• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nigeri, kamikazja e tretë tregon pse nuk e shpërtheu bombën

by Aalison Pearse Stevens
12/02/2016 09:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një kamp që duhej të ishte strehë nga terrorizmi dhe dhuna u shndërrua në një zonë vdekje për dhjetëra njerëz në Nigeri. Të paktën 58 persona u vranë dhe mbi 80 të tjerë u plagosën kur dy kamikaze femra hodhën veten në erë në mes të kampit.

Viktimat ishin në një kamp për njerëzit e dëbuar apo të larguar nga dhuna e Boko Haram në provicën Borno në Nigeri. Mediat lokale thanë se masakra mund të kishte qenë më e frikshme, nëse një prej kamikazëve nuk do të ishte tërhequr.

Mësohet se tre femra të veshura me jelekë eksplozivë hynë në kamp dhe dy prej tyre hodhën vetën në erë duke vrarë me dhjetëra. Kamikazja e tretë nuk pranoi që ta kryente sulmin vetëm sepse mori vesh që familja e saj ishte në atë kamp.

“Ajo tha se ishte e frikësuar sepse e dinte që do të vriste njerëz, por gjithashtu frikësohej nga njeriu që i dha instruksionet dhe e solli në kamp. Ajo e dinte gjithashtu se i ati ishte në atë kamp dhe nuk dëshironte ta vriste. Ajo na tha se kishte tentuar të bindte edhe dy vajzat e tjera të braktisnin misionin, por nuk kishte arritur t’ua ndryshonte mendjen”, deklaroi Modu Awami, një ushtare e mbrojtjes që kishte marrë në pyetje kamikazen e tretë.

Pasi u dorëzua tek forcat e sigurisë, ajo tregoi se bashkë me dy kamikazet e tjerë ishte dërguar nga organizata terroriste Boko Haram për të sulmuar kampin në qytetin Dikua.

Autoritetet nigeriane thanë se e dyshuara tregoi se Boko Haram ka planifikuar sulme të tjera dhe kamikazë të shumtë janë gati ose janë nisur në misionet e tyre vetëvrasëse.

Policia nigerinae tha se tre kamikazet u infiltruan në kamp duke u shtirur sikur po i largoheshin luftës dhe për këtë arsye Boko Haram përdor femra, pasi për to është më e lehtë që të kalojnë kontrollet e sigurisë.

Next Post

Zoti Basha, bëhu lider!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me bordurën anësore! Ndërron jetë pasagjeri, arratiset shoferi në Durrës

Makina përplaset me bordurën anësore! Ndërron jetë pasagjeri, arratiset shoferi në Durrës

November 4, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Trump u kërkoi amerikanëve të votonin sikur ai të ishte në fletën e votimit. Ata e dëgjuan!

November 4, 2026
Virxhinia do të miratojë një amendament kushtetues për mbrojtjen e martesave mes personave të të njëjtës gjini

Virxhinia do të miratojë një amendament kushtetues për mbrojtjen e martesave mes personave të të njëjtës gjini

November 4, 2026
Obama pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA: Votuesit dërguan një mesazh të qartë, demokratët duhet të përveshin mëngët

Obama pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA: Votuesit dërguan një mesazh të qartë, demokratët duhet të përveshin mëngët

November 4, 2026
Pas rekordit historik, kriza e Hormuzit prek edhe tregun e makinave në Shqipëri. Bien regjistrimet në prill

Detyrimi i ri për taksën vjetore të makinave me naftë dhe benzinë, rritje deri në 2.7 herë

November 4, 2026
Demokratët në Merilend synojnë të ndryshojnë hartën zgjedhore për të marrë një tjetër vend në Kongres

Demokratët në Merilend synojnë të ndryshojnë hartën zgjedhore për të marrë një tjetër vend në Kongres

November 4, 2026
Pas humbjes në zgjedhjet e mes-mandatit, Trump ndryshon sloganin MAGA në VETO

Pas humbjes në zgjedhjet e mes-mandatit, Trump ndryshon sloganin MAGA në VETO

November 4, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

November 4, 2026
Irani pas zgjedhjeve në SHBA: Amerikanët i thanë jo luftës

Irani pas zgjedhjeve në SHBA: Amerikanët i thanë jo luftës

November 4, 2026
Mbyllen të gjitha qendrat e votimit në SHBA për zgjedhjet e mesit të mandatit 2026

Mbyllen të gjitha qendrat e votimit në SHBA për zgjedhjet e mesit të mandatit 2026

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In