• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngjashmëri e habitshme

by Artur Ajazi
29/04/2024 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Tek shikoja një emision televiziv mbi Korenë e Veriut, ku shfaqej Kim Jong Un, i rrethuar nga servilët e tij, nga gjeneralë, oficerë, civilë dhe zyrtarë të lartë të atij shteti diktatorial, seç më ngjau me një pjesë të politikës në Shqipëri. Mu kujtuan vitet kur qeveriste ish-lideri, se si i rrinin mbrapa servilët, me bllok shënimesh dhe stilolaps, dhe shënonin “thëniet e udhëheqësit, me pikë dhe me presje”. Tek shikoja Kim Jong Un, të fliste me xhestikulacione para popullit që e brohoriste (nuk e kuptoja pse) seç mu kujtuan vitet kur qeveriste ish-lideri, takimet e “përzemërta me popullin opozitar”, fjalimet e tij, dhe ulurimat nga salla dhe sheshet, për udhëheqësin. Një ngjashmëri e habitshme. Sa ngjasin ish-komunistët, sa  ngjasin në gjithçka, madje edhe të vetët i bëjnë si vetja. Mjafton të dëgjosh në takime, komisione, televizione, salla dhe mbledhje rrugice ata që e përkrahin udhëheqësin (që jam i bindur se ata do ta braktisin sapo ai të largohet nga politika) për tu bindur për ngjashmërinë politike mes tij dhe Kim Jong Un. Nuk është aspak e nevojshme ti biesh “ në gjunjë” liderit, nuk është e nevojshme “të mbash shënime kur ai flet dhe mban fjalime”.

Këto janë reminishenca të sistemeve komuniste. Flet udhëheqësi, ti duhet të mbash shënim citatet e tij, ndryshe…Dhe kjo ka ndodhur dikur, por kjo ndodh edhe sot. Në çdo cicërim të atyre që ka PD-ja e Rithemelimit, patjetër do të përmendet ish-lideri si “frymëzuesi, ideatori, dhe krijuesi i partisë, shtetit, demokracisë, lirisë, ajrit, ujit, detit”..etj..etj. Budallalliqe të mbartura nga sistemi i kaluar, por të jetësuara në kohë të tjera, me aq vendosmëri nga ata që duhej të ishin ndryshimi në atë parti. PD-ja e Rithemelimit, (por edhe ajo e Bashës) në mentalitet  dhe prakticitet ka mbetur në 1985.

Akoma dhe sot rinia e asaj partie, apo dhe pleqësia politike, mbajnë veshët dhe sytë nga ballkoni, nga fjalimet e udhëheqësit, nga citatet e tij, nga direktivat e tij, nga urdhërat e tij. U thotë ai “të premten para bashkisë Tiranë”, dhe ata turren në orarin dhe ditën fikse. U thotë ai, “pengoni dhe bllokoni punimet e Keshillit Bashkiak, kaloni kangjellat dhe hidhni tymuese”, dhe ata nuk e “bëjnë dysh fjalën e tij”. Ngjashmëri të tilla, në një vend postokomunist,  që ka vendosur demokracinë, vetëm në Shqipëri mund të gjesh dhe dëgjosh. Por më katastrofale mbetet mënyra se si flasin dhe reagojnë edhe “të rinjtë” e asaj force politike. Njëlloj (toidhio) si udhëheqësi, në çdo fjalë, fjali, deklarata shtypi dhe reagime personale dhe institucionale kur ndërrmarrin ndonjë “aksion opozitar”. Fati i Edi Ramës, që të qëndrojë edhe nja 3 mandate të tjera pas 2025 në qeverisje.

Next Post
Vranë bashkëmoshatarin e tyre në Gramsh, gjykata jep dënimin për 4 adoleshentët! 70 vite burg në total

Vranë bashkëmoshatarin e tyre në Gramsh, gjykata jep dënimin për 4 adoleshentët! 70 vite burg në total

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Djali i Jair Bolsonaros mund Lulan, por sërish nuk zgjidhet president

Djali i Jair Bolsonaros mund Lulan, por sërish nuk zgjidhet president

October 5, 2026
FOTOT/ Mësuesja i dërgonte foto të zhveshura të dashurit, por gabimisht i’a nis një studenti

Vetëm 14% e shqiptarëve verifikojnë informacionin online, ndër më të ulëtat në Europë

October 5, 2026
“Të zgjatet vettingu”/ BE dhe SHBA deklaratë të përbashkët: Reforma në Drejtësi po jep rezultate!

“Kopjojmë Italinë, por nuk kemi infrastrukturë”, avokati: Sistemi i drejtësisë, në kolaps

October 5, 2026
Vera zgjatet në Shqipëri, raporti: Deri në 25 ditë më shumë me temperaturë mbi 25°C

Vera zgjatet në Shqipëri, raporti: Deri në 25 ditë më shumë me temperaturë mbi 25°C

October 5, 2026
E vërteta e dhimbshme e Sylvester Stallone/ Pse fitorja e “Rocky-it” në Çmimet Oscar i la plagë në zemër

E vërteta e dhimbshme e Sylvester Stallone/ Pse fitorja e “Rocky-it” në Çmimet Oscar i la plagë në zemër

October 5, 2026
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite çështjet e zgjedhësve

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite çështjet e zgjedhësve

October 5, 2026
“Braktisen” shkencat ekzakte, ende pak studentë të regjistruar në degët Fizikë, Kimi dhe Matematikë

Nis viti i ri akademik, 120 mijë studentë në auditorët e universiteteve të Shqipërisë

October 5, 2026
Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com