• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ngrihen dyshime mbi vaksinën anti-COVID, mund të lehtësojë simptomat por nuk do të parandalojë virusin

by Ardit Rada
27/09/2020 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompanitë farmaceutike po synojnë që të krijojnë një vaksinë Covid-19  e cila do të jetë në dispozicion në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa shkencëtarët kërkojmë që të bëhet kujdes për efektivitetin e saj.

Sipas ekspertëve të shëndetit në Britani, një vaksinë Covid-19 nuk do të parandalojë zhvillimin e virusit, por mund të lehtësojë vetëm simptomat, njejtë si bëjnë edhe medikamentet.

Studiuesit u thanë ministrave se vaksina e parë që fiton miratimin e rregullatorit do të jetë  pjesërisht efektive.

Një burim informoi “The Times” se vendet duhet të përdorin maksimalisht vaksinën e gripit, sepse nuk i dihet nëse vaksina fillestare do të jetë efektive.

“Duket se rezultati më i mundshëm në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme është gjetja e një vaksine, që zvogëlon ashpërsinë e simptomave” shpjegojnë ekspertët.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se një vaksinë nuk do të jetë një “plumb argjendi” në trajtimin e virusit, i cili ka të ngjarë të  qarkullojë për shumë kohë.

Ndërsa përfitimet e një vaksine përfshijnë zvogëlimin e kërcënimit për individët me rrezik të lartë dhe zvogëlimin e rrezikut të njerëzve që sëmuren rëndë, kjo gjë nuk do të sjellë kthimin në jetën normale.

Eksperti i shëndetit publik, Chris Whitty ka thënë se një vaksinë ka gjasa të ketë një efektshmëri 40-60 përqind, të krahasueshme me një përhapje si gripi.

Ndërkohë, ekipi i Oksfordit duke zhvilluar një vaksinë ka vendosur një objektiv prej 50 përqind të mbrojtjes.

Megjithatë, shkencëtarët thonë se vaksina është një mjet i vlefshëm nëse zvogëlon gjysmën e rrezikut të prekjes nga virusi. Ekspertët synojnë që vaksina të jetë gati për gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

Charlie Weller, kreu i vaksinave në “Wellcome Trust”, tha se masa të tilla si distancimi social do të duhet të vazhdojnë ndërsa vaksina realizohet.

Mendohet se individët do të kërkojnë një dozë fillestare dhe një dozë tjetër më efektive më vonë. Disa mund të kenë nevojë për dy vaksina plotësisht të ndara, në varësi të sistemit të tyre imunitar.

Këtë javë, u zbulua se studiuesit britanikë synojnë të testojnë vaksinat tek vullnetarët në një seri “sfidash” në fillim të vitit të ardhshëm, i cili do të përfshijë vullnetarë të shëndetshëm që injektohen me Covid.

Më herët Financial Times raportoi se vullnetarët fillimisht do të injektoheshin me një vaksinë fillimisht por lufta ndaj Covid-19 nuk mbaron këtu. Ekspertët janë shprehur se historia mjekësore ka treguar se të njëjtat sfida janë vërejtur edhe më herët në testimin e vakainave të malaries, tifos dhe gripit, por ndryshe nga këto, nuk ka një trajtim të provuar se funksionon për Covid-19.SI

/e.rr

Next Post
“COVID-19 do zhduket në verë, si çdo virus”/ Mjeku: Sanatoriumi t’i rikthehet pacientëve të vet

Paralajmërimi i shkencëtarëve britanikë: Jo më karantinë! Mijëra njerëz do të vdisnin nga sëmundje të tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi frikë nga 11 shtatori”. Përkeqësimi i luftës në Gaza rrezik për sulme terroriste në SHBA

25 vjet pas ’11 shtatorit’: A fituan në fund terroristët?

September 10, 2026
Policia e Lezhës bllokon makinën luksoze “Rolls-Royce”, nis hetimi pasuror për pronarin me banim në Britani: S’kishte dokumentacion!

Policia e Lezhës bllokon makinën luksoze “Rolls-Royce”, nis hetimi pasuror për pronarin me banim në Britani: S’kishte dokumentacion!

September 10, 2026
Tensione në dëgjesën për Territorialen në Prrenjas, banorët e Rrajcës kundër shkrirjes së bashkisë! I kërkojnë llogari deputetëve të PS

Tensione në dëgjesën për Territorialen në Prrenjas, banorët e Rrajcës kundër shkrirjes së bashkisë! I kërkojnë llogari deputetëve të PS

September 10, 2026
Kryebashkiaku i Patosit kundër Reformës Territoriale dhe bashkimit me Fierin: Kemi performancë më të mirë se ata!

Kryebashkiaku i Patosit kundër Reformës Territoriale dhe bashkimit me Fierin: Kemi performancë më të mirë se ata!

September 10, 2026
Arrestohen 5 zyrtarë të Kadastrës, legalizuan si private një pronë ku ishte ndërtuar një qendër shëndetësore

Banesat pa certifikatë pronësie, Kadastra do shkojë “derë më derë”! Ja se si do kryhet procesi i verifikimit

September 10, 2026
GJKKO nuk bën asnjë hap pas, mbyll grupin në Whatsapp të gazetarëve që nuk u akredituan!

GJKKO nuk bën asnjë hap pas, mbyll grupin në Whatsapp të gazetarëve që nuk u akredituan!

September 10, 2026
Deco ‘shfryn’ ndaj organizatorëve: Skandaloze që Pedri e Raphinha nuk janë në garë për Topin e Artë, Lamine e meriton trofeun!

Deco ‘shfryn’ ndaj organizatorëve: Skandaloze që Pedri e Raphinha nuk janë në garë për Topin e Artë, Lamine e meriton trofeun!

September 10, 2026
Rriten tensionet edhe në “Detin e Kuq”, rebelët Houthi synojnë ishullin që kontrollon një nga rrugët më të rëndësishme tregtare globale

Rriten tensionet edhe në “Detin e Kuq”, rebelët Houthi synojnë ishullin që kontrollon një nga rrugët më të rëndësishme tregtare globale

September 10, 2026
“Kopsht zoologjik në burgun e sigurisë së lartë”- Gazetari bën deklaratëne  fortë: Luanë, pitbulla dhe arinj nëpër qeli, e suita që jepen me qira!

“Kopsht zoologjik në burgun e sigurisë së lartë”- Gazetari bën deklaratëne fortë: Luanë, pitbulla dhe arinj nëpër qeli, e suita që jepen me qira!

September 10, 2026
Shpërblim 6 mijë euro azilkërkuesve që kthehen me dëshirë nga Gjermania

Kontinenti i vjetër nuk është më i lakmueshëm, bien me 17% kërkesat për azil në vendet e BE-së

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com