Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e sotme në Tiranë. Një 55-vjeçar është gjetur i vetëvarur në banesën e tij.
Policia njofton se ka gjetur shtetasin me iniciale A.D. të vetëvarur në banesën e tij rreth orës 18:40 në zonën e Unazës së re.
Nga deklarimet e familjarëve, dyshohet se ai vuante nga depresioni.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:40, në Unazë të Re, është vetëvarur në banesën e tij shtetasi A. D., rreth moshës 55 vjeç.
Nga deklarimet e marra nga familjarët dyshohet se ky shtetas vuante nga depresioni.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes./m.j











