• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 11, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ngujimi 43-ditor i kryetarit të Leposaviçit: Familja s’e di sa mund të zgjasë

by A R
12/07/2023 09:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i ri shqiptar i Leposaviçit, komunë e banuar me shumicë serbe në veriun e Kosovës, po qëndron i mbyllur në ndërtesën komunale, prej kur hyri aty, mbi dyzet ditë më parë. Lulzim Hetemi u ndihmua nga njësia speciale e Policisë së Kosovës që të futej në zyrën e tij, mëngjesin e hershëm të 29 majit, dhe që nga ajo ditë nuk është raportuar të ketë dalë nga objekti komunal.

Aty, Lulzim Hetemi ha, rri, punon, pastrohet dhe fle. Hyrja e tij në objektin komunal u prit me protesta nga banorë vendës serbë dhe nga grupe të ndryshme të dhunshme, që sulmuan forcat e rendit dhe gazetarët e mbledhur.

Vëllai i kryetarit të Leposaviçit pohon se familjari i tij po punon në kushte të jashtëzakonshme brenda ndërtesës komunale, por thotë se nuk mund t’i komentojë arsyet se “si dhe pse ai [Lulzim Hetemi] po rri ende brenda komunës”.

“Normalisht, puna e kryetarit është shumë sfiduese. Besoj, dhe shpresoj që ia del, por, këto rrethana, normalisht, janë shumë të rënda për të dhe për ne. Është problem të punohet në këto kushte, por, besoj se ai do t’ia dalë. Pse, si po qëndron, nuk mund të flas në emër të tij”, deklaron Bashkim Hetemi për Radion Evropa e Lirë.

Ai thotë se e gjithë familja Hetemi është e shqetësuar për mungesën e funksionimit të rendit dhe të ligjit në pjesën veriore të Kosovës.

Sipas Bashkim Hetemit, “diçka nuk është në rregull” as me qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare, e cila, ndonëse deklaroi njohjen e rezultatit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, po kërkon largimin e kryetarëve, përfshirë vëllain e tij, nga ndërtesat komunale.

Bashkim Hetemi thotë se komunikon shpesh me Lulzim Hetemin, porse nuk e ka të qartë edhe sa do të jetë në gjendje vëllai i tij ta ushtrojë funksionin e kryetarit, në kushtet e tanishme.

“Nuk e di sa gjatë mund të shkojë në këto rrethana, por, rrethanat në të cilat po punon ai [Lulzim Hetemi] janë të jashtëzakonshme. Shumë e ka të vështirë punën. Atë nuk po e lejojnë të punojë normalisht”, shprehet Bashkim Hetemi.

Radio Evropa e Lirë e ka kontaktuar disa herë kryetarin e Leposaviqit, që nga mbyllja e tij në vendin e punës, por ai nuk është përgjigjur. Lulzim Hetemi është kontaktuar edhe për këtë artikull, por ai nuk u është përgjigjur as thirrjeve, as porosive me shkrim në telefon.

Partia s’e komenton ngujimin e Hetemit

Se pse Hetemi po vazhdon të mos largohet nga ndërtesa e komunës nuk ka folur as partia që ai i përket, Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

Subjekti politik, që udhëheq edhe Kosovën në nivelin qendror, nuk ka komentuar as kur është pyetur se edhe sa kohë do të vazhdojë Hetemi të qëndrojë i ngujuar.

Por, se Hetemi e kishte seriozisht qëndrimin në ndërtesën komunale në Leposaviq, bëri të ditur kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i LVV-së, Albin Kurti. Kur po përshkruante një telefonatë me Hetemin, Kurti tha më 11 qershor se “teksa unë isha i brengosur se mos është mërzitur [Hetemi], ai ishte brengosur se mos jam mërzitur unë”.

Hetemi është vizituar në ndërtesën komunale në Leposaviq nga zyrtarë të ndryshëm të Qeverisë së Kosovës – përfshirë ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi; ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla; ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu – si dhe nga deputetë të LVV-së.

Protestat kundër kryetarit të ri shqiptar janë duke vazhduar në Leposaviq.

Pas rritjes së tensioneve në komunat në veriun e Kosovës, të banuara me shumicë serbe, komuniteti ndërkombëtar, duke përfshirë Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kërkoi që kryetarët e rinj të largoheshin nga objektet komunale, dhe t’i ushtronin funksionet e tyre nga ndërtesa alternative.

