• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngjela: Pse janë trembur Rama dhe Basha nga zyrtari i DASH

by Java News
28/05/2017 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për avokatin e njohur Spartak Ngjela, “nuk mendoj se pritet të ndodhë një marrëveshje e tillë nga krei e deri në fund e fundosur pa filluar”, shkruan ai duke iu refetuar paktit Rama-Basha dhe teksa nenvizon se te dy ata jane te trembur nga kercenimi qe ka bere zyrtari i larte amerikan qe negocio marreveshjen mes tyre dhe qe futi opoziten ne zgjedhje.

Postimi i plote i Ngjeles:

A e shihni se në çfarë gjendjeje gati të ngrirë dallon të jetë fushata elektorale e PS- së dhe PD-së?

Nuk është fare e rastit. Në fakt, kjo që po shohim ka një shkak, dhe s’është diçka e pandodhur në botën politike.

Atëherë cili është shkaku?

Të dy krerët e partive të mëdha, kush më shumë e kush më pak, janë të trembur, prandaj flasin broçkulla.

Ajo që iu ndodhi me politikanin e lartë amerikan Hoyt Brian Yee, i ka trembur të dyja palët, pavarësisht se zoti Yee iu kërcënua vetëm Bashës dhe Berishës. Gjithsesisi ai në fakt iu tha këtyre se, vendosja e drejtësisë dhe ndëshkimi i të korruptuarve, është trend që drejtohet në Shqipëri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Normal: zoti Yee i ra dritares që të dëgjojë dhe dera. Dhe dera, sigurisht që ka dëgjuar

Por, a mund të frenohet ky trend? Ja, këtu fillon analiza.
l.
Trendi është tendencë e fuqishme e një zhvillimi të përgjithshëm që mbështetet në një pikë
kyçe, dhe krijon ndryshomin e situatës në progresin e një vendi.

Duke qënë i tillë, ky trend fillon si ide dhe kthehet në lëvizje që ndryshon gjendjen. Drejtësia dhe ndëshkimi i korrupsionit sot në Shqipëri është përjetim shoqëror; por që e ka shpresën te forca amerikanë.

Kurse politika amerikane, në nivele të larta, ka theksuar: “ne ia kemi premtuar shqiptarëve Reformën në Drejtësi”.

Kjo është arsyeja absolute që trendi anti-korrupsion dhe i vendosjes së drejtësisë në Shqipëri nuk mund të ndalojë. Në fakt trendet politikë janë me “fuqi hyjnore”, ata nuk mund të ndalen nga forca anësore që nuk kanë efekt mbi trendin.

As Rama, as Basha dhe as Berisha nuk kanë pasur efekt në krijimin e këtij trendi, prandaj nuk mund ta ndalojnë dot . ll.

Shqiptarët që po presin me padurim Reformën, sot pyesin: a mund ta ndalojë Reformën në Drejtësi marrëveshja Rama -Basha? Kjo do të ishte thjesht aventurë e naivëve që nuk e njohin precedentin amerikan.

Më këtë rast shpjegimi është ky:

Sot ka një kushtetutë e cila e sanksionon Reformën në Drejtësi dhe ndëshkimim e korruosionit: pikërisht për këtë, a mundet që këta të dy t’i rrezistojnë dot embargos që SHBA dhe BE do t’i vendosin Shqipërisë? Këtu sigurisht që përfundon kjo tiradë, sepse ky trend reformator që është bërë jetik për shqiptarët dhe për personalitetin e Shqipërisë, nuk mund të ndalojë dot nga asnjë lloj force kundërshtare.

Këtë mendoj se e di edhe Rama, prandaj nuk mendoj se pritet të ndodhë një marrëveshje e tillë nga krei e deri në fund e fundosur pa filluar.

Reforma në Drejtësi dhe ndëshkimi i korrupsionit është premtim i qëndrës së këtij qytetërimi: kjo mjafton për t’i vënë pikë këtij diskutimi.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

November 28, 2026
Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

November 28, 2026
Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

November 28, 2026
Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

November 28, 2026
Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

November 28, 2026
Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

November 28, 2026
VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

November 28, 2026
Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

November 28, 2026
Sulmi me molotov ndaj Teatrit të Kukullave, Blendi Gonxhja: Dhuna ndaj institucioneve që u përkasin të gjithëve meriton dënim

Sulmi me molotov ndaj Teatrit të Kukullave, Blendi Gonxhja: Dhuna ndaj institucioneve që u përkasin të gjithëve meriton dënim

November 28, 2026
Albana Koçiu: Protesta e dhunshme nuk përfaqëson shqiptarët, kjo është fytyra e vërtetë e politikës së rrugës pa rrugëdalje

Albana Koçiu: Protesta e dhunshme nuk përfaqëson shqiptarët, kjo është fytyra e vërtetë e politikës së rrugës pa rrugëdalje

November 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In