Kur sheh linjat që ka teksa vallëzon me një veshje të tejdukshme, është e qartë që Kate Hudson i kushton shumë rëndësi palestrës.
Por, jo! Aktorja 36-vjeçare thotë se nuk shpenzon aspak nga dy orë në ditë në palestër, përkundrazi, koha e stërvitjes për të është shumë më e shkurtër, vetëm 20 minuta, pa lënë pas dore kujdesin për fëmijët.
“Ka ditë kur marr fëmijët – Ryder me biçikletën e tij dhe Bing në karrocë – dhe dal me vrap kodrave”.
Vajza e aktores së famshme Goldie Hawn është e njohur edhe për joga në aeroplan. “Unë bëj gjëra që njerëzve iu duken çmenduri”, deklaron aktorja për revistën “Allure”.











