• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngjela këshillon Ramën: Prishe memorialin e turqve në Tiranë, ambasadorja e re e SHBA-ve armike e Erdoganit

by Java News
26/08/2019 16:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opinionisti i politikës shqiptare avokat Spartak Ngjela u shpreh se Reforma në Drejtësi do të hyjë në fuqi falë përkrahjes nga SHBA-ja dhe opozitës parlamentare, e cila sipas tij nuk është e korruptuar.

Nëpërmjet ‘’Facebook’’-ut, Ngjela paralajmëroi dhe kryeminstrin Rama të tregohet më i kujdesshëm përpara ambasadores së re të SHBA-së në Tiranë Yuri Kim, e cila do të marrë së shpejti detyrën. Sipas avokatit, Kim është kundërshtare e betuar e presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan, me të cilin Rama ka lidhje të fuqishme.

Në fund, Ngjela i kujton Ramës se duhet të prishë memorialin e 251 përkrahësve të presidentit turk gjatë grushtit të dështuar të shtetit në 15 korrik të 2016.

Postimi i Spartak Ngjelës:

Siç dihet, tani, ish opozita shqiptare është larguar nga Parlamenti; donte të kryente një kryengritje, por dështoi. Kurse Reforma në Drejtësi, këtë gjendje të re e pati në favor.

Ish opozita Berisha u largua nga Parlamenti me shpresë të një kryengritjeje popullore. Por, nuk e mbështeti populli.

Në fakt, kryengritjen e desh se i ndruhet për vdekje Reformës në Drejtësi që po e drejtojnë amerikanët në Shqipëri. Në thelb, lëvizja e saj “kryengritëse” ishte një lëvizje antiamerikane, por me flamur amerikan. Një aziatizëm naiv ky. Njëlloj si antimaoistët në Kinë që dilnin të luftonin maoistët me portretin e Mao Cedunit, se kishin frikë t’iu thoshin përkrahësve të tyre që jemi kundër Maos.

Por tani, kryengritja Berisha mbeti një ëndër, kurse Reforma në Drejtësi është në prag të aktit të vet të parë antikorrupsion

l.

Ndërkohë, në Parlament po funksionon opozita e re. Gjithsesi, duhet pranuar se, ndonëse momenti parlamentarist sot është më afër shoqërisë, sërish kësaj opozite i duhet shumë punë për të bindur opinionin publik.

Opozita Berisha kishte dhe ka sens antikombëtar, sepse ishte dhe mbetet në luftë për ekzistencën e saj, gjithmonë në funksion të kundërshtimit që i bën Reformës antikorrupsion. Gjithsesi, lodhet kot: nuk shpëton dot.

Kurse opozita aktuale, 90 përqind të së cilës kuptohet se e ka strukturuar politika perëndimore, po pritet të sjellë risi me vlerë kombëtare në Parlamentin shqiptar.

Në funksion të Reformës, kjo opozitë, nga ekspertët perëndimorë mendohet se e garanton ecurinë e projektit të ngritjes së SPAK- ut, por këtu del kjo pyrtje:

A do të jetë në gjendje që opozita aktuale në Parlamentin shqiptar të ngrihet në rangun e një opozite të theksit kombëtar e perëndimor?

Pikërisht kjo pritet të ndodhë, prandaj mendojmë se do ta kemi tani një opozitë të tillë. Dhe, ne mendojmë gjithashtu, që do të ndodhë, sepse është domosdoshmëri. Është domosdoshmëri për Shqipërinë, sepse vetëm me forcën e kësaj opozite të re parlamentare dhe me forcën e politikës amerikane, mazhoranca aktuale nuk do të këtë mundësi që të lëvizë drejt bllokimit të Reformës, ndonëse mendohet se do të jetë e nxitur kundër reformës nga liderët e saj që i kap antikorrupsioni.

ll.

Sipas analizës së më sipërme, kjo opozitë, që rezulton e pakorruptuar, duhet të marrë në dorë çështjen e vendosjes së drejtësisë në Shqipëri. Por, a do t’i imponohet kjo mazhorancës së korruptuar për ta çuar deri në fund Reformën në Drejtësi?

Tani kuptohet që një grup liderërësh të mazhorancës janë të rrezikuar nga Reforma antikorrupsion. Por, koha tregoi që nuk iu kundërvunë dot hapur politikës amerikane, sikundër që bëri Berisha dhe Meta.

