Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy përballet me një dënim të mundshëm me burg pasi një gjykatë në Paris e shpalli atë fajtor për financimin ilegal të përpjekjeve të tij të pasuksesshme të rizgjedhjes në vitin 2012.
Sipas Guardian, Sarkozy, i cili nuk ishte në gjykatë për verdiktin, ka mohuar akuzat dhe potencialisht mund të apelojë kundër vendimit.
Prokurorët thanë se pothuajse dyfishi i shumës maksimale të lejuar prej 22.5 milionë euro u shpenzua për fushatën, në një zgjedhje që ai humbi përballë François Hollande i partisë Socialiste.
Ai i tha gjykatës në qershor se nuk kishte përfshirë në logjistikën e fushatës apo në mënyrën se si ishin shpenzuar paratë. Gjykata tha se ai ishte vënë në dijeni për shpenzimet e tepërta dhe nuk ishte e nevojshme që ai të kishte miratuar çdo pagesë individuale për të qenë përgjegjës.
Sarkozy u shpall fajtor në një gjykim të veçantë në mars për përpjekjen për të korruptuar një gjykatës në mënyrë që të merrte informacion konfidencial në lidhje me një hetim gjyqësor. Ish-presidenti u dënua me tre vjet burg në atë gjyq, dy prej të cilave u pezulluan, por në fakt nuk ka kaluar ende kohë në burg, ndërsa apeli i tij është në pritje.
g.kosovari