• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nikola Tesla, gjeniu pa Nobel

by Java News
10/07/2016 17:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njerëzimi kujton sot 160-vjetorin e lindjes së gjeniut Nikola Tesla (1856-1943), shkencëtar, hulumtues dhe zbulues i pajisjeve elektroteknike dhe radioteknike, i njohur si baba i rrymës alternative dhe i një numri të madh zbulimesh të tjera.

Kurorë e punës së tij shkencore është mirënjohja më e madhe që Teslës iu dha pas vdekjes, kur Komisioni Ndërkombëtar për Elektroteknikën vendosi që në të gjithë botën njësia matëse për induksion magnetik të quhet “Tesla”. Me këtë, Tesla u bë një nga të mëdhenjtë siç janë Volt, Amper, Faradej, Kelvin e tjerë.

Historia për Nikola Teslën fillon në fshatin Smiljan në Likë, Austrohungaria e atëhershme, Republika e sotme e Kroacisë, ku babai i tij Milutin ishte prift ortodoks serb. Që nga fëmijëria Tesla konsiderohej ekscentrik për shkak të ideve që nuk kuptoheshin nga të tjerët. Mbaron gjimnazin në vitin 1873 dhe pastaj në Grac me studime për politeknikë (1875-1878) dhe në vitet 1880 në studime të filozofisë së natyrës në Universitetin e Pragës.

Një vit më pas, në Budapest, Tesla filloi karrierën si inxhinier. Atje e realizon zbulimin e tij të parë, një aparat për rritjen e zërit tek telefoni. Një vit më vonë zbulon polin qarkor magnetik dhe shkon në Paris në zyrën evropiane në Edison. Tani asgjë nuk mund ta ndalojë Teslën e ri. Në vitin 1883, në Strasburg bën modelin e motorit me induksion dhe një vit më pas është në Amerikë si i punësuar në kompaninë e Edisonit ku mbetet për një vit.

Me shpirtin e tij të lirë në hulumtimin shkencor dhe tejkalimin e së pamundurës, Tesla formoi kompaninë e tij dhe i regjistron patentat e para në fushën e ndriçimit. Shpall patentat e motorit me induksion dhe sistemin për prodhim, përcjellje dhe përdorim të energjisë elektrike. Njëkohësisht fillon të ligjërojë para Shoqatës së inxhinierëve të elektroteknikës në Nju Jork dhe nënshkruan marrëveshjen e parë me Uashington për shfrytëzimin e patentave të tij. Pa dy vitesh filloi prodhimin e rregullt të motorëve me induksion.

Nikolla Teslla është i pandalshëm. Në vitin 1890 fillon të eksperimentojë me rrymën me frekuencë të lartë dhe  zbulon gjeneratorin e rrymës me frekuencë të lartë. Më pas patenton transformatorin pa bërthamë.

Tesla merret edhe me hulumtimin e rrezeve Rëntgen, hulumton mundësinë e transmetimit të energjisë pa tel, tregon një model të një anije të teledirigjuar, që është eksperimenti i parë i përdorimit të valëve të radios për kontrolle të gjatë. Pastaj, në Long Ajlend bën antenën e Radios Botërore me qëllim që të bëjë një sistem botëror për përcjellje të lajmeve dhe energjisë.

Bën skicat e para dhe llogaritë për aeromobil, i gjen patentat themelore për pompë dhe turbinë dhe gjenerator për ndriçim anësor tek lokomotiva, fiton patentë për avion me fluturim vertikal, dhe merret gjithashtu edhe me përmirësimin e procesit të prodhimit dhe përpunimit të hekurit dhe bakrit.

Kjo është vetëm një pjesë e punës shkencore të mendjes së ndritur të Nikola Teslës, i cili gjithë jetën e harxhoi në hulumtime dhe eksperimentime, pa të cilat bota nuk do të ishte ajo që është.

Megjithatë, Nikola Tesla asnjëherë nuk fitoi çmimin Nobel për veprat e tij shkencore.

Nikola Tesla vdes në gjumë, më 7 janar të vitit 1943 në Nju Jork në apartamentin e tij në hotelin “Njujorker” në Manhatan ku edhe jetonte. Ishte 87 vjeç.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

November 24, 2026
Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

November 24, 2026
Vance hedh poshtë zërat se SHBA u tërhoq: Administrata e Trump është optimiste për negociatat për paqe në Ukrainë

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

November 24, 2026
“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

November 24, 2026
Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

November 24, 2026
Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

November 24, 2026
Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

November 24, 2026
Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

November 24, 2026
Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

November 24, 2026
Panik në ajër, avioni me shqiptarë në bord pëson defekt gjatë fluturimit për në Tiranë! Kthehet me urgjencë në Londër, rrëfimi i pasagjerit

Lufta hibride? Kaos në qiellin britanik, bllokohen lokalizuesit për 140 avionë pasagjerësh në një ditë!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In