Kryeministri Rama bëri lëvizje për të frenuar Reformën, por nuk ia arriti dot. Kurse sot, nëse ky kryeministër mendon se mund ta mundë politikën amerikane në Tiranë me forcën e Erdoganit, do rrëzohet si në një skenë komedie. E dini pse? Sepse politika amerikane, forcën politike të Erdoganit e sheh si “forcën e pleshtit”. Dhe ka edhe diçka që duhet ta kujtojë zoti Rama: ambasadorja amerikane që pritet të vijë këto ditë në Tiranë, është forcë politike anti – Erdogan, sepse kështu e ka quajtur presidenti i Turqisë kur e dëboi si nongrata nga Turqia.

Edhe diçka zoti Rama: hiqe atë memorialin e shëmtuar turk, të dëshmorëve fals të Erdoganit, para sesa të vijë ambasadorja.

lll.

Megjithate, na duhet të theksojmë se gjithçka do të varet nga skema që do të përdorë politika amerikane si forcë për shpejtimin e vënies në veprim të Reformës në Drejtësi. Kjo sepse tani gjithçka është afër kurorëzimit të Reformës, por edhe reaksioni antireformë mendohet të jetë i madh. Prandaj, gjithçka do të varet nga fora e parlamentit, dhe këtu duhet të spikasë opozita e re parlamentare. Opozita jashtëparlamentare tani, edhe pse ende ka vullnet kundërshtues antiteformë, nuk ka forcë se nuk është më në Parlament

Prandaj, përfundimisht, na duhet të theksojmë se gjendja reformuese e Shqipërisë sot duket se mban me vete dy lëvizje që varen nga funksionimi normal i Parlamentit: shkarkimi i presidentit Ilir Meta, sa më shpejt që të jetë e mundur; dhe, fillimi normal i SPAK-ut. – sa më shpejt!

E pra, pikërisht në këto dy pika vjen dhe qëndron edhe opozita e re për të dhënë ndihmesën e saj. Ashtu siç e theksuam më lart. /l.m

Next Post
Thaçi shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore

Kosovë, zgjedhjet e parakohshme do të mbahen në 6 Tetor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, sa do të jenë temperaturat

Stuhi shiu dhe shkarkesa elektrike, si parashikohet moti për ditën e nesërme

February 5, 2026
Kosova ia ndalon zyrtarëve aplikacionin TikTok, ministria e Brendshme: Ja arsyet

MIA sqaron vendimin për rikthimin e TikTok: Pas ndërprerjes, nis një fazë e dytë e kontrollit

February 5, 2026
Të akuzuar për ndikim të paligjshëm mbi zyrtarë të drejtësisë, GJKKO dënon tre persona (Emrat)

Të akuzuar për ndikim të paligjshëm mbi zyrtarë të drejtësisë, GJKKO dënon tre persona (Emrat)

February 5, 2026
Debati me Bujar Hudhrin për monumentin e Kadaresë, Brataj: Botuesi aty ishte, pse nuk foli?

Debati me Bujar Hudhrin për monumentin e Kadaresë, Brataj: Botuesi aty ishte, pse nuk foli?

February 5, 2026
“E gjeta përgjuesin, por nuk e lëviza”, zbardhet dëshmia e detektives që kontrolloi banesën e Llapushit

“E gjeta përgjuesin, por nuk e lëviza”, zbardhet dëshmia e detektives që kontrolloi banesën e Llapushit

February 5, 2026
Burg përjetë për Ardjan dhe Florenc Çapjan! Vranë babë e bir në vitin 2012

Burg përjetë për Ardjan dhe Florenc Çapjan! Vranë babë e bir në vitin 2012

February 5, 2026
Tërmet i fortë në Fier, banorët dalin në rrugë! Lëkundjet ndihen deri në Vlorë

Vazhdojnë lëkundet sizmike në vend, tërmet në Devoll

February 5, 2026
Zhupa akuza Manjës: Pranoi me zë dhe figurë që nuk do votojnë asnjë nismë të opozitës!

Zhupa akuza Manjës: Pranoi me zë dhe figurë që nuk do votojnë asnjë nismë të opozitës!

February 5, 2026
“Ping-pongu” për statusin, një anëtar i KLGJ “kallëzon” Irena Gjokën në ILD

“Ping-pongu” për statusin, një anëtar i KLGJ “kallëzon” Irena Gjokën në ILD

February 5, 2026
Seancë e tensionuar në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin, avokati: Akuzat janë të paqarta

Seancë e tensionuar në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin, avokati: Akuzat janë të paqarta

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In