• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zoti Basha, bëhu lider!

by Aalison Pearse Stevens
12/02/2016 09:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në dy ditët e fundit Partia Demokratike ka bërë një kthesë të fortë politike për miratimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Një javë më parë, kreu i saj Lulzim Basha deklaronte se opozita ishte gati të votonte ngritjen e Byrosë. Madje kërkonte që drafti të vinte sa më parë në Kuvend , akuzonte Qeverinë dhe Kryeministrin Edi Rama se po mbante të fshehur dokumentin për të cilin kishin rënë dakord të gjitha palët: PS, PD dhe LSI. Qeveria miratoi të mërkurën draftin që është hartuar veç ekspertëve politikë, edhe nga ekspertët e SHBA dhe BE, duke plotësuar dëshirën e kreut të PD-së për ta sjellë sa më parë në Parlament. Pra dukej se konsensusi ishte arritur dhe votimi ishte çështje formale, por dje opozita ndryshoi krejtësisht qëndrim.

Basha dje deklaroi se drafti nuk do të marrë votat e PD-së, pasi varianti i qeverisë nuk është ai për të cilët janë dakordësuar palët. Deklaratat e Bashës u parapri nga një qëndrim i ish-kryeministrit Sali Berisha mbrëmjen e së mërkurës. Dje Kuvendi u përfshi nga debate se kush kishte të drejtë. Palët kërcënuan njëra-tjetrën se do të nxirrnin në publik detaje nga negociatat PS-PD ku ishte diskutuar dokumenti i Byrosë Kombëtare të Hetimit. E gjitha kjo situatë ka vënë në pozitat e gënjeshtarit një prej aktorëve kryesorë politikë. Nga një anë mazhoranca, kryeministri dhe Ministri i Brendshëm thonë se deri dy ditë më parë kishin rënë dakord me Bashën, por pas daljes së Berishës gjërat ndryshuan. Nga ana tjetër janë dy qëndrime të Bashës;ai para publikimit të draftit dhe qëndrimi i ditës së djeshme që mohon dokumentin e miratuar nga qeveria. Në këtë rast janë argumentet e Bashës ato që nuk bindin dhe tregojnë luhatje në linjën zyrtare të Partisë Demokratike. Por e verteta mbetet se nuk është Basha në bindjen e tij, porse ka vendosur ish-lideri i PD-së.

Nuk është vetëm mungesë serioziteti, por më shumë se kaq është mungesë lidershipi në Partinë Demokratike. Qëndrime të tilla dëmtojnë në radhë të parë vetë opozitën, por edhe karrierën personale të kryetarit të saj. Përgjigjen e pyetjes së përse u tërhoq Basha e dinë të gjithë në Partinë Demokratike. Tërheqja lidhet me qëndrimin e ish-kryetarit Sali Berisha. Porsa u miratua drafti nga qeveria ai ishte i pari që e sulmoi duke i dhënë sinjal mbështetësve të tij që të bënin të njëjtën gjë. I gjendur para faktit të kryer, Basha nuk kishte rrugë tjerr veçse ti bashkohej argumenteve të Berishës duke thënë se drafti nuk është ai për të cilin kishin rënë dakord me Ramën.

Por në këtë rast Basha jo vetëm mori përsipër kostot e një dyzimi politik, por dëmtimin e imazhit si një partner i besueshëm tek ndërkombëtarët. Në miratimin e këtij ligji nuk është vetëm PS dhe LSI, por edhe ndërkombëtarët. Ndaj dhe qëndrimet e kreut të PD-së u kanë dhënë një arsye më shumë ambasadorëve që sa herë të flasin me opozitën më parë të kalojnë nga zyra e Berishës. Në të vertetë Berisha po e dëmton imazhin e liderit të PD-së, i cili në të vertetë është një lider i një brezi të ri, europian. Ndaj një situatë të tillë mund t’i japë fund vetëm Lulzim Basha. Pas tre vitesh në drejtimin e Partisë Demokratike duhet të tregojë se është ai kryetari dhe jo një “zëvendës” i ish-kryetarit. Është koha që jo vetëm të shpëtojë fytyrën e PD-së që është bërë objekt barsoletash mes diplomatëve, por edhe të tregoj se ai nuk është një politikan kalimtar në PD. Është koha të tregoj se është Lider.

