• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngjela: Pas reformës Berisha të marrë një avokat të huaj… do t’i duhet

by Java News
24/06/2016 20:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokat Spartak Ngjela shprehet se do të ketë politikanë që do të shkojnë përpara drejtësisë, pas miratimit të reformës. I ftuar në “45 minuta” në Report Tv, Ngjela u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha, falë reformës, do të ketë mundësi që të marrë avokat ndërkombëtar, për tu mbrojtur pasi që do të akuzohet, do të akuzohet patjetër. Sipas Ngjelës, reforma do të kalojë në Kuvend me mbi 100 vota dhe në fund, edhe vetë Partia Demokratike do ta votojë.

“Gjyqet këtu do të bëhen me ekspertizë ndërkombëtare. Pushtues i konsideron ky BE-në e SHBA-në? Ndërkombëtarët që flet ai, janë Gjermania dhe SHBA. Ne s’do lëmë Shqipërinë të hajë bukë thatë se do të rrijë Saliu me familjen e tij të jetojë me miliona. Ai duhet të marrë avokatë ndërkombëtar se do ta ketë mundësinë në drejtësinë që do të bëhet. Ka të drejtën e mbrojtjes se që, do të akuzohet, do akuzohet“, u shpreh Ngjela.

Përsa i përket qëndrimit të Ramës, ai u shpreh se Rama u ka thënë “Po” amerikanëve për ktë reformë, por shtoi se nëse reforma dështon, Rama çon vendin në zgjedhje të parakohshme. Sipas tij, karriera politike e Ramës është e lidhur me reformën.

I pyetur për referendumin në Britani dhe për mundësinë e një zgjedhjeje që Shqipëria do mund të bënte midis Britanisë dhe Bashkimit Europian, Ngjela u shpreh se nuk ekziston një mundësi e tillë zgjedhjeje. Sipas tij, e vetmja gjë që mund të ndodhë është një risistemim i BE. “Nëse Unioni do ketë risistemim ne na leverdis. Bashkimi Europian tani ka një proces të shpejtë të zgjerimit të tregjeve“, tha ai.

Ngjela u shpreh gjithashtu se e dinte që Britania e Madhe do dilte nga Bashkimi Europian, por juridikisht,  tha ai, jo gjithçka është përfunduar.

Z.Ngjela si e shihni debatin për reformën në drejtësi? A ka ardhur momenti që reforma të votohet në Kuvend?
Reforma duhet të ishte futur me kohë në parlament. PD flet përçarët që nga Saliu e të tjerët. Sepse nuk ka bërë kërkesë BE për të hyrë në Shqipëri, ka bërë kërkesë Shqipëria për të hyrë në BE. Që të hysh në BE duhet të përshtatësh legjislacionin dhe ka disa kushte. Kush s’do reformën, s’do të hyjë në BE. Problemi qëndron që kanë prekur nëpërmjet korrupsionit financat shtetërore. Problemi është shumë i thjesht, që cfarë kërkon reforma. Duhet ta themi hapur. Ndëshkim i të implikuarve, me një test perëndimor. Se po të ishte me shqiptar do thonin se i futi Rama si kundërshtar. Këtu tashmë ka europianë, perëndimorë që do të krijojnë një sistem të ri ndershmërie që do të marrë përsipër ndëshkimin. E dini që gjendja financiare e Shtetit është shumë e keqe? Se s’ka para në thesar. Nëse reforma dështon, kryeministri duhet të japë dorëheqjen. S’mund të rrijë më. Momenti politik është ky që unë me politikë duhet të hyj në BE sepse BE do të më japë benefitet e mia. Këtu janë edhe interesat e shqiptarëve. Ai nuk t’i jep këto nëse s’bën këto reforma. Para s’ka më, borxh s’të jep më. Dhe nëse nuk votohet reforma, ai do të hyjë në zgjedhje të reja.

Berisha ka thënë se ‘vettingun’ s’e pranon kurrë nga të huajt…
Pse nuk i thotë cilët janë të huajt? Ka frikë ta thotë, është Amerika me Gjermaninë, ata e kanë bërë reformën. Bashkuar bashkë, një mbron interesin e BE dhe një tjetër mbron interesat e SHBA. Janë interesa të mëdha. Luhen miliarda në favor të shqiptarëve dhe interesave të tyre, si mund të dalin 2-3 veta që kanë futur duart e kanë vjedhur, e bëjnë presion kundër Amerikës. Pse nuk tha ai që s’pranojmë ekspertë amerikanë. Kë quan ekspertë ai, ata kalamajtë. Ai është i trembur.