Kështu vepruan kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, dhe ai i Zveçanit, Ilir Peci – që të dy nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Përveç Hetemit, që mbetet i ngujuar në objektin e komunës në Leposaviq, largimin nga objekti komunal raportohet se kohë pas kohe e bën edhe kryetari i Mitrovicës së Veriut.

Erden Atiq nuk ka folur për këto pohime, ndonëse është parë në disa raste jashtë ndërtesës së komunës, përfshirë në një aktivitet në Ambasadën amerikane në Prishtinë, për shënimin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

Atiq nuk i është përgjigjur interesimit të Radios Evropa e Lirë rreth këtyre pohimeve. I kontaktuar disa herë nga REL-i, Atiq nuk ka kthyer përgjigje.

Megjithatë, pohimet se, në periudha të ndryshme, Atiq ka qëndruar edhe natën në objektin e komunës, i mohon nënkryetarja e Mitrovicës së Veriut, Katarina Agjançiç.

“Atiq qëndron në ndërtesën e komunës jashtë orarit të punës. Ai është këtu nga ora 8 deri në orën 4, ose ndoshta më vonë, por sigurisht që shkon në shtëpi. Ai jeton në Mitrovicë [të Jugut]”, shprehet Agjançiç për Radion Evropa e Lirë.

Ajo shton se konsultohet me Atiqin për të gjitha vendimet, dhe se bashkëpunimi mes tyre është i mirë, por thekson se duhet edhe pak kohë që komuna e Mitrovicës së Veriut të punojë me kapacitet të plotë.

“Ne ende po organizohemi, po emërojmë drejtorë departamentesh, ka shumë sektorë të pambuluar, por, po zgjidhim [punët] gradualisht. Kur të kemi emëruar të gjithë drejtorët, do të shpallim edhe konkursin për përzgjedhjen e zyrtarëve. Mezi pres që të fillojnë investimet kapitale, që qytetarët ta ndiejnë përmirësimin”, thotë ajo.

Markoviç: Kryetarët nuk zgjidhin dot asnjë problem esencial

Drejtori i programeve në organizatën “Aktiv”, më bazë në Mitrovicën e Veriut, Igor Markoviç, thotë se kryetarët e rinj nuk mund të zgjidhin asnjë problem esencial për jetën e qytetarëve.

“Përderisa të dyja komunat [Leposaviçi dhe Zubin Potoku] vuajnë nga shumë probleme që duhet të zgjidhen shpejt, kryetarët e porsazgjedhur nuk po merren me këto çështje kyç, duke e rrezikuar kështu edhe më shumë procesin e integrimit të veriut të Kosovës, që zbatohet që nga viti 2013”, shprehet Markoviç për Radion Evropa e Lirë.

Ai vlerëson se kryetarët po bëjnë edhe gabime, duke iu referuar vendimit të komunës së Mitrovicës së Veriut për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër, mes saj dhe Mitrovicës së Jugut, në një kohë kur, siç thotë ai, tensionet kishin kulmuar.

Markoviq pohon se kryetari i Mitrovicës së Veriut ka pasur dhe tema më me prioritet, me të cilat do të duhej të merrej, përfshirë çështjen e qenve endacakë, mungesën e hapësirave të gjelbra publike, problemet me ujësjellësin, si dhe parkimin e paligjshëm.

Ndërkaq, për kryetarin e Leposaviçit, Markoviç thotë se, përveç se ka përfunduar në ballinat e mediave lidhur me ngujimin e tij në ndërtesën e komunës, nuk ka bërë asnjë gjë që parashihet në përshkrimin e detyrave të tij të punës.

“Për më tepër, refuzimi i tij për t’u larguar nga ndërtesa ka tërbuar edhe më shumë komunitetin lokal, aq sa ai ka humbur edhe legjitimitetin më të vogël ‘në sytë e komunitetit’, i cili mund të ishte ndërtuar gradualisht, përmes zbatimit të të ashtuquajturit rol të kryetarit teknik, në ndonjë objekt tjetër, siç ishte rasti në dy komunat e tjera veriore të Kosovës”, shprehet Markoviç për REL-in.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komuna veriore të Kosovës, të banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç – u mbajtën më 23 prill të këtij viti, pas dorëheqjes së kryetarëve nga radhët e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës – në nëntorin e 2022-tës.

