Nikoliç ka thënë në Lisbonë se delegacionet nga Beogradi dhe Prishtina u shpërndanë pas bisedimeve në Bruksel me premtimin se ata do të bëjnë gjithçka që të ketë paqe në Kosovë.

Siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, ai megjithatë ka theksuar se në këto bisedime, delegacionit të Prishtinës i është thënë qartë, edhe para Federica Mogherinit, se Serbia nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës, edhe nëse ky është një kusht për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Shtylla kryesore e diskutimit të Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, siç ka thënë Nikoliç, ishte: “këtu është BE-ja, ju nuk do të hyni në BE, nëse nuk njihni pavarësinë e Kosovës”.

“Këtë Mogherini nuk e ka konfirmuar, dhe ne e kemi hedhur poshtë këtë kusht”, ka treguar më tej Nikoliç.

Sipas tij, në takim u diskutua edhe rreth “trenit rus”, i cili ishte nisur për Mitrovicë, ndërsa në Rashkë, para se të arrinte në kufi me Kosovën, u ndal dhe u kthye në Beograd.

Ai ka shtuar se ka pyetur përfaqësuesit e Prishtinës se çfarë do të ndodhte nëse Beogradi do të dërgonte njësitë e saj.

Veç këtyre, presidenti serb ka bërë të ditur se përfaqësuesit e Beogradit, kanë paralajmëruar ata të Prishtinës se është rënë dakord që muri në Mitrovicë të jetë 80 centimetra i lartë, por se sipas tij, tani Prishtina dëshiron që ai të shembet plotësisht.

“Kam pyetur Thaçin se sa është i lartë muri rreth shtëpisë tuaj, tre metra? Pse atëherë të shqetëson një mur 80 centimetra, aq të ultë sa që nuk keni parë ndonjëherë në jetën tuaj?”, ka rrëfyer Nikoliç, përgatiti ”Telegrafi”. (b.an)

Next Post
Zbulohen detaje që ndryshojnë historinë, Titaniku nuk u fundos nga ajsbergu

Teksa Titanic mbytej, kompania bëri diçka të shëmtuar për punonjësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Buxheti 2027, vetëm 1,1 mld lekë më shumë për Bujqësinë, fondet arrijnë në 17,9 mld lekë! Zbardhen diskutimet në Komision

Buxheti 2027, vetëm 1,1 mld lekë më shumë për Bujqësinë, fondet arrijnë në 17,9 mld lekë! Zbardhen diskutimet në Komision

November 9, 2026
Bandat e drogës në Francë rekrutojnë fëmijë për të vrarë, adoleshentët joshen me para dhe përfundojnë në rrjetin e mafias!

Bandat e drogës në Francë rekrutojnë fëmijë për të vrarë, adoleshentët joshen me para dhe përfundojnë në rrjetin e mafias!

November 9, 2026
“Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët”- Ibrahimaj në Komision: Protestat e dhunshme e ngadalësojnë ekonominë!

“Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët”- Ibrahimaj në Komision: Protestat e dhunshme e ngadalësojnë ekonominë!

November 9, 2026
Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

“Veliaj duhet të operohet urgjentisht”- Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Nuk kemi informacion për ekzaminimet mjekësore

November 9, 2026
Tentuan të korruptonin policët pasi u kapën duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, procedohen dy persona në Durrës!

Tentuan të korruptonin policët pasi u kapën duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, procedohen dy persona në Durrës!

November 9, 2026
Kufizimet për gazetarët në GJKKO, Kushtetuesja pranon për shqyrtim kërkesën e AGSH-së për shfuqizimin e Rregullores!

Kufizimet për gazetarët në GJKKO, Kushtetuesja pranon për shqyrtim kërkesën e AGSH-së për shfuqizimin e Rregullores!

November 9, 2026
Koronavirus prek aktorin e humorit Florian Binaj: Jam vetëizoluar pas testimit, ja ku u infektova

“E konfirmoj, pa diskutim!”- Florjan Binaj shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, por a do e mbështesë PD këtë herë?

November 9, 2026
“Të shqetësuar, nesër mund të dhunojnë mësuesin e pedagogun”- Tryeza Kombëtare, Rama për përfshirjen e të miturve në protesta: Relativizuan dhunën dhe e justifikuan!

Rama njofton skemën e re të “Bonusit të Bebes”: Mbështetje financiare deri në 10 mijë lekë çdo muaj për 5 vite me radhë!

November 9, 2026
BE miraton masa të reja sanksionesh që prekin industrinë ushtarake të Rusisë, Kallas zbulon vendimin

‘Luftë’ e re në BE, Marine Le Pen kërkon “eliminimin politik” të Kaja Kallas!

November 9, 2026
Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In