• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nigel Farage ‘befason’ përsëri: Të huajt që vrasin ose përdhunojnë në Britani do t’i dërgojmë në burgje në Kosovë!

by A. Q
11/08/2026 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lideri i Partisë Reform UK, Nigel Farage, ka deklaruar se personat që kanë shkuar në Britaninë e Madhe dhe kryejnë vrasje ose përdhunime, duhet të dërgohen për të vuajtur dënimin në burgje jashtë vendit, duke përmendur si opsion dhe Kosovën.

Në një postim në rrjetet sociale ai shkroi:

“Nëse keni ardhur në Britani dhe keni vrarë ose përdhunuar dikë, do t’ju dërgoj në një burg në El Salvador, Kosovë ose diku tjetër, pa asnjë hezitim”.

Deklarata vjen në kuadër të prezantimit të planit të Reform UK për deportimin e të gjithë të burgosurve të huaj nga burgjet britanike, përfshirë mundësinë e dërgimit të tyre në vende të treta.

Farage ka qenë prej vitesh një nga zërat më të ashpër kundër emigracionit. Ai ka kërkuar ngrirjen e emigracionit jo thelbësor, deportimin e emigrantëve që ndodhen ilegalisht në Britani dhe masa më të forta për kontrollin e kufijve, duke e bërë emigracionin një nga temat kryesore të programit të Reform UK.

Reform UK është aktualisht një nga forcat kryesore politike në Britani. Partia e drejtuar nga Farage renditet mes partive me mbështetjen më të lartë në sondazhet kombëtare, duke konkurruar me Laburistët dhe Konservatorët.

Partia është zotuar të deportojë mbi 10 mijë shtetas të huaj që aktualisht vuajnë dënimin në burgjet e Britanisë.

Zëdhënësi i saj për Çështjet e Brendshme, Zia Yusuf, shkroi në rrjetin X se, nëse vendet e origjinës nuk pranojnë t’i marrin mbrapsht, kriminelët do të dërgohen “të vuajnë dënimin në vende si El Salvadori dhe Kosova.”

Sipas raportimeve të mediave britanike, Nigel Farage ka nisur tashmë bisedime me El Salvadorin, i njohur për burgjet e tij gjigante me masa shumë të ashpra sigurie.

Një delegacion i Reform UK pritet të udhëtojë në muajt në vijim drejt vendit të Amerikës Qendrore për të diskutuar mundësinë e dërgimit të kriminelëve të huaj në ato burgje.

Duke prezantuar politikën e partisë për burgjet, Zia Yusuf u zotua se Reform UK do të “ndryshojë ligjin, në mënyrë që personat që kryejnë krime të rënda si vrasje, vrasje pa paramendim, përdhunim dhe akte të rënda dhune të vuajnë të plotë dënimin e tyre.”

“Është e pabesueshme që në burgjet britanike ndodhen mbi 10 mijë shtetas të huaj. Ne do t’i deportojmë të gjithë shtetasit e huaj nga burgjet tona. Nëse vendet e tyre nuk i pranojnë, do t’i dërgojmë të vuajnë dënimin në vende si El Salvadori dhe Kosova. Hapësirën e krijuar do ta përdorim për të siguruar që kriminelët e rrezikshëm të qëndrojnë aty ku e kanë vendin – pas hekurave”, tha Yusuf.

 

Next Post
Trump nënshkruan urdhër që kërkon më pak vaksina për fëmijë -

Trump nënshkruan urdhër që kërkon më pak vaksina për fëmijë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

EMRI/ Bie nga kati i dytë i banesës ku po kryente punime, humb jetën 64-vjeçari në Gjirokastër! Policia arreston punëdhënësin

October 5, 2026
Ambasadori amerikan Wendt takohet me kreun e SPAK dhe e njeh me tre prioritetet e Trump: Luftë kundër krimit, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm!

Ambasadori amerikan Wendt takohet me kreun e SPAK dhe e njeh me tre prioritetet e Trump: Luftë kundër krimit, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm!

October 5, 2026
“Ta mbyllim ndeshjen sa më shpejt”- Sfida me San Marinon, Manaj në konferencë: Rekordi i Bogdanit? S’ka rëndësi kush shënon, por…

“Ta mbyllim ndeshjen sa më shpejt”- Sfida me San Marinon, Manaj në konferencë: Rekordi i Bogdanit? S’ka rëndësi kush shënon, por…

October 5, 2026
Liga e Kombeve/ Nesër sfida me modestët e San Marinos, tekniku Maran në konferencë: Nuk ka ndeshje të lehta! As Berisha dhe as Sherri, në portë do të luajë…

Liga e Kombeve/ Nesër sfida me modestët e San Marinos, tekniku Maran në konferencë: Nuk ka ndeshje të lehta! As Berisha dhe as Sherri, në portë do të luajë…

October 5, 2026
Betejë për ujin e Burimasit në Maliq, banorët e fshatit i zënë rrugën ndërtimit të ujësjellësit dhe përplasen me Policinë!

Betejë për ujin e Burimasit në Maliq, banorët e fshatit i zënë rrugën ndërtimit të ujësjellësit dhe përplasen me Policinë!

October 5, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Nuk është teknika e votimit problemi, por teknika e bërjes së votës

October 5, 2026
VIDEO/ Tensione në Kosovë, deputeti i VV-së tentoi të dilte nga Kuvendi, protestuesit e kthejnë me forcë brenda gardhit!

VIDEO/ Tensione në Kosovë, deputeti i VV-së tentoi të dilte nga Kuvendi, protestuesit e kthejnë me forcë brenda gardhit!

October 5, 2026
Dhunoi një vajzë dhe vëllanë e saj të mitur, AMP arreston oficerin e Patrullës së Policisë!

EMRI/ Mori ryshfet për të ndihmuar një person me “arrest shtëpie” që të largohej nga banesa, AMP arreston efektivin e Policisë në Elbasan

October 5, 2026
Dyshohet se ‘gjobiste’ punonjëset, arrestohet bashkëshorti i ish-drejtoreshës së akuzuar të Postës Durrës! U kërkonte çdo muaj…

Dyshohet se ‘gjobiste’ punonjëset, arrestohet bashkëshorti i ish-drejtoreshës së akuzuar të Postës Durrës! U kërkonte çdo muaj…

October 5, 2026
Liga e Kombeve/ Italia përballë Turqisë, Franca sfidon Belgjikën, garë e fortë për vendin e parë në grup

Liga e Kombeve/ Italia përballë Turqisë, Franca sfidon Belgjikën, garë e fortë për vendin e parë në grup

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com