• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ngjela: Protestat ishin dështim, ndërkombëtarët kërcënuan Bashën e Kryemadhin. Berisha të largohet

by Java News
15/05/2019 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Spartak Ngjela, njëkohësisht edhe kryetar i Partisë Ligj dhe Drejtësi, i sheh si të dështuara protestat e opozitës. Ditën e djeshme ai komentoi për gazetën “SOT” tubimin e të shtunës dhe aktet e dhunës që e shoqëruan atë. Sipas Ngjelës, dhuna u ushtrua për shkak të dëshpërimit, por theksoi se çdo protestë e PD-LSI është e dështuar sepse nuk gëzojnë mbështetje të gjerë popullore.

“Protestat dështuan sepse iu drejtuan dhunës. Protestat për të rrëzuar një qeveri e kanë sekretin tek masiviteti, jo te dhuna. Dhuna është revolucioni i një grup njerëzish, kështu që nuk bëhet dot në Shqipëri. Por nuk bënin dot gjë, ishte moment dëshpërimi. Çështja qëndron që pse nuk patën përkrahje popullore të madhe të popullit opozitar opozita shqiptare që dorëzoi mandatet? Nuk pati përkrahje të gjerë popullore sepse kishte një gjuhë shumë të keqe dhe kryesorja ishte Perëndimi kundër. Çfarë kërkonin të bënin? Ishin në vakuum. Ata filluan një betejë që ishte një disfatë e paralajmëruar”, deklaroi Ngjela. Duke komentuar edhe protestën e të hënës, avokati theksoi se ky tubim ishte paqësor sepse kryetari i PD, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u kërcënuan nga ndërkombëtarët. Sipas tij, dy liderët opozitarë kanë marrë telefonata private nga përfaqësues të lartë të SHBA-BE, të cilët iu kanë dhënë ultimatum që të mos ketë më asnjë skenar dhune që mund ta çojë vendin drejt mosbindjes civile. Telefonatat me përfaqësues të ndryshëm ndërkombëtarë i pranoi dje edhe kreu i PD, Lulzim Basha në një bashkëbisedim ndërkombëtar. “Reagimi i ndërkombëtarëve ishte një kërcënim direkt. Shqipëria është një vend i NATO-s, kështu që reagimi ishte kërcënim direkt sepse iu përmendi edhe emrat Bashës dhe Kryemadhit. Nuk mund të lejojë njeri dhunë në këtë situatë dhe në një rajon si Ballkani Perëndimor. Por këta ishin mendjelehtë dhe tani gjithë çështja qëndron nëse do ta shpëtojë partinë nga katastrofa Berisha me krijimin e një lidershipi të ri të paimplikuar, të pakorruptuar, me njerëz të ditur nga shtresa e djathtë klasike. Ndërkombëtarët i detyruan të tërhiqeshin nga dhuna. Nuk kishin çfarë bënin më. Ata kushedi si i kanë kërcënuar me telefonata. Përderisa deklarata e tyre publike ishte aq e ashpër, ishte kërcënuese edhe ajo, imagjino çfarë presioni dhe çfarë mund t’ju kenë thënë në privatësi”, tha avokati.

Ngjela: Berisha të tërhiqet

Avokati Spartak Ngjela dha edhe një zgjidhje për situatën politike. Sipas tij, ka ardhur koha që ish-kryeministri Sali Berisha të tërhiqet dhe të krijohet një lidership i ri në PD. “E vetmja gjë që duhet të ndodhë është që Berisha të tërhiqet në favor të forcave të iluminuara të djathta që vijnë nga shtresat e të djathtës klasike. Ato shtresa që vinin nga klasa të përmbysura në kohën e komunizmit. Ajo është parti e tyre. Tani shpresa e re e kësaj të djathte ose e asaj shtrese të persekutuar, që ka nivel të lartë, por duhet të rrish jashtë partisë sepse partia është e mykur me mediokritet. Këtu tani e ka në dorë Saliu. Në rast se ai e bën këtë do ta ketë të lehtë edhe për veten. Në të kundërt, do të ketë rënie shumë të mëdha dhe nuk ka më asnjë lloj shprese ku të mbështetet për rrezikun që i vjen”, u shpreh Ngjela. Ai nënvizoi se pas skenarëve të dhunës fshihet dora e Sali Berishës dhe prandaj ka ardhur koha për ndryshim në PD sepse me dhunë nuk arrihet dot gjë. “Pas skenarëve të dhunës fshihet PD, natyrisht që edhe Berisha. E panë që nuk bëjnë dot gjë dhe tani kaluan në protesta paqësore. Edhe tek Rama kishin shpresa. Rama i përkrahu po ta shikosh më vëmendje në mënyrën sesi mbronte policët. Nuk nxirren policët me duar në xhepa. Megjithatë tani që ka përfunduar gjithçka, duhet të ndryshojë situata, të ndryshojë lidershipi i PD”, tha Spartak Ngjela.

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Sulmohet rezidenca e ambasadorit të SHBA në Athinë. Reagon Jeffrey Paith

VIDEO/ Sulmohet rezidenca e ambasadorit të SHBA në Athinë. Reagon Jeffrey Paith

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

August 16, 2026
Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

August 16, 2026
Kur hekurat e qelisë nuk janë pengesë/ Ish-krerët e UÇK-së votojnë në zgjedhjet e Kosovës nga paraburgimi

Hamza: Pas 6 vitesh në Hagë, 16 shtatori duhet t’i kthejë në shtëpi ish-krerët e UÇK-së

August 16, 2026
Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

August 16, 2026
Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

August 16, 2026
Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë e njëjtë! 

Shkrirja e Bashkisë Selenicë!

August 16, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

August 16, 2026
Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok -

Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok –

August 16, 2026
Më shumë se 100,000 persona pa energji elektrike në Hawaii nga uragani Lala -

Më shumë se 100,000 persona pa energji elektrike në Hawaii nga uragani Lala –

August 16, 2026
Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com