• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngjitja në skenën e SHBA-ve, a e kaloi Ilir Meta ‘Ylberin’ në kurriz të Sali Berishës?

by Java News
02/07/2022 17:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fjalimi i Ilir Metës në skenën e Pallatit të Brigadave, në festën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbrëmjen e 1 korrikut 2022, ishte një suprizë për shumëkënd, si ata që i kanë ndjekur zhvillimet politike të muajve e viteve të fundit, deri edhe për shqiptarin më të pa interesuar.

Nëse do të ktheheshim pas në kohë, në mbremjen e 23 prillit 2021, dalja e përbashkët e Presidentit dhe ambasadores së SHBA-ve të premten në mbrëmje, as do të ishte imagjinuar edhe nga optimistët më të mëdhenj, ata që i bëjnë fresk politikës dhe politikanëve. Ndoshta as nga vetë Ilir Meta.

Marrëdhënia e Presidentit të Republikës me SHBA-të dhe përfaqësuesit e saj në vend, nga Donald Lu te Yuri Kim, ka qenë mjaft e trazuar, me shumë ulje dhe shumë pak ngritje.

Atëherë, çfarë po ndodh? Si ka mundësi që një politikan që deri dje përshkruhej si i dyti në radhë pas Sali Berishës për sanksione nga Departamenti i Shtetit, të marrë vëmendjen në festën më të rëndësishme të Amerikës?

Sinjalet ishin dhënë për një afrim të Metës me ambasadën e SHBA-së me pritjen e ish-ministrave të Jashtëm që vetë zonja Kim organizoi me rastin e përvjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA.

Por kjo ishte parë si një shenjë armëpushimi më shumë i diktuar nga marrëdhëniet institucionale.

Aq më tepër kur janë të freskëta përplasjet mes vetë ambasadores dhe Presidentit ende në detyrë, me replika publike të njëpasnjëshme për një mori çështjesh që nga reforma në drejtësi, zgjedhjet, “non gratta” i Berishës e sërish reforma në drejtësi.

Është e vërtetë që asnjë ambasador amerikan nuk vepron sipas shijeve personale të tij, por ka një agjendë të përcaktuar që e shtyn përpara.

Vetëm se nuk ka ndonjë rast të ngjashëm kur përplasjet e forta me politikanë të veçantë brenda më pak se 15 muajsh janë kthyer në buzëqeshje, shtrëngime duarsh e shkëmbime nderesh ceremonial, deri në një aktivitet kaq të rëndësishëm sa është festa e Pavarësisë së SHBA-ve.

Hamëndjet janë të shumta. Kalimi dy herë i “Ylberit” nga Ilir Meta, një herë në vajtje dhe një herë në kthim, ka më shumë logjikë për rastin e parë, kur i prishi marrëdhëniet me SHBA-të dhe përfaqësuesit e saj në Shqipëri për ato arsye që dihen, se sa për të dytin, kur duket se i ka normalizuar ato për arsye që ende nuk dihen.

Dhe në këtë pikë, ai që mund të jetë më i shqetësuari ndoshta, është një prej dy të munguarve të mëdhenj të festës së djeshme (të premten). Jo Edi Rama, por Sali Berisha.

I izoluar diplomatikisht nga i gjithë Perëndimi, i kufizuar edhe brenda partisë së tij nga shumica dërrmuese e grupit parlamentar, me të vetmin aleat në institucione siç ishte Ilir Meta, Berisha mund ta shohë këtë rikthim të Ilir Metës në skenën e e fjalimeve të festës amerikane, me dyshime të forta për tradhëtinë e mikut të tij të vetëm politik, ndoshta duke menduar se pas Edi Ramës e Lulzim Bashës, edhe ky mund të jetë duke i mbushur dosjen në SHBA.

Vëtëm koha do të tregojë se cila është e vërteta, kujt i shërbeu “pajtimi” i madh i Metës me SHBA-në, që nga nga Ilir Meta te Sali Berisha, e deri te vetë amerikanët dhe përse. Duke nisur nga 7 dhe 25 korriku e përtej./Gazeta Si

Next Post
Dështojnë urdhrat e mbrojtjes, viktimat e dhunës refuzojnë qendrat sociale

Dhunon dhëndërrin se i rrahu vajzën: Unë nuk mund të duroj t’ma prekin fëmijën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Ligji për tubimet me akt normativ, Balla: Nisma do të vijë nga qeveria…

October 26, 2026
Harta e re Territoriale, Balla: Jemi ende në konsultime, do presim afatin 60 ditor, qëllim përmirësimi i shërbimit ndaj qytetarit!

“Dorëheqja e Ramës s’ka për të ndodhur”, Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga ata të Serbisë

October 26, 2026
Trump sulmoi Norvegjinë për Nobelin e Paqes, reagon ministri i Jashtëm norvegjez

Trump sulmoi Norvegjinë për Nobelin e Paqes, reagon ministri i Jashtëm norvegjez

October 26, 2026
Holanda: 500 milionë dollarë për të mbrojtur pyjet tropikale

Holanda: 500 milionë dollarë për të mbrojtur pyjet tropikale

October 26, 2026
Çmimet e gazit në Evropë arrijnë nivelin më të lartë të katër viteve

Çmimet e gazit në Evropë arrijnë nivelin më të lartë të katër viteve

October 26, 2026
Humbja e Vuçiç, reagon Veliaj: Urime studentëve për rrëzimin e makiavelistit dhe populistit të Beogradit

Humbja e Vuçiç, reagon Veliaj: Urime studentëve për rrëzimin e makiavelistit dhe populistit të Beogradit

October 26, 2026
Pas më shumë se 10 muajsh në mërgim, liderja e opozitës venezueliane Machado kthehet në vend

Pas më shumë se 10 muajsh në mërgim, liderja e opozitës venezueliane Machado kthehet në vend

October 26, 2026
Zbulohet banesa me lëndë piroteknike, arrestohet 32-vjeçari që dyshohet se u shiste fishekzjarrë protestuesve të maskuar

Zbulohet banesa me lëndë piroteknike, arrestohet 32-vjeçari që dyshohet se u shiste fishekzjarrë protestuesve të maskuar

October 26, 2026
Një në tre të rinj përdorin chatbot-e me IA për informacion mbi drogën dhe alkoolin

Një në tre të rinj përdorin chatbot-e me IA për informacion mbi drogën dhe alkoolin

October 26, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Për të gjithë ata që “e duan Edi Ramën si Vuçiçin”

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In