Duke supozuar se ka dalë kundër ekspertizës amerikane…
E ka thënë njëherë ai, dhe e dini si ka përfunduar. Është në hall të madh dhe thotë ndërkombëtarët. kujton se u bën presion atyre. Nuk trembet Amerika nga një mjek fshati.

Keni thënë se nuk është problem për të gjetur 94 vota nga Amerika në parlamentin shqiptar…
Amerika gjen 97% të parlamentin shqiptar. Sepse 97% e shqiptarëve mbështesin reformën në drejtësi. E keni dëgjuar Lu-në kur thotë se kam 91% që duan reformën. Gjyqet këtu do të bëhen me ekspertizë ndërkombëtare. Pushtues i konsideron ky BE-në e SHBA-në? Ndërkombëtarët që flet ai, janë Gjermania dhe SHBA. Ne s’do lëmë Shqipërinë të hajë bukë thatë se do të rrijë Saliu me familjen e tij të jetojë me miliona. Ai duhet të marrë avokatë ndërkombëtar se do ta ketë mundësinë në drejtësinë që do të bëhet. Ka të drejtën e mbrojtjes se që, do të akuzohet, do akuzohet.

Ky proces do të ketë ndëshkim dhe ky ndëshkim do të prekë edhe të majtën. Ka një perceptim se Rama është shumë i qetë. Pse vjen kjo?
C’punë ka Rama se kush ka problem me ligjin. Rama ka firmosur dhe ka treguar se është i sigurt. Të ishte ashtu bëhej me këta të dy. Procesi nuk kthehet sepse procesi ka 97% të shqiptarëve me vete. Unë di, që kryeministri Rama ka thënë po. Dhe po u pate thënë amerikanëve “Po”, është vështirë tu thuash “Jo”.

Thatë se do të ketë zgjedhje të parakohshme nëse dështon reforma, duket si opsion i vështirë nga PS. Ata presin 2017-ën…
E ka Rama në dorë, jo partia. Rama falimenton politikisht dhe tradhëton aleatët nëse nuk bën reformën. Rama e ka të lidhur karrierën e tij politike me reformën, në funksion të perëndimit, SHBA-BE-Gjermani. Nëse e nxjerr dhe ka shenja për këtë, ai krijon kredo të re në politikë dhe garanton një katër vjeçar. Do ketë brenda apo jo për ta minuar, edhe mund të ketë, por është presioni i madh i figurës amerikane që s’mund të lejojë as majtas e as djathtas që të bëjnë bishtra. Saliu është në dëshpërim dhe nuk ka intelekt për të kaluar dëshpërimin. Mendoi ta zgjidhte me Lulzim Bashën, por nuk e bën dot. Mund të shtyhej një vit një vit e gjysmë, por kjo është një reformë që e kërkon zhvillimi i Ballkanit Perëndimor. Nuk është rasti i parë që u zgjodh Shqipëria, por edhe Austro- Hungaria zgjodhi Shqipërinë për të bërë një shtet të madh në Ballkan. Politika nuk vdes. Në tregun Ballkanik vetëm Shqipëria është vend i sigurt.

Ka një pozicion të vështirë të PD ndaj ambasadës së SHBA. Kjo e fundit doli hapur kur tha se PD s’ishte fleksible. A janë këto ditët më të vështira të PD në raport me SHBA?
Pas vitit 1997-ë nuk ka pasur asnjëherë besim tek PD. Në 8 vitet e qeverisjes Berisha nuk shkoi njëherë në një vizitë zyrtare në SHBA. Pra, politika amerikane nuk ka besim. Ai i bën hyzmet një 10% zhurmues me të cilët mendon se mund të destabilizojë. Por amerikanët kanë informacion më shumë se Saliu. Nuk ka një rast që Presidenti amerikan të deklarohet për një reformë në një vend të Afrikës, por e bëri për Shqipërinë. Pse e bën këtë? Sepse t’i kërkon të hysh në strukturat e BE. Amerika ka hyrë me interesin e vet për futur Shqipërinë në BE. Ushtri s’ke por ke hyrë në NATO, sepse një botë shqiptare në rajon krijon antagonizma. Ke edhe një shtet të ri shqiptar në rajon. Aleanca e luftës së Kosovës ishte UÇK-Thaçi dhe SHBA ose NATO. Këtu s’ka çarje. Ne kemi një aleancë solide me Shtëpinë e Bardhë. Ka filluar që në 1920. Ka influencuar në ’45-ën, por moskrijim trazirash, i ka bërë presion Moskës në vitin ’61, e ka detyruar të heqë bazën ushtarake të Vlorës, ka mbështetur lëvizjen Studentore në Prishtinë në vitin ’81. Pra, ka një kontinuitet politik. Këtë s’e ndalojnë dot Saliu me disa gjynahqarë.

