Nicole Kidman e ka shijuar kohën që ka jetuar e punuar në Londër. Ajo u shfaq vërtet e entuziazmuar që ishte një nga të ftuarat e edicionit të 60-të të ndarjes së çmimeve Gratë e Vitit, zhvilluar sot në Londër.
Aktorja 48-vjeçare u paraqit me një fustan të bukur dantelle, duke tërhequr vëmendjen, teksa mbërriti në eventimentin e mbajtur në InterContinental London Park Lane.