Për avokat Spartak Ngjelën kërkesa e Partisë Demokratike për testin e drogës vjen nga frika e ish-Kryeministrit Sali Berisha nga ligji i hapjes së dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.
Në një intervistë për gazetën “Sot”, Ngjela tha se propozimi për të bërë testin e drogës nga parlamentarët është thjesht një lojë banale e një Berishe të trembur. Sipas tij, Berisha përpiqet të krijojë nonsense pasi trembet nga ligji kundër spiunëve.
“Të gjitha këto janë lojëra banale të Saliut, që për të prishur ligjin, fut nonsense. Shiko çfarë bënte Saliu për të mos lejuar ligjin kundër spiunëve të ish-Sigurimit të Shtetit, bashkë me spiunët e shtonte spektrin edhe për prokurorët dhe gjyqtarët, gjithçka me përjashtim të sekretarit të partisë, se sekretar ka qenë vetë ai”.
“Saliu, i trembur, e rrit spektrin e ligjit me nonsense, në mënyrë që ky ligj të mos formulohet dhe të mos hyjë në fuqi”.