Sa vota mendoni se merr reforma? 94 apo mbi 100 vota?
Do t’i kalojë 100 vota. Do shkojnë të votojnë edhe vetë ata. Kërkoi të bllokojë të gjithën grupi i Berishë,s por do të shkojnë të gjithë të votojnë.

Edhe vetë Berisha?
Patjetër. Ai dje hoqi dorë nga Rama. Tha nuk është e Ramës. Deri dje po gënjente. Por dje tha është e ndërkombëtarëve. Pra, ai nuk mund të dalë kundër Amerikës, por do të marrë shkopin dhe do të votojë. Ose mund të mos shkojë fare në parlament atë ditë. Në këtë rast ne jemi përballë një gjendje në të cilën grupi që kundërshton është në tërheqje. Thanë ndërkombëtarët dhe u tërhoqën. Problemi është se pasi ke marrë reformën, çfarë do të bësh me atë? Kjo është pyetja? A e përballoni dot? A keni njerëz? Derisa e kanë bërë, kanë edhe njerëz. Ka shumë njerëz të ditur në Amerikë, Kanada etj. Reforma në drejtësi ka një kosto prej 250 milionë paund.

A kem njerëz për të ngritur një klasë të re politike?
Politika ekziston, pastaj nuk kuptohet sesi del historia, kush del e kush krijon involvimin. Saliu ka dhënë dorëheqjen, por s’ka ikur. Heqja e Saliut kthen karrierën politike tek e djathta.

Pse ekonomia është pika më e dobët e kësaj qeverie?
Sepse është nën embargo. Nuk merr dot borxh, pa bërë reformën. Është bllokuar tregu evropian. Kjo në funksion të reformës në drejtësi. Mirato reformën që të cclirohesh. Është një strukturë që nuk të lejon. Është një moment politik, por është edhe një moment historik.

Avokat Ngjela ku do të jetë politikisht nesër pas reformës?
Pas reformës, kemi pas qëndrim./Report tv/a.k

Next Post

Si do ta destabilizojë Brexit Britaninë dhe më pas Europën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

September 1, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Rikthimi i luftës në Lindjen e Mesme, ‘arratiset’ çmimi i naftës, kalon 94 dollarë për fuçi! Rritet dhe gazi, mbi 74 USD

September 1, 2026
Tanket izraelite rrafshojnë Gazën, evakuimi i pashmangshëm, ndihma bujare për ata që shpërngulen në jug

OBSH paralajmëron: Sezoni i ardhshëm i reshjeve në Gazë kërcënon shëndetin publik!

September 1, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

Përleshje mes dy vëllezërve në Korçë, njëri plagoset me sëpatë! Autori tenton arratisjen, por policia e arreston

September 1, 2026
“S’mund t’i përsërisim zgjedhjet vazhdimisht”- Kurti reagon për 6 deputetët e LDK që s’do votojnë Sejdiun si president: Veprim negativ!

“S’mund t’i përsërisim zgjedhjet vazhdimisht”- Kurti reagon për 6 deputetët e LDK që s’do votojnë Sejdiun si president: Veprim negativ!

September 1, 2026
Sulmi me dron rus në Lajpcig, edhe Greqia shpreh solidaritet me Gjermaninë! Mitsotakis: Kërcënimi do të dështojë!

Sulmi me dron rus në Lajpcig, edhe Greqia shpreh solidaritet me Gjermaninë! Mitsotakis: Kërcënimi do të dështojë!

September 1, 2026
Ish-ambasadori në SHBA: Projektligji për Serbinë në Kongres duhet marrë seriozisht!

Ish-ambasadori në SHBA: Projektligji për Serbinë në Kongres duhet marrë seriozisht!

September 1, 2026
“Përballë luftës hibride s’ka vend për hezitim”- Sulmi me dron në Lajpcig, reagon Rama: Jemi përkrah Gjermanisë! Akt agresioni rus kundër sigurisë së Evropës

“Përballë luftës hibride s’ka vend për hezitim”- Sulmi me dron në Lajpcig, reagon Rama: Jemi përkrah Gjermanisë! Akt agresioni rus kundër sigurisë së Evropës

September 1, 2026
Protestuesit largohen nga bulevardi, Rama lë Kryeministrinë nën masa të rrepta sigurie!

Protestuesit largohen nga bulevardi, Rama lë Kryeministrinë nën masa të rrepta sigurie!

September 1, 2026
Këngëtari Harry Style dhe aktorja Zoe Kravitz bëjnë planet e dasmës! Zbulohen detajet, në fillim ceremonia private dhe më pas…

Këngëtari Harry Style dhe aktorja Zoe Kravitz bëjnë planet e dasmës! Zbulohen detajet, në fillim ceremonia private dhe më pas…

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com