• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ngjarjet e fundit kriminale, Tahiri mbledh krerët e policisë e paralajmëron shkarkime

by A R
04/05/2016 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ka mbledhur të martën në mesditë drejtorët qendrorë dhe ata vendorë, pas disa ngjarjeve të ndodhura, situatës së krijuar me Emiljano Shullazin dhe disa prej ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura në vend.

Lajmi është bërë i ditur për Report Tv nga burime të Policisë së Shtetit që thanë se mbledhja është kryer në ambientet e përkohshme të Ministrisë në Gardën e Republikës. Sipas burimeve, ministri Tahiri ka paralajmëruar shkarkime dhe transferime në ato komisariate apo drejtori ku janë vërejtur probleme me kriminalitetin apo ngjarje të rënda.

Burime të policisë thanë se Tahiri, ka kërkuar nga drejtuesit vendorë të policisë që elementë me tendenca të forta kriminale, sidomos ata të njohur për armëmbajtje pa leje apo krimet ndaj jetës të mbahen më tepër në vëzhgim. Mësohet se Tahiri, nuk ka lënë pa përmendur edhe elementë të njohur të grupeve kriminale që janë goditur apo që veprojnë në vend dhe kryesisht në Tiranë.

Për ta Tahiri ka kërkuar më tepër mbikëqyrje nga policia dhe hetime me metoda speciale për dokumentimin e aktiviteteve kriminale të tyre. Po ashtu ai ka kërkuar informacion të hollësishëm në lidhje me vrasjen e ndodhur në kryeqytet, ku u vra Elton Çiço.

Më tej Tahiri nuk ka lënë pa vënë në dukje edhe operacionin e fundit ku u arrestua gjyqtari Ibrahim Hoxha, djali i tij dhe dy persona të tjerë për akuzën e korrupsionit. Tahiri nuk nguroi të inkurajojë hetimet për raste të ngjashme të korrupsionit në radhët e zyrtarëve të lartë./Report/a.m.

Next Post

Merkel: Nuk ndryshojmë qëndrim në lidhje me emigrantët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KE: Shqipëria, progres me drejtësinë, por të ruhet pavarësia e gjyqësorit! Korrupsioni mbetet problem

KE: Shqipëria, progres me drejtësinë, por të ruhet pavarësia e gjyqësorit! Korrupsioni mbetet problem

March 22, 2026
Shpërthim i fuqishëm në Romë, shembet pallati dhe tre banesa. Dy persona të plagosur dhe dhjetëra të evakuuar

Shpërthim i fuqishëm në Romë, shembet pallati dhe tre banesa. Dy persona të plagosur dhe dhjetëra të evakuuar

March 22, 2026
Aksident me vdekje në Tiranë/ Motori përplaset me barrierat e rrugës, humb jetën drejtuesi 28-vjeçar i mjetit

Aksident me vdekje në Tiranë/ Motori përplaset me barrierat e rrugës, humb jetën drejtuesi 28-vjeçar i mjetit

March 22, 2026
Kush do e fitonte një Big Brother mes Selin dhe Gjestit? Ja si përgjigjet Gimbo

Kush do e fitonte një Big Brother mes Selin dhe Gjestit? Ja si përgjigjet Gimbo

March 22, 2026
Sulmi ndaj bazës anglo-amerikane në Diego Garcia, Teherani mohon përgjegjësinë

Sulmi ndaj bazës anglo-amerikane në Diego Garcia, Teherani mohon përgjegjësinë

March 22, 2026
Kancelari gjerman i kërkon Kurtit përparime të tjera në dialogun e Kosovës me Serbinë: Para jush qëndrojnë detyra sfiduese

Kancelari gjerman i kërkon Kurtit përparime të tjera në dialogun e Kosovës me Serbinë: Para jush qëndrojnë detyra sfiduese

March 22, 2026
Festohet Sulltan Nevruzi, kryegjyshi botëror Baba Edmond Brahimaj: Dita e shpresës dhe ringjalljes

Festohet Sulltan Nevruzi, kryegjyshi botëror Baba Edmond Brahimaj: Dita e shpresës dhe ringjalljes

March 22, 2026
“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

March 22, 2026
Begaj takon Baba Mondin: Sulltan Novruzi të shërbejë për më shumë mirëkuptim në shoqërinë shqiptare

Begaj takon Baba Mondin: Sulltan Novruzi të shërbejë për më shumë mirëkuptim në shoqërinë shqiptare

March 22, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Rexhaj: Opozita po minon kredibilitetin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In