• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngrihet flamuri i BE, Rama: Do doja të ishte edhe opozita, por ndodhet në një hendek që bie ndesh me frymën europiane

by A R
20/07/2022 08:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëpërmjet një ceremonie të veçantë ku morën pjesë anëtarë të qeverisë, mazhorancës, trupa diplomatike, përfaqësues të feve dhe të ftuar të tjerë, flamuri i Bashkimit Europian u ngrit në godinën e Kryeministrisë në Tiranë një ditë pas hapjes së negociatave me BE-në.

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij, tha se ky çast shënon një tjetër nivel për Shqipërinë.

“Ngritja e këtij flamuri sot në selinë e Kryeministrisë shënon ngritjen e Shqipërisë në një tjetë nivel jo vetëm në marrëdhënien me BE por dhe me të ardhmen e saj, institucionet, liritë dhe të drejtat, sigurinë dhe zhvillimin e saj në çdo drejtim. Por ky moment shënon edhe ngritjen në një moment tjetër detyrimesh të marrëdhënieve të shoqërisë me vlerat, parimet, standardet, rregullat dhe frymën e bashkëjetesës demokratike evropiane”.

Në këtë ceremoni mungonin përfaqësues të opozitës, e në këtë aspekt, Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të donte që të ishin të pranishëm. Por, kjo ishte e pamundur, tha ai, për shkak të pozitës në të cilën ndodhet opozita.

“Do kisha dashur që sot të ishte këtu dhe opozita jo thjesht sepse kjo gjithçka që është arritur në këtë rrugë të gjatë mban vulën e palës tonë, por sepse ky nivel i ri marrëdhëniesh i Shqipërisë me BE natyrshëm kërkon edhe një nivel të ri marrëdhëniesh mes qeverisë dhe opozitës. Sot për sot opozita ndodhet në një hendek të madh mes një pjese të identifikuar me gjithçka bie ndesh me frymën e marrëdhënieve me BE që nga korrupsioni domethënës te minimi i demokracisë dhe një pjesë tjetër që ndryshon se nuk është damkosur si e padëshirueshme dhe këta të dytët edhe kur i fton nuk vijnë sepse kanë frikë nga të parët kështu që hë për hë do bëjmë siç kemi bërë gjithmonë”.

Kryeministri nuk la pa falenderuar as shtetet partnere që kanë kontribuuar në zhvillimin e Shqipërisë.

“Do kisha dashur të mos ishte nevoja të bëja më shumë në drejtim të miqve dhe partnerë tanë ndërkombëtarë. Mirëpo rruga e mundimshme më kanë bërë më shumë se njëherë dëshmitarë të faktit se kjo arritje historike do mendohej pa ndihmën e tyre aq sa do mendohej Reforma në Drejtësi pa ndihmën e aleatëve tanë strategjikë. Unë e di se mes përfaqësuesve të vendeve mike këtu të pranishëm ka disa që i gëzohen kësaj arritje historike më shumë se sa disa syresh që nxijnë më shumë se shpirti i tyre. Prandaj dua t’i falenderoj për gjithçka bënë, dua edhe t’u kërkoj ndjesë për gjithë çfarë u kanë dëgjuar veshët nga gojët e shthurura të Shqipërisë. Kujtoj këtu ambasadoren Vlahutin, ambasadorin Donald Lu dhe ambasadorin Luigi Soreca”. 

/a.r

Next Post
Autorët u dolën para dhe zbrazën armët! Si u vranë tre persona në Fushë-Krujë: Njëri prej tyre doli nga mjeti dhe…

Vrasja në Fushë-Krujë, dy nga celularët e viktimave të dëmtuar pjesërisht. Ja skema e atentatit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë -

Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë –

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin -

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin –

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com