Sigurisht, nuk është e lehtë të shpëtojë nga hija e ish-kryetarit në PD. Por Bashën nga Berisha e shpëton vetëm Basha. Një lider që nuk fiton “betejën” politike me të vetët nuk do jetë në gjendje as të fitojë zgjedhjet me kundërshtarët. Zgjedhjet nuk janë larg dhe Bashës nuk i mbetet shumë kohë të tregojë se është ai kryetari i real i partisë. Në të kundërt do të duket sikur u zgjodh kryetar vetëm për të zgjidhur hallet e Berishës me drejtësinë duke bllokuar Byronë dhe Reformën në Drejtësi.

Ndonëse Bashën e zgjodhi vetë Berisha, porse me këto qëndrime vetëm sa po e sakaton politikisht dhe publikisht. Kryetari de jure i PD-së ka nevojë të sfidojë krejt lidershipin e vjetër në selinë blu, pasi vetëm sa zgjat agoninë e tij për të fituar zgjedhjet e për ta kthyer PD-në në pushtet.

Edhe Berisha ka nevojë ta lerë të lirë Bashën, nëse e zgjodhi si më të mirin në selinë blu.

Zgjidhja është: ose të ikë Basha, ose të largohet Berisha nga dëshira për të diktuar!

Koha Jonë

Next Post

Stephen Hawking braktis ateizmin: Po, Zoti ekziston!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejt plazhit të Shëngjinit pas zgjedhjeve! Qytetarë të shumtë nga Kosova mbushin bregdetin

Velipoja, sezon me fluks pushuesish/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

June 7, 2026
Rreth 7% më pak votues deri në orën 15:00 krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit dhe të shkurtit 2025 në Kosovë

Rreth 7% më pak votues deri në orën 15:00 krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit dhe të shkurtit 2025 në Kosovë

June 7, 2026
Brazili dhe Argjentina gati për Botërorin/ Fitojnë edhe Gjermania me Portugalinë

Brazili dhe Argjentina gati për Botërorin/ Fitojnë edhe Gjermania me Portugalinë

June 7, 2026
Drejt plazhit të Shëngjinit pas zgjedhjeve! Qytetarë të shumtë nga Kosova mbushin bregdetin

Drejt plazhit të Shëngjinit pas zgjedhjeve! Qytetarë të shumtë nga Kosova mbushin bregdetin

June 7, 2026
Berisha: Rama po fsheh të vërtetën për projektin në Zvërnec, të bëjë transparencë

Berisha: Rama po fsheh të vërtetën për projektin në Zvërnec, të bëjë transparencë

June 7, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Gen. Z\ “Suksesi” i protestës vret ndryshimin

June 7, 2026
Krisje besimi mes aleatëve? SHBA-të dyshojnë se Izraeli spiunon politikat ndaj Iranit

Krisje besimi mes aleatëve? SHBA-të dyshojnë se Izraeli spiunon politikat ndaj Iranit

June 7, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 8 qershor 2026

June 7, 2026
Vrau policin dhe plagosi një tjetër/ Zbardhet dëshmia e Braçellarit nga shtrati i spitalit: S’kam lidhje me drogën

Çobani i punësuar kallëzoi Violand Braçellarin, zbulohen detaje të reja nga operacioni policor ku mbeti i vrarë Enea Mekolli

June 7, 2026
Mori pjesë në disa aksione për arrestimin e Violand Braçellarit, ish-kolegu i Enea Mekollit: Shkonim pa mjete mbrojtëse

Mori pjesë në disa aksione për arrestimin e Violand Braçellarit, ish-kolegu i Enea Mekollit: Shkonim pa mjete mbrojtëse

June 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In