Ato u bojkotuan nga popullata shumicë serbe në atë zonë, që tani nuk i pranon kryetarët e rinj shqiptarë, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës njoftoi se në procesin e votimit morën pjesë vetëm rreth 3 për qind të personave me të drejtë vote.

Zubin Potokun dhe Zveçanin i fituan kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës, ndërsa Mitrovicën e Veriut dhe Leposaviçin i mori Lëvizja Vetëvendosje.

Që nga marrja e detyrës, aktiviteti i kryetarëve të rinj është shumë i kufizuar, ndërsa legjitimiteti po iu kontestohet.

Largimi i Hetemit dhe i Atiçit nga zyra është një prej kërkesave që komuniteti ndërkombëtar i ka paraqitur Qeverisë së Kosovës, në planin që ka paraqitur për shtensionimin e situatës në veriun e Kosovës.

Në këtë pjesë të Kosovës, protestat e banorëve serbë kundër kryetarëve të rinj shqiptarë u përshkallëzuan edhe në përleshje të dhunshme, me dhjetëra të plagosur – në mesin e të cilëve edhe ushtarë të misionit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë, KFOR.

Qeveria e Kosovës njoftoi më 11 korrik se është pajtuar që të zvogëlojë praninë policore në veri dhe të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, si pjesë e veprimeve për të shtensionuar situatën.

/a.r

Next Post
Berisha vjell vrer ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe “kërcënon”: Portin e Durrësit d o ta çojmë në Strasburg!

Si i shërben Ramës, Foltorja e Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

35-vjetori i themelimit të PD, dëgjohen ulërima dhe ofendime(VIDEO)

35-vjetori i themelimit të PD, dëgjohen ulërima dhe ofendime(VIDEO)

December 11, 2025
Berisha: Djali i arteve që u afrua te PD 35 vite më parë nuk duroi dot as disa orë te ne, sot është fatkeqësia më e madhe e kombit

Berisha: Djali i arteve që u afrua te PD 35 vite më parë nuk duroi dot as disa orë te ne, sot është fatkeqësia më e madhe e kombit

December 11, 2025
Pritet nga mbështetës e demokratë/ Ervin Salianji nis takimin në Gjirokastër (VIDEO)

Pritet nga mbështetës e demokratë/ Ervin Salianji nis takimin në Gjirokastër (VIDEO)

December 11, 2025
Debate në Kuvend: “Nga viti 2026, bonusi i pensioneve pjesëtohet”/ Balla-Muçit: Mos je dhe ti nga këta të Lulit? Ku e ke bërë matematikën

Debate në Kuvend: “Nga viti 2026, bonusi i pensioneve pjesëtohet”/ Balla-Muçit: Mos je dhe ti nga këta të Lulit? Ku e ke bërë matematikën

December 11, 2025
“Zbarkon” në Vlorë FNSH-ja, kontrolle të befasishme në banesa dhe akse rrugore

“Zbarkon” në Vlorë FNSH-ja, kontrolle të befasishme në banesa dhe akse rrugore

December 11, 2025
VIDEO-E çuditshme në futbollin europian/ Tifozët i vënë flakën stadiumit pasi ekipi ra nga kategoria

VIDEO-E çuditshme në futbollin europian/ Tifozët i vënë flakën stadiumit pasi ekipi ra nga kategoria

December 11, 2025
Aktivistë të lëvizjes “Bashkë” protestë para Kuvendit kundër Ramës dhe buxhetit 2026: “Taksoni dhjamin, jo djersën”

Aktivistë të lëvizjes “Bashkë” protestë para Kuvendit kundër Ramës dhe buxhetit 2026: “Taksoni dhjamin, jo djersën”

December 11, 2025
Zbulohet data, kur do të nisë gjyqi për shpërthimin në Ibër-Lepenc

Zbulohet data, kur do të nisë gjyqi për shpërthimin në Ibër-Lepenc

December 11, 2025
Ndërpritet seanca, debati PS-PD për raportimin e krerëve të drejtësisë, Balla “kërcënon” se do kalohet në votim

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK/ Balla uron Brahon: Shpresojmë që punët e mira të nisura nga Dumani të vazhdojnë

December 11, 2025
Sekuestrohet arsenal armësh, publikohen emrat e të dyshuarve si vrasës me pagesë

Sekuestrohet arsenal armësh, publikohen emrat e të dyshuarve si vrasës me pagesë

December 11, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In