• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngjela i përgjigjet kryeministrit Mitsotakis: S’na vendos dot kushte, grekë s’ka as në Athinë e jo më në Shqipëri

by Java News
22/08/2019 22:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Spartak Ngjela reagoi në profilin e tij në ‘’Facebook’’ në lidhje me kërkesat që ka paraqitur kryeministri i ri i Greqisë Kiriako Mitsotakis për mbrojtjen e minoritetit helen në vendin tonë.

Ai e sulmoi kreun e ri të qeverisë greke për politika të spastrimit dhe përndjekjes së shqiptarëve (çam dhe arvanitas) nga tokat e tyre prej 150 vitesh. Sipas tij, Greqia nuk mund t’i vendosë kushte Shqipërisë, pasi vendi jonë mbrohet nga gjeopolitika e SHBA-së dhe BE-së. Ngjela shton se ‘’nuk ka grekë as në Athinë, e as në Shqipëri’’.
Postimi i Spartak Ngjelës:

Kryeministri grek, për çeljen e negociatave të Shqipërisë, na paska dalë sot me një kusht për minoritetin grek në Shqipëri.
Cili është ky minoritet?

l.
Kryeministrat grekë, me ndonjë përjashtim, “minoritet grek” quajnë aneksimin e Jugut të Shqipërisë. Dhe, e dini pse? Se ata nuk mund të pranojnë që të ketë ortodoksë që të flasin shqip. Domethënë, shqiptarë. Sepse iu del zbuluar pushtimi i territoreve të gjera shqiptare, dhe gjithë politika e ndyrë që kanë bërë në 150 vjet kundrejt arvanitasve në Greqi dhe genocidit antishqiptar e antiçam në Epir.

Këta mesjetarë, pasi pushtojnë territoret shqiptare, me genocid, dëbojnë nga tokat e tyre shqiptarët myslimanë, si turq. Ky ka qenë turpi i tyre historik. Dhe këtë gjithmone ia ka pranuar edhe Stambolli; kurse pastaj, shqiptarët ortodoksë nuk i lënë të flasin shqip, dhe i detyrojnë të deklarohen “helenë”. Ja, kjo është metoda e tyre çnjerëzore kundër shqiptarëve në këta 150 vjetët e fundit.

Janë po këta, që, me anë të kishës greke, gjuhën shqipe e kanë quajtur “gjuhë të mallkuar”. Dhe, e dini pse? se gjuha shqipe është gjuha e parësore e gadishullit tonë, domethënë edhe e vetë Greqisë. Në shkollat greke nuk thellohen në atë që i thonë “greqishte e vjetër”, se ajo gjuhë mund të shpjegohet vetëm me gjuhën shqipe, sidomos me gegnishten.
E kuptoni tani se sa vuajnë këta kur shohin forcimin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe Kosovës?

ll.
Por ky, në fakt është kryeministri më i paaftë grek. Do ta shihni.

Kryeministër! Asnjë kusht nuk vini dot ju shqiptarëve. Edhe Uashingtoni, edhe Berlini, edhe Brukseli, që të dyja gjeopolitikat e mëdha të botës perëndimore, e kanë përcaktuar Shqipërinë dhe Kosovën në zonën e vet.

Pse, kryeministri grek, që nuk di se ku ka kokën, do ta mundë këtë politikë të madhe! Le më pastaj injorantët liderë të Shqipërisë që shkojnë deri te Erdogani për të njëjtën gjë. Qesharakë janë këta ballkanas që nuk dinë asgjë dhe iu duket se dinë gjithçka.
Gjithsesi, lodhen kot së koti dhe fare kot.

lll.
Po ku ka forcë politika e kryeministrit grek që të mundë gjeopolitikën e madhe USA-BE!
Pse nuk e ka atë forcë?

E para, se grekë nuk ka as në Athinë e jo më në Shqipëri. Athina ka qenë e gjitha me shqiptarë të quajtur arbëreshë, si shqiptarët e Italisë së Jugut. Por çmendurisë greke po i vjen fundi.

E dyta: Greqia i ka Gjermanisë 350 miliardë Euro borxh. E di kryeministri grek që Shqipëria është aleate e ngushtë me politikën e Berlinit? Dhe, a e di ky që vota e Greqisë tanimë kondicionohet nga Berlini?

E pra, pse flet kështu kryeministri grek?
Sepse ka frikë nga potenca që po akumulon dhe do të akumulojë bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Sidomos kjo do të shihet qartë pas përfundimit të reformës që ka nisur kundër liderëve të korruptuar të Shqipërisë, të gjithë të shitur te fqinjët dhe te armiqtë shekullorë të shqiptarëve dhe kundër botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Por, një gjë është e sigurt: kjo kohë e re po punon për shqiptarët. Prandaj, edhe kryeministri grek është mirë ta rregullojë gjuhën brenda kontekstit historik. /l.m

Next Post
VIDEO/ Kameramanit i bie të fikët, i ndërpret intervista Bashës

VIDEO/ Kameramanit i bie të fikët, i ndërpret intervista Bashës

Comments 1

  1. Altin says:
    7 years ago

    Ky po ky…nje i cmendur nga Zagoria…. tema e dashur per ne shqiptaret…te flasesh gjepura kunder grekeve dhe je bere vip direkt… o pika qe s’na bie…. po harrojme qe kush na i shtriu kufijte….perandoria osmane duke bere bej e pashallare shqiptare te mylsymanizuar… Ali pashen qe e kemi aq per zemer dhe ne dasma…kush e beri pasha…osmanet dhe shtriu pushtetin andej kendej dhe sot ne na duket qe kudo jane shqiptaret…arvanitet iken atje ku jane sot atehere ne kohen e Skenderbeut dhe ne prape themi qe ata jane autoktone…cmenduri kolektive…dhe dalin ca pisqolla si ky dhe infektojne gjithe turmen ne portale…turme qe nuk di ku bie jugu i shqiperise dhe behen kompetente per cdo gje ….

    Reply

Leave a Reply to Altin Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Giro d’Italia në Tiranë, Ristani apel qytetarëve: Disa rrugë do të bllokohen! Mos përdorni mjetet private

Zjarri në pallatin te Farmacia 10, Ristani: Banorët do të subvencionohen me 40 mijë lekë në muaj nga Bashkia e Tiranës

April 22, 2026
Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Përplasen dy makina në Laç, 3 të plagosurit nisen drejt Tiranës

April 22, 2026
Mali i Zi drejt fundit të procesit të anëtarësimit europian, Marta Kos: Një hap i madh, vendi juaj brenda BE-së po formësohet

Mali i Zi drejt fundit të procesit të anëtarësimit europian, Marta Kos: Një hap i madh, vendi juaj brenda BE-së po formësohet

April 22, 2026
Propozimi i PD për proporcional kombëtar me lista të hapura, Gjiknuri: Dakord ta diskutojmë, por duhet të preket edhe numri i deputetëve

Propozimi i PD për proporcional kombëtar me lista të hapura, Gjiknuri: Dakord ta diskutojmë, por duhet të preket edhe numri i deputetëve

April 22, 2026
Vrau gruan me çekiç dhe mbajti trupin e pajetë një javë në banesë, shqiptari: S’isha në gjendje të qetë mendore, i kërkoj falje fëmijëve që i ndava nga nëna

Vrau gruan me çekiç dhe mbajti trupin e pajetë një javë në banesë, shqiptari: S’isha në gjendje të qetë mendore, i kërkoj falje fëmijëve që i ndava nga nëna

April 22, 2026
Dyshimet për abuzim me fondet e bujqësisë, Parlamenti grek u heq imunitetin 13 deputetëve! I hapet rruga hetimit nga BE

Dyshimet për abuzim me fondet e bujqësisë, Parlamenti grek u heq imunitetin 13 deputetëve! I hapet rruga hetimit nga BE

April 22, 2026
Çmimet e naftës gjithnjë e në rritje, miratohet kompensimi për transportin publik

Çmimet e naftës gjithnjë e në rritje, miratohet kompensimi për transportin publik

April 22, 2026
Zjarri te pallati, Këshilli Bashkiak mblidhet për bonusin e qirasë

Zjarri te pallati, Këshilli Bashkiak mblidhet për bonusin e qirasë

April 22, 2026
Spartak Ngjela: Ja frika e Sali Berishës nga SPAK

Spartak Ngjela: Ja frika e Sali Berishës nga SPAK

April 22, 2026
Statuti i PD drejt Gjykatës! Kërkohet pezullimi si kryetar i Sali Berishës dhe ndalimi i kandidimit, zbardhet kërkesa zyrtare

Statuti i PD drejt Gjykatës! Kërkohet pezullimi si kryetar i Sali Berishës dhe ndalimi i kandidimit, zbardhet kërkesa zyrtare

